Çfarë do të gjeni në brendësi
*Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet nën akuzën e shpëndarjes së drogava të forta. *Në pranga është vënë Klajdi Serena 24 vjecc nipi i Pajtim Serjanit dhe Euxhenjo Manushi 20 vjeç, djali I klarinetistit të njohur Adriano Manushi I njohur ndryshe si ‘Ad Bardhi’ *Vetë klarinetisti Adi Sybardhi e ka publikuar foton e të birit në rrjetin social duke e uruar për ditëlindjen pavarësisht se tashmë 20 vjeçari është arrestuar nga policia. *Kokaina u gjet brenda automjetit që drejtohej nga 24 vjeçari Pajtim Serjanit.
VIDEO/ U kap me 1 kilogramë kokainë, jeta luksoze e nipit të Pajtim Serjanit
Dy persona janë arrestuar në kryeqytet pasi në makinën e tyre u gjet dhe u sekuestrua 1 kg kokainë me vlerë tregu rreth 270 mijë euro.
Një nga të arrestuarit është Klajdi Serjani, 24 vjeç, nipi i Pajtim Serjanit i njohur si ‘i forti i Tiranës.’
Në videot që publikonte në rrjete sociale, 24 vjeçari tregonte mjetet luksoze e të shtrenjta, ndërsa nuk mungojnë as tufat me euro si dhe pushimet dhe jeta e natës në vende luksi. Në një video shfaqet me Kozak Braçin, një personazh i njohur në rrjetin social TikTok./Versus.al
View this post on Instagram
Shpërndante kokainë, njëri prej të arrestuarve djali i “Ad Sybardhit”, klarinetisti: Allahu të begatoftë shpirti babit

Tiranë- Euxhenjo Manushi, 20 vjeçari i arrestuar nga policia për sekuestrimin e kokainës me vlerë 270 mijë euro, rezulton të jetë djali i klarinetistit të famshëm Adriano Manushi apo i njohur ndryshe si “Ad Sybardhi”.
I riu u arrestua së bashku me shokun e tij 24 vjeçar Klajdi Serjani, pasi gjatë kontrollit në mjetin luksoz me të cilin qarkullonin u gjet dhe sekuestrua 1 kg kokainë e mbështjellë me një foto nga videoloja “GTA”.
Vetë klarinetisti Adi Sybardhi e ka publikuar foton e të birit në rrjetin social duke e uruar për ditëlindjen pavarësisht se tashmë 20 vjeçari është arrestuar nga policia.
"Allahu te begatoft shpirti babit"- shkruan Adriano Manushi në facebook.

Përgjimet për kapjen e të rinjve zgjatën rreth 6 muaj në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Fam Fanz”. Personi tjetër i përfshirë, Klajdi Serjani njihet si nipi i Pajtim Serjanit, të dënuarit më parë për gjobvënie në Tiranë. Versus.al
270 mijë euro kokainë në mjetin luksoz, në pranga nipi i “të fortit” të Tiranës dhe shoku i tij (EMRAT)

Tiranë- Dy persona janë arrestuar në kryeqytet nën akuzën e shpërndarjes së drogave të forta.
Në pranga kanë rënë Euxhenjo Manushi 20 vjeç dhe Klajdi Serjani 24 vjeç (nipi i Pajtim Serjanit “të fortit të Tiranës”).
Përgjimet për operacionin zgjatën rreth 6 muaj dhe gjatë aksionit policor, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 50 gramë kokainë me vlerë tregu rreth 270 mijë euro.Kokaina u gjet brenda automjetit që drejtohej nga 24 vjeçari Serjani. Gjithashtu gjatë kontrollit, u gjet edhe një sasi parash e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Kush është Pajtim Serjani, mik i Emiljano Shullazit?
Serjani është emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014. Versus.al








