Live Updates /

“65% e shqiptarëve besojnë te policia”, Rama: S’duhet baltosur! Për qarkullimin rrugor do ketë survejim me kamera në 20 qytete

*Sot u prezantua një anketim i zhvilluar nga një agjenci suedeze lidhur me sigurinë në Shqipëri dhe besimin e qytetarëve te policia. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili ndër shifrat, veçoi se 65% e qytetarëve të përgjigjur kishin shprehur besimin e tyre për punën e policisë duke e konsideruar si “të mirë’ ose “shumë të mirë”. *Rama pretendoi se puna e policisë nuk po merr vlerësimin e duhur nga mediat dhe shtoi se pavarësisht përbaltjes që sipas tij bëhet ndaj efektivëve, sot Shqipëria renditet në vendet më të sigurta europiane. *Kreu i qeverisë pati një thirrje përsa i takon qasjes së efektiveve të policisë rrugore ndaj qytetarëve, duke u kërkuar që të jenë më të kujdesshëm dhe më të sjellshëm kur ndalojnë makinën e një qytetari. *Ndërsa tha se së shpejti do të ketë një rrjet monitorimi kamerash që do të zbatohet fillimisht në 20 qytete me qëllim që të gjejë në moment shkeljet e bëra në zona të ndryshe, duke u ardhur kështu në ndihmë efektivëve të Rrugores.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

Rama i ‘tërheq veshin’ Rrugores: Mos i shpërfillni qyetarët me gjeste kur u ndaloni makinat

“65% e shqiptarëve besojnë te policia”, Rama:

Gjatë pjesëmarrjes në anketimin për policinë e shtetit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje veçanërisht efektivëve të policisë rrugore që të jenë më të sjellshëm dhe të duruar me qytetarët kur u kërkojnë dokumentet e makinës.

“Polici e fortë është ajo që fiton përditë zemrat e qytetarëve me përkushtim dhe respekt. Kushdo qytetar ta dijë, që një oficer policie është aty për ta mbrojtur, për ta ndihmuar gjithmonë dhe për ta respektuar pa kushte edhe kur ai është në gabim.

Dhe jo për ta frikësuar, për ta shpërfillur apo për ta shqetësuar me gjeste të kota dhe fjalë të tepërta, gjë që fateqësisht ndodh shpesh. Atëherë mund të themi se e kemi fituar betejën e betejave të demokracisë së Shqipërisë.

Një qytetari që i ndalohet makina për t’ju kërkuar dokumentet, i duhet bërë i gjithë respekti sepse po i merret një minuta apo 5 nga koha e tij. Ato minuta që po i merren, i duhen shpërblyer me shumë respekt”- tha Rama.

Ndër të tjera ai bëri thirrje për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga ana e policisë lidhur me raste të ndryshme. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Survejim me kamera në 20 qytete”, Rama për qarkullimin rrugor: Do identifikohen shkelësit në kohë reale

“65% e shqiptarëve besojnë te policia”, Rama:

Një sistem monitorimi me kamera do të instalohet së shpejti në 20 qytete të vendit. Kryeministri Edi Rama tha se qëllimi është përqendrimi tek qarkullimi rrugor ku nëpërmjet këtij sistemi do të bëhet i mundur identifikimi i shkeljeve në kohë reale.

Projekti do të financohet në bashkëpunim të qeverisë me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Do kemi një transformimi epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve dhe me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë digjitale i pasuruar edhe me Inteligjencë Artificiale që do i japë mundësi në kohë reale policisë përmesa sallave të monitorimit që do e kenë këtë sistem. Do fillohet në 20 qytete fillimisht. Ai sistem do japë mundësi që çdo ankesë e çdo qytetari të verifikohet në kohë reale.

Sistemi verifikon jo vetëm me fotografi të përgjithshme, por emrin mbiemrin e kartelën e personit sa i takon precedentëve penalë. Ky është projekt i jashtëzakonshëm që e kemi garantuar si financim dhe do fillojmë ta zbatojmë në bashkëpunim me partnerët e Emirateve të Bashkuara”- u shpreh Rama. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Policia baltoset padrejtësisht”, Rama: 65% e qytetarëve e vlerësojnë punën e saj

“65% e shqiptarëve besojnë te policia”, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për prezantimin e anketimit të bërë mbi punën e policisë në Shqipëri. Ai theksoi si shqetësim faktin se sipas tij, puna e policisë është baltosur dhe zhvillimet e arritura nuk pasqyrohen në media.

Sipas Ramës, qytetarët mendojnë totalisht ndryshe nga sa paraqitet në media lidhur me punën e policisë. Duke cituar shifra të anketimit të bërë nga një agjenci suedeze, Rama tha se sa i takon sigurisë, Shqipëria renditet në vendet me mesataren më të mirë.

“Pavarësisht nga balta e përditshme që hidhet nga ata që prej më shumë se 10 vitesh skanë lënë gjë pa thënë ndaj policisë së shtetit, nuk dua të përsëris shifrat.

82% të qytetarëve ndihen sot të sigurt apo shumë të sigurt në Shqipëri dhe kjo është totalisht brenda normës së BE. Shqipëria nga vrima e fundit e kavallit në vitin 2013 është afruar në mesataren e BE duke qëndruar në mesataren europiane.

Problemi i sigurisë është bërë një problem gjithmonë e më i madh sidomos në vendet më të zhvilluara. Vetëm 4 % e qytetarëve janë bërë viktimë e vjedhjes, shifër që e rendit vendin mes më të sigurtave. Në këtë vendin tonë ku të gjithë vriten e zvarriten rrugëve, po të ndjekësh portalet. Nëse ka një hapësirë më të rrezikshme ku mund të ndihesh i sulmuar e i nëpërkëmbur, është hapësira e portaleve ditën dhe natën. 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e policisë si mirë apo shumë mirë që është raport domethënës nga ai ku u nisëm.

Si shpjegohet që asgjë nga çfarë percepton edhe publiku, jo vetëm nuk del gjëkundi e nuk komentohet nëpër ekrane e portale, por përkundrazi mbulohet me këmbëngulje, me baltë edhe me zift, përditë e përnatë. Këto shifra nuk janë numra e statistika pa vlerë tjetër përtej numrave. Nuk janë propagandë, siç rëndomtë përpiqen t’i zhvlerësojnë gjithnjë me këtë fjalë ata që nuk duan të flitet mirë për qeverinë e Shqipërinë”- tha Rama mes të tjerash në fjalën e tij. Versus.al

Poll