
Kryeministri i Kosovës ka reaguar pas veprimeve të fundit të ushtrisë serbe që zhvilloi stërivjte ushtarake me helikopterë e parashutisë pak metra larg kufirit mes dy shteteve.
Kurti tha se ky është qartësisht një provokim i Serbisë e cila dëshiron ta cënojë integritetin e territorit të Kosovës, por shtoi se nuk tregojnë asgjë tjetër veçse pafuqinë e tyre.
“Ky është një provokim i Serbisë, i cili natyrisht që dëshiron ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiq, në bazat e stërvitjes për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku. Por në të njëjtën kohë tregon edhe pafuqinë e tyre.
Sepse në Kosovë më nuk ka struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, paqen dhe sigurinë për të gjithë. Dhe nga kjo pafuqi e tyre që të bëjnë diçka brenda Kosovës tash kanë shkuar aty rrotull kufirit edhe përpiqen që të demonstrojnë forcën”, tha Kurti në një deklaratë për media pas përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri-Prishtinë. Versus.al

