Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një atentat me armë zjarri trondit mbrëmjen e sotme kryeqytetin*56 vjeçari Bujar Nasufi u qëllua në makinën e tij teksa sapo futej në derën e shtëpisë*Dyshohet se autori i maskuar me kapuç është larguar me motor drejt Selitës.* Viktima ndërroi jetën rrugës për në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra*56 vjeçari së bashku me vëllanë janë pronarë të një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Detaje të reja nga atentati në Tiranë, biznesmeni 56 vjeçar u qëllua në derë të shtëpisë

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë e shënuar mbrëmjen e sotme .
Sipas burimeve për media 56 vjeçari, Bujar Nasufi është qëlluar në automjetin e tij sapo futej në derën e shtëpisë ndërsa në vendngjarje janë gjendur 6 gëzhoja.
Dyshohet se autori i maskuar me kapuç është larguar me motor të zi drejt Selitës. 56 vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital pasi nuk mundi t'ju mbijetojë plagëve të marra.
I paskeduar më parë nga policia, Nasufi ishte pronar i një mobiljerie në zonën e 'Pallatit me Shigjeta', aty ku iu bë dhe atentati së bashku me vëllain e tij.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit./Versus.al
View this post on Instagram
EMRI/ Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet 56 vjeçari, viktima u qëllua në makinën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (12 janar) tek 'Pallati me Shigjeta', ku një person ka mbetur i vrarë.
Sipas njoftimit të policisë në rrugën 'Myrte Zeneli' është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues Bujar Nasufi, 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Dyshohet se autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B. N., rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake. /Versus.al







