AKTUALITET /

Kanabis me postë nga SHBA, e pësojnë ‘korrierët’ e porositësve në Tiranë e Shkodër (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Kanabis me postë nga SHBA, e pësojnë ‘korrierët’

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se merrnin me postë kanabis me përqindje të lartë TCH nga SHBA. Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është kapur në Shkodër.

Ashtu si në rastet e kaluara të këtij lloji, të arrestuarit përdornin postën shqiptare për të marrë pakot me kanabis të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme.

Në Tiranë u arrestuan A.P 24 vjeç dhe A.Xh 55 vjeç të cilët shkuan të merrnin pakon me kanabis. Ndërsa u shpall në kërkim 25 vjeçari B.F i cili dyshohet si personi që kishte porositur 522 gramë.

Në Shkodër u arrestua 19 vjeçari M.H i cili u kap në flagrancë duke marrë pakon me 1 kg kanabis të porositur në SHBA nga 23 vjeçari G.P i cili u shpall në kërkim. Policia ka publikuar edhe momentet e ndërhyrjes për arrestimin e të akuzuarve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: