BOTA /

Putin mbërrin në Korenë e Veriut, pritet nga Kim Jong Un

Shkruar nga Versus

Putin mbërrin në Korenë e Veriut, pritet nga Kim Jong Un

Vladimir Putin ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Korenë e Veriut, ku është pritur nga diktatori Kim Jong Un.

Sipas BBC, ai do të qëndrojë të paktën nëntë orë në Korenë e Veriut me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare të mirëseardhjes. Më pas Putin dhe Kim do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura për rreth 90 minuta.

Ata do të vazhdojnë bisedimet e tyre "gjatë një shëtitjeje rreth rezidencës së liderit të Koresë së Veriut", raporton media ruse Tass.

Vizita do të përfundojë me nënshkrimin e disa dokumenteve të përbashkëta dhe një konferencë për shtyp.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: