AKTUALITET /

Hidhnin inerte, merren të pandehur ish-kreu i administrimit të zonave të mbrojtura dhe 3 zyrtarë

Ish-drejtori i administratës së zonave të Mbrojtura, akuzohet se në bashkëpunim me 3 zyrtarë të tjerë ka hedhur inerte në Kune Vain duke dëmtuar zonën e mbrojtur.

Shkruar nga Versus

Hidhnin inerte, merren të pandehur ish-kreu i administrimit të zonave

Lezhë- Prokuroria e rrethit ka marrë si të pandehur, ish-kreun e administrimit të zonave të Mbrojtura në Lezhë dhe 3 inspektorë të cilët akuzon për shpërdorim detyre në rastin e hedhjes së inerteve në zonat e mbrojtura.

Konkretisht, prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen e vitit 2022 për të pandehurit”

Ish Drejtori i administratës së Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe 3 zyrtarët e tjerë, Pashk Noka, Armando Lleshaj dhe Tom Gjelaj, akuzohen se kanë dëmtuar zonën e mbrojtur të Kune Vainit, duke hedhur inerte në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”. Versus.al

Poll