
Banori Stenaldo Mëhilli ka hasur në disa sfida gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.
Ndonëse është i verbër, është parë në disa raste ku ka ngelur pa ndihmën e asnjërit prej banorëve. Një rast i tillë ndodhi edhe së fundmi ndërsa të gjithë po merrnin dhurata gjatë spektaklit.
Stenaldo ngeli i vetëm duke kërkuar për dhuratën, gjersa të gjithë të tjerët i morën dhe u larguan nga dhoma e surprizave.
Videoja është bërë virale dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale. Konkurrentët u kritikuan se si askush nuk e ndihmoi, madje as miku i tij i ngushtë, Mali. Megjithatë ky i fundit u rikthye më vonë për t'ja dhënë dhuratën Stenaldos. Ky i fundit është në televotim kokë më kokë me Mateon për prime-n e së martës. Versus.al

