Live Updates /

Arkëmorti i Janullatosit pritet nga qindra besimtarë! Homazhe dy ditore në Tiranë për kryepeshkopin, disa akse të bllokuara

*Mëngjesin e sotëm ka hyrë në territorin shqiptar arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Qindra persona janë mbledhur në Gjirokastër për të mbajtur meshën në nder të tij. *Kortezhi me arkëmortin e Janullatosit shoqërohet nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare. *Në Tiranë pritet që të mbërrijë në orën 16:00 ku më pas do të zhvillohen homazhe dy ditore në nder të tij. Për mbarëvajten e homazheve deri në ceremoninë mortore që mbahet të enjten në orën 11:00 janë bllokuar disa akse rrugore. *Që prej orës 15:00 të ditës së sotme e deri në orën 14:00 të së enjtes, disa rrugë në kryeqytet do kenë bllokim të plotë e të pjesshëm.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Arkëmorti me trupin e pajetë të Janullatosit mbërrin në Gjirokastër, e presin qindra besimtarë

Arkëmorti i Janullatosit pritet nga qindra besimtarë! Homazhe dy

Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Gjirokastër arkëmorti me trupin e pajetë të kryepeshkopit ortodoks Anastas Janullatos.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Versus.al qindra besimtarë janë mbledhur për të mbajtur homazhe në katedralen “Ringjallja e Krishtit” ku është mbajtur mesha në nder të kryepeshkopit të ndjerë.

Besimtarët luten për prehjen e tij në paqe. Arkëmorti do të kalojë në disa prej vendeve ku Janullatos ka shërbyer gjatë detyrës së tij si kryepeshkop, para se të mbërrijë në Tiranë në orën 16:00. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Homazhet dhe ceremonia mortore për Janullatosin, Tirana "e bllokuar" nga sot deri të enjten

Arkëmorti i Janullatosit pritet nga qindra besimtarë! Homazhe dy

Arkëmorti me trupin e pajetë të kryepeshkopit Anastas Janullatos ka hyrë në territorin shqiptar, ndërsa në orën 16:00 mbërrin në Tiranë, pasi fillimisht të ndalojë në vendet ku ka shërbyer.

Për të garantuar mbarëvajtjen e homazheve për Janullatosin në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, policia e Tiranës ka publikuar një sërë masash për ndalimin e qarkullimit në disa rrugë, masa që do të jenë të vlefshme duke nisur nga dita e sotme në orën 15:00 e deri më 30 janar në orën 14:00.

Në kuadër të këtyre masave, ndalohet qarkullimi në akset e mëposhtme:

- segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

- ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

- ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë. 

Gjithshtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të planëzuar me shërbim në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së tyre dhe shmangien e trafikut. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Janullatos mbërrin sot në Shqipëri

Arkëmorti i Janullatosit pritet nga qindra besimtarë! Homazhe dy

Trupi i pajetë i kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos mbërrin sot në Tiranë. Nisja e arkëmortit nga Katedralja e Athinës u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00.

Sot arkëmorti do të hyjë në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës ku do të mbahet një ceremoni shtetërore nga pala greke. Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.

Në kryeqytet arkëmorti me trupin e pajetë do të mbërrijë rreth orës 16:00 ku do të zhvillohen homazhe dy ditore.

Kortezhi do të shoqërohet nga mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, peshkopi Krougias Anastasios dhe priftërinjtë Charalambos Giokas dhe Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë.

Ndërsa, në emër të Kishës së Greqisë, do të jetë i pranishëm nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos.

Ceremonia mortore për Janullatosin do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00. Mediat greke shkruajnë se i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Versus.al

Poll