MAGAZINË /

Lindi Islami dhe Venera Lumani prindër për herë të parë, këngëtarja tregon barkun e rrumbullakosur

Lajmi ka ardh nga vetë këngëtarët të cilët kanë njoftuar se shumë shpejt do të bekohen më një fëmijë.

Shkruar nga Versus
Lindi Islami dhe Venera Lumani prindër për herë të
Lindi Islami dhe Venera Lumani

Çifti i njohur i këngëtarëve shqiptarë, Lindi Islami dhe Venera Lumani do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi ka ardh nga vetë këngëtarët të cilët kanë njoftuar se shumë shpejt do të bekohen më një fëmijë.

Ata nuk kanë zbuluar shumë detaje, por lumturinë kanë zgjedhur që ta ndajnë me fansat e tyre në rrjetet sociale.

‘Erdhi dita,çeli jeta e re për ne. U rrit zemra e më shumë nxen brenda. Po jetojmë momentin më të bukur të jetës… Frymëzimi për EP-në tonë të parë këtë herë erdhi nga një dritë përbrenda.’ shkruan këngëtarja krahas videos së publikuar ku ka treguar dhe barkun e rrumbullakosur./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LIND ISLAMI (@lind_islami)

 

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al