Tiranë- Personi që shihni në foto është 28 vjeçari Klaudio Prendi, i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash në zonën e Xhamllikut.
Mësohet se autorët e kanë mbajtur në vëzhgim derisa Prendi ka dalë nga lokali rreth orës 02:30 pas mesnate dhe në momentin që ka hipur në makinë kanë hapur zjarr drejt tij me një armë me silenciator.
Mësohet se Klaudio Prendi nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi përveçse djali i ish-gjyqtarit të shkarkuar nga Vettingu Fan Prendi, viktima rezulton që një vit më parë të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër në qytetin e Pukës. Asokohe i riu u shpall në kërkim për ngjarjen, motivet e të cilës ende nuk janë zbardhur. Versus.al







