BOTA /

VIDEO/ Panik në prag të mbylljes së Lojërave Olimpike, rrethohet kulla Eiffel dhe evakuuohen qytetarët

Mësohet se kulla Eiffel nuk do përdoret për ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Panik në prag të mbylljes së Lojërave Olimpike,
Foto nga vendngjarja

Francë- Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar Parisin, pak orë para ceremonisë mbyllëse të Lojërave Olimpike.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet një person teksa ngjitet në kullën Eiffel duke vënë në alarm qytetarët që ndodheshin aty të cilët u evakuuan menjëherë. Nuk dihet përse personi e ka ndërmarrë këtë akt, por policia ka rrethuar të gjithë zonën.

Për ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike, nuk do të përdoret kulla Eiffel ndërsa, eventi do të mbahet në Stade de France në orën 21:00.

Sipas Associated Press, më shumë se 30,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë Parisin dhe zonat përreth për të mbikëqyrur ngjarjet përfundimtare olimpike dhe ceremoninë e mbylljes së këtyre lojërave olimpike tejet kontraversale. Versus.al

Poll