MAGAZINË /

Konfirmohen çiftet e çerekfinaleve të Champions, Barcelona shkatërron skuadrën angleze

Shkruar nga Versus

Konfirmohen çiftet e çerekfinaleve të Champions, Barcelona

Mbrëmjen e djeshme u zbuluan të gjitha çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.  Barcelona, Bayern dhe Liverpool iu bashkuan listës së skuadrave që do të përballen në elitën e futbollit evropian. Nga njëra anë e shortit, PSG do të luajë kundër Liverpoolit, ndërsa Real Madridit kundër Bayern Munich në çerekfinale, dhe fituesit e secilës ndeshje dyshe do të takohen në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, na presin përplasjet midis Barcelonës dhe Atlético Madridit dhe Arsenalit dhe Sportingut. Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, ndërsa ato të kthimit janë paraparë për 13 dhe 14 prill, ku do të vendosen katër skuadrat gjysmëfinaliste. Mes ndeshjeve që dhuruan spektakël mbrëmjen e djeshme ishte ajo mes Barcelonës dhe Newcastle ku pati 9 gola të shënuar me rezultatin final 7-2. 

Çiftet

PSG - Liverpool

Real Madrid – Bayern

Barcelonë - Atletico Madrid

Arsenal – Sporting. Versus.al

Poll