Live Updates /

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri plumbash drejt ‘Audi’-t, ekzekutohen burrë e grua! Viktima i arrestuar 9 vite më parë për vrasje!

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

9 Postime
1 MUAJ ME PARE

'Një makinë pa targa i preu rrugën', zbardhen detaje nga ekz*kutimi i çifti Mujeci: Dy persona dolën me kallashnikov...

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri

Një atentat i rëndë ka tronditur këtë të diel zonën e Balldrenit në Lezhë, ku Kreshnik dhe Gentjana Mujeci janë ekzekutuar me armë zjarri teksa po udhëtonin me makinë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i tyre është bllokuar në rrugë nga një mjet tjetër, duke e detyruar drejtuesin të ndalojë.

Në ato momente, dy persona të armatosur, që dyshohet se lëviznin me një automjet pa targa, kanë zbritur dhe kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të çiftit, duke i lënë të vdekur në vend.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po analizon pamjet për të identifikuar autorët.

Hetimet janë përqendruar kryesisht te pista e hakmarrjes, pasi 39-vjeçari ka qenë i përfshirë më herët në një çështje penale për një vrasje të ndodhur në vitin 2016.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Çifti Mujeci lë pas katër fëmijë të mitur./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Motivi i at*ntatit në Lezhë hakmarrja? Dy vëllezërit Mujeci, nuk janë dënuar për vrasjen e Mhillajt!

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri
Viktima Kreshnik Mujeci

Pista e parë e hetimit për atentatin e sotëm në Balldren të Lezhës është hakmarrja, pasi emri i Kreshnik Mujecit lidhej me vrasjen e Genc Mhillajt në vitin 2016 dhe kjo çështje ka kaluar në disa shkallë gjykimi.

Sipas të dhënave, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e shpalli të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin me vendim të 27 nëntorit 2018.

Më pas, Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë, ndërsa Gjykata e Lartë më 31 tetor 2024 e ktheu çështjen për gjykim.

Kreshniku së bashku me vëllain e tij u arrestua nga policia 9 vite pasi dyshohet se vranë me 6 tetor të 2016 Gegë Mëhilli i njohur edhe si Gent Mëhilli, apo Gent Pjetri.

Sipas policisë së Lezhës Kreshniku së bashku me bashkëshorten e tij u vranë rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta.

Viktimat kanë qenë duke lëvizur në aksin Balldre-Torovicë, kur autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit Audi Q7./Versus.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

At*ntati në Lezhë, policia jep detaje: Çifti ndërroi jetë në vendngjarje, autorët ende në arrati

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri

Policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht lidhur me atentatin e ndodhur mesditën e sotme në zonën e Balldrenit, ku humbën jetën Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Sipas njoftimit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 në rrugën Balldren–Torrovicë, ku një automjet tip “Audi”, me drejtues 39-vjeçari, që udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij 32-vjeçare, është qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes. Si pasojë e sulmit, të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

“Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

At*ntati me dy viktima në Balldre, flet kreu i Policisë Lezhë: Lajm i rëndë, mjeti u godit me breshëri plumbash gjatë lëvizjes

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri
Arben Nasufi

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka dhënë detaje lidhur me atentatin e rëndë ku humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

Sipas Nasufit, automjeti tip “Audi Q7” me të cilin po udhëtonin viktimat është qëlluar me breshëri armësh zjarri gjatë lëvizjes.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si shumë të rëndë, ndërsa ka konfirmuar se të dy personat kanë humbur jetën në vend.

Nasufi bëri me dije gjithashtu se nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht në terren për sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

“Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, tha mes të tjerash Nasufi./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Atent*ti në Balldren të Lezhës, viktima i arrestuar 9 vite më parë për vrasje

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për dy persona të vrarë.

Viktimat janë një çift bashkëshortësh ndërsa burri është identifikuar si Kreshnik Mujeci, një 39 vjeçar nga zona e Torovicës në Lezhë.

Emri i Kreshnik Mujecit nuk është i panjohur për policinë. Ai rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale 10 vite më parë.

Ai u arrestua nga policia 9 vite më parë në bashkëpunim me vëllanë e tyre të tretë Jozef Mujeci, vranë me 6 tetor të 2016 Gegë Mëhilli i njohur edhe si Gent Mëhilli, apo Gent Pjetri.

Në momentin e arrestimit dy vëllezërit Mujeci u morën shtrati thuajse të zhveshur.

Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër- Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit.

Sipas policisë ai së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell.

Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

1 MUAJ ME PARE

Atentati me armë zjarri në Lezhë, identifikohet një prej viktimave (EMRI)

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 15:00 në zonën e Blladrës në Lezhë, ku një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, makina ka marrë disa plumba, kryesisht në anën e majtë, në zonën e shoferit dhe pasagjerit, duke ngritur dyshime për një sulm të drejtpërdrejtë dhe të mirëorganizuar.

Dyshohet se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, burrë e grua. Njëri prej viktimave është identifikuar si Kreshnik Mujeci. Trupat e tyre ndodhen ende brenda automjetit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes. Motivi i atentatit besohet të jetë hasmëria. /Versus.al

Pamje nga vendngjarja:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

1 MUAJ ME PARE

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri plumbash drejt ‘Audi’-t, ekzekutohen burrë e grua! Viktima i arrestuar 9 vite më parë për vrasje!





1 MUAJ ME PARE

Makina shoshë nga plumbat, detaje nga vr*sja në Lezhë, dyshohet se viktimat janë burrë e grua

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur rreth orës 15:00 në zonën e Blladrës në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë se makina ka marrë disa plumba, kryesisht në anën e majtë, në zonën e shoferit dhe të pasagjerit, çka lë të kuptohet për një sulm të drejtpërdrejtë dhe të mirëorganizuar.

Dyshohet se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, burrë e grua.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorëve./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Të shtëna me ar*ë zjarri në Balldren të Lezhës, dyshohet për 2 viktima

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet për dy persona të vrarë.

Policia është nisur për në vendngjarje  ndërkohë që ajo që raportohet është se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”,

Hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe identitetin e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.Versus.al

 

Poll