Live Updates /

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i IMT dhe truproja i biznesmenit! Plagoset anëtari i Bajrajve dhe kamarierja e lokalit

*Shkodra është tronditur sërish nga një atentat me armë zjarri mëngjesin e sotëm duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur dy të tjerë. *Teksa ndodheshin në një lokal, autori Ragip Gila ka hyrë dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë të vdekur Armando Palin (punonjës i IKMT) dhe Geridon Krajën (truprojën e Erogen Vasos), ndërsa është plagosur biznesmeni Erogen Vaso alias Bajroviç dhe Meri Kaceri një grua e cila punonte si kamariere. *Autori tentoi të largohej me motor, por u përplas nga një makinë tip “BMË”. Dyshimet e deritanishme janë se shënjestra mund të ketë qenë Erogen Vaso, vëllai i Denis Bajroviç i cili mbahet i arrestuar si ekzekutori i Gjin Ndojit për llogari të grupit të Bajrajve në 2020-ën. *Erogen Vaso rezulton person me precedentë të mëparshëm dhe subjekt i OFL. Emri i tij ishte përmendur edhe nga Sali Berisha si anëtar i grupit Bajri i lidhur me pushtetarë dhe drejtues të policisë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Shkodra është tronditur sërish nga një atentat me armë zjarri mëngjesin e sotëm duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur dy të tjerë. *Teksa ndodheshin në një lokal, autori Ragip Gila ka hyrë dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë të vdekur Armando Palin (punonjës i IKMT) dhe Geridon Krajën (truprojën e Erogen Vasos), ndërsa është plagosur biznesmeni Erogen Vaso alias Bajroviç dhe Meri Kaceri një grua e cila punonte si kamariere. *Autori tentoi të largohej me motor, por u përplas nga një makinë tip “BMË”. Dyshimet e deritanishme janë se shënjestra mund të ketë qenë Erogen Vaso, vëllai i Denis Bajroviç i cili mbahet i arrestuar si ekzekutori i Gjin Ndojit për llogari të grupit të Bajrajve në 2020-ën. *Erogen Vaso rezulton person me precedentë të mëparshëm dhe subjekt i OFL. Emri i tij ishte përmendur edhe nga Sali Berisha si anëtar i grupit Bajri i lidhur me pushtetarë dhe drejtues të policisë.

7 Postime
3 ORE ME PARE

Me tre akuza që parashikonin deri 15 vite burg, si gjyqtari Albert Karaj liroi nga burgu autorin e dyshuar të mas*krës në Shkodër

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i
Foto montazh: Ragip Gila dhe dokumenti i Gjykatës

Ragip Gila, 28 vjeçari i arrestuar si autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve mëngjesin e sotëm në një lokal në qendër të Shkodrës, mësohet se ka vepruar i vetëm në krimin e rëndë pa bashkëpunëtorë të tjerë.

Informacionet e siguruara nga Versus.al bëjnë me dije se autori kishte 5 muaj që ishte liruar nga burgu pasi kishte kryer dënimit për armëmbajtje pa leje.  Prej 6 dhjetorit 2023 mbahej në burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Në banesën ku jetonte iu gjetën sende që ka dyshime se përdoreshin për qëllime kriminale, përfshirë 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Vendimi i lirimit të tij mban datën 04.03.2025, kur është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, por Gjykata e Shkodrës e ka pezulluar vendimin duke e dërguar për një afat 5 vjeçar me kusht të mos kryejë më vepra penale. Ai u dënua me 5 vite por përfitoi zbritjen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar vetëm për lëndë narkotike. Ende nuk dihet përse në vendimin e dënimit të tij nuk janë përllogaritur edhe veprat e tjera penale. 

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i
Dokumenti

Kamerat e sigurisë, tregojnë momentin kur Gila hyn i vetëm në lokal dhe ndjek personat ndaj të cilëve kishte hapur zjarr me kallashnikov. Më pas ka dalë jashtë lokali nga një derë e dytë për të tentuar më pas të largohej nëpërmjet kërcënimit të njërit prej shoferëve që po qarkullonte me makinë.

Pasi i vuri armën në kokë shoferit, Gila arriti të merrte mjetin, por vetëm pak metra më tutje u përfshi në aksident dhe zgjodhi të arratisej në këmbë. Për 300 metra ka vrapuar me armë në dorë deri në momentin kur u arrestua nga policia. Versus.al   

4 ORE ME PARE

Benet Beci reagon pas ngjarjes kriminale në Shkodër: Qyteti nuk meriton të përballet me skena të tilla!

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i
Foto montazh: Benet Beci dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale që tronditi qytetin mëngjesin e sotëm.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Beci shprehu shqetësimin e tij të thellë për situatën dhe theksoi nevojën për ndëshkim të ashpër të autorëve.

“Të dashur qytetarë, ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit”, shkroi Beci.

Ai bëri të ditur se ka kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me strukturat ligjzbatuese për të kërkuar angazhim maksimal në zbardhjen e ngjarjes dhe garantimin e sigurisë.

“Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla”, u shpreh Beci.

Deputeti theksoi se Shkodra duhet të jetë një qytet i qetësisë dhe i vlerave, dhe se autoritetet kanë përgjegjësinë të veprojnë me vendosmëri për të rikthyer sigurinë.

Statusi i plotë i Benet Becit:

Të dashur qytetarë,
Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.
Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.

Foto të publikuara nga Benet Beci:

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i

 

 

4 ORE ME PARE

Çfarë po ndodh në Shkodër? Kryeqendra e veriut në 'arenë vrasjesh', 4 viktima e 2 të plagosur brenda 10 ditëve

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i
Fotomontazh: Piro Prroni (i vrarë më 28 gusht), Kristian Kola (i vrarë më 4 shtator), Armand Pali (i vrarë më 8 shtator)

Situata kriminale në qytetin e Shkodrës është në ditët e saj më të zeza. Plot 4 persona janë vrarë me armë zjarri brenda 10 ditëve të fundit, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Më 28 gusht, Ndoc Maçaj kryeplaku i fshatit Abat vrau me armë zjarri Piro Prronin për shkak të një parcele në pronësi të autorit ku ishin kultivuar 80 rrënjë kanabisi. Maçaj pretendoi se viktima, kushëriri i tij e kishte kërcënuar me drapër duke i thënë se do ta vriste dhe për rrjedhojë ky i fundit e kishte qëlluar me armë zjarri.

Më 4 shtator rreth orës 22:00 të mbrëmjes, në qendër të qytetit të Shkodrës, në një lokal të lagjes “Vasil Shanto” u ekzekutua me armë zjarri 34 vjeçari Kristian Kola teksa pinte kafe. I riu nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa punonte me të atin në një firmë ndërtimi. Autorët, ishin dy persona me motor të cilët u zhdukën në një rrugicë dhe edhe sot kur kanë kaluar 4 ditë nga vrasja, policia nuk ka asnjë gjurmë rreth tyre apo rreth motivit që kishte sjellë ekzekutimin e rëndë.

Sot, më 8 shtator në nisjen e vitit të ri shkollor pikërisht në një lokal pranë bashkisë Shkodër dhe pranë shkollës “Kolë Idromeno” pati të shtëna armësh me breshëri të cilat shkaktuan 2 viktima (Armand Pali dhe Liridon Kraja) dhe dy të plagosur (Erogen Vaso alias Bajroviç dhe Meri Kaceri). Autori Ragip Gila, me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, u arrestua nga policia pak momente pas krimit. Ndërsa të shtënat në mes të lokalit tronditën qytetarët e kryeqendrës së veriut të cilët tashmë ndihen të pasigurt nga vrasjet dhe ngjarjet e shumta kriminale që kanë përfshirë qytetin. Versus.al

5 ORE ME PARE

Shënjestra e atentatit me 2 të vr*rë në Shkodër, Bajroviç emër i njohur, FOTO-t me Veliajn, deputetin dhe shefat e komisariateve

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i
Foto e Erogen Vasos alias Bajroviç me Veliajn dhe me shefat e komisariateve të Shkodrës në 2018-ën

Erogen Vaso alias Bajroviç, biznesmeni i cili mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër rezulton të jetë emër i njohur si për policinë ashtu edhe për mediat vendase e të huaja.

Në 2018-ën, e përditshmja malazeze “Vijesti” shkroi një artikull për grupin kriminal të Kotorrit i cili sipas tyre drejtohej nga Ranko Raduloviç. Mes të tjerash, shkruhet se Erogen Vaso alias Bajroviç i cili u arrestua gjatë një operacioni të RENEA-s, dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që tentoi të vriste dy ish-oficerë të policisë në Mal të Zi.

Asokohe në 2018-ën Erogen Brajoviç, i njohur si ish-futbollist i Vllaznisë dhe i angazhuar në politikë si këshilltar bashkiak me PBDNJ, u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 30 ditë.

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi foto në rrjetet sociale në 2017-ën ku Erogen Vaso Bajroviç shfaqej krah kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Foto të tjera qarkulluan më pas ku Berisha shkruante se Bajroviç shfaqej duke drekuar me deputetin e PS në Shkodër Luan Harusha dhe në një tjetër foto me shefat e komisariatit të Shkodrës. Vaso rezulton të jetë vëllai i Denis Bajroviç të arrestuarit për ekzekutimin e Gjin Ndojit në 2020-ën.

