
Task forca e tatimeve dhe doganave është ndalur këtë herë në sektorin e hidrokarbureve në Tiranë për kontrolle në kuadër të aksionit kundër abuzimeve me çmimet e karburanteve.
Sipas njoftimit, në disa karburante në Tiranë janë gjetur shkelje të rënda që lidhen me mungesën e lëshimit të kuponave, punonjës të padeklaruar, mall pa faturë tatimore, mungesë sistemi fiskalizimi dhe mungesa e dokumentacionit tatimor.
Për rrjedhojë u sekuestruan dokumentet e tyre për të vijuar më tej hetimin e thelluar. Task Forca e krijuar përveç se ka për qëllim të identifikojë rastet e evazionit fiskal, gjithashtu ka si synim të evidentojë edhe abuzimet me çmimet e karburantit apo edhe fiksimin e tyre në një vlerë të caktuar më mënyrë të padrejtë. Versus.al