Ende nuk dihen rrethanat e atentatit të sotëm të ndodhur në Shkodër, por kryeqendra e veriut është tronditur rëndë pasi ka regjistruar 4 vrasje për 10 ditët e fundit. Versus.al

5 ORE ME PARE

U përplas nga makina teksa tentoi të largohej, kush është autori i atentatit të sotëm në Shkodër (FOTO)

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i

Policia e Shkodrës ka arrestuar e shtetasit Ragip Gila, rreth 28 vjeç, si autori i dyshuar i atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”. Nga sulmi me breshëri kallashnikovi humbi jetën Armando Pali, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso dhe dy persona të tjerë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Rakip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Sipas informacioneve të siguruara, Gila ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por u përplas nga një makinë. I riu nga Fushë Kuqja e Laçit rezulton me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje. Versus.al

6 ORE ME PARE

Mbeti i plagosur nga atentati në Shkodër, Bajroviç vëllai i ekzekutorit të Gjin Ndojit me urdhër të Bajrajve (Përgjimet)

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i
Erogen Vaso alias Brajoviç dhe Gjin Ndoji, i ekzekutuar në 2020-ën

Erogen Vaso alias Brajoviç dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal pranë bashkisë Shkodër, ku u vra një person ndërsa vetë biznesmeni mbeti i plagosur së bashku me dy të tjerë. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar.

Ndërsa rezulton se Erogen Vaso i cili mbeti i plagosur, është vëllai i Denis Brajoviç, të arrestuarit nën akuzën e ekzekutimit të Gjin Ndojit më 9 gusht të vitit 2020 për llogari të grupit kriminal Bajri.

Më vonë bisedat e zbardhura në SkyEcc zbuluan se vrasja e Gjin Ndojit ishte porositur nga biznesmeni i zhdukur Ervis Martinaj i cili në këmbim u kishte premtuar Bajrajve eleminimin e një prej kundërshtarëve të tyre.

Pjesë nga përgjimet

Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, "Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se me tha diçka

Në orën 02.45 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, a dha gje tv?

Në orën 02.54 deri në orën 03.11 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e CSFFC8 i identifikuar si Klodor Haka (ne kete bisedë janë te përftuara vetëm bisedat e shkruara nga Klodor Haka). Klodor Haka shkruan ...ca po ban.......ah ku kena ken.......hiq tu fjet.......po nihena nesër......natën, të rujt zoti....

Në orën 02.57 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan në lidhje me telefonat e viktimës, "Po vlla Sky. Jo sia gjetëm. Atë tjetrin ja thyme edhe e tretëm. Fshihen vila. E fshiva krejt prej këtu. Jo, se mendum se e ka në çantë, e paska pas në xhep. Nuk e hap kush. S’ka ken me ken. Makina u dieg, teshat i djegëm. Se pyta mo vila, vec i thash ca bane". Në orën 03.03 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan,...cil targa, se di për fjalë vëlla, jan djeg krejt. O vlla a djeg makina, se sme tha kush gja, është bo zhari makina. Si kena pa hic, te fala të bën "kapedani". Jo jo, kismet nesër, po ja fusim gjumë, rrim nesër.

Në orën 03.13 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe e pyet "nëse ka dhënë gjë televizori, gjithashtu i kërkon që "të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballe ketij që na morri. Mire shife vete po s’jena mirë këtu, po tu beshim bashke dhe te kishim edhe cel Mendoje vete, po vec se jena afer makinës".

Në orën 03.45 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan "Visi më shkruajti, a po vini ktej ose vi tju marrë unë, se i thash te fala ke nga ti. That vij tju marr dhe rrim ka shpia. I thash, jo jo neser me kismet. Po i them po ja fus gjumit dhe dëgjohena nesër".

Në orën 09.11 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të marrë telefonat dhe ti sjelle tek plazhi, vetëm telefonat që kena aty, se na marrin njerëzit dhe përse mos me ju përgjigj Në orën 09.29 shtetasi Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan dhe i kërkon që të çoj dikë që të marrë telefonat që kena aty, fute edhe të "Samos" në çantë.

Në orën 11.47 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka. Klodori i shkruan që, jam duke ardh me "V" andej se don me ardh te ti, direkt tani po nisem. Versus.al

6 ORE ME PARE

Tronditet sërish Shkodra, të shtëna me armë në lokalin pranë bashkisë! 2 viktima dhe 2 të plagosur (EMRAT)

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i

Shkodër- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm kur një person ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi drejt një lokali që ndodhet pranë bashkisë dhe pranë shkollës “Kolë Idromeno”.

Për pasojë kanë mbetur të vrarë mbetur Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa janë plagosur biznesmeni Erogen Vaso alias Bajroviç dhe kamarierja 25 vjeçare Meri Kaceri. Armando Pali rezulton të ketë qenë punonjës i IKMT, Liridon Kraja ishte truproja i Erogen Vasos i cili njihet si anëtar i grupit të Bajrajve dhe vëllai i Denis Bajroviç, të ekstraduarit për vrasjen e Gjin Ndojit në 2020-ën.

Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i
Viktima Armando Pali, punonjës i IKMT
Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i
Viktima Liridon Kraja
Bilanc “lufte” në Shkodër, ekzekutohen punonjësi i
Erogen Vaso alias Bajroviç, i plagosur

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rastit. Të shtënat me armë vijnë pak ditë pasi po në një lokal pranë qendrës së qytetit u vra i riu Kristian Kola, ngjarje për të cilën ende nuk janë identifikuar autorët. Versus.al



Poll