Live Updates /

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e trafikantëve. Një nga ‘koka’, djali i këngëtares së njohur shqiptare

*Pas një hetimi mbi 1 vjeçar i SPAK, është zbuluar një laborator droge, ku trafikohej dhe përpunohej një ngarkesë e madhe kokaine e sjellë nga Brazili. Në pranga u vunë 10 persona. *Nga ky hetim i gjatë, rezulton se në fakt SPAK ishte në dijeni prej pak kohësh për këtë grup trafikantësh, por po i mbante nën vazhdim disa nga pjesëtarët, për t’i goditur në momentin final. *SPAK kishte dijeni për ngarkesave që po trafikoheshin, por ndërhyrja u bë në këtë periudhë, kur tre latinët po nisnin me procesin e ndarjes së kokainës nga lëkurët e bagëtive, si ekspertë teknikë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pas një hetimi mbi 1 vjeçar i SPAK, është zbuluar një laborator droge, ku trafikohej dhe përpunohej një ngarkesë e madhe kokaine e sjellë nga Brazili. Në pranga u vunë 10 persona. *Nga ky hetim i gjatë, rezulton se në fakt SPAK ishte në dijeni prej pak kohësh për këtë grup trafikantësh, por po i mbante nën vazhdim disa nga pjesëtarët, për t’i goditur në momentin final. *SPAK kishte dijeni për ngarkesave që po trafikoheshin, por ndërhyrja u bë në këtë periudhë, kur tre latinët po nisnin me procesin e ndarjes së kokainës nga lëkurët e bagëtive, si ekspertë teknikë.

4 Postime
5 MUAJ ME PARE

FOTO/ Jeta luksoze e financuesit të trafikut të kokainës nga Brazili në Tiranë

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e

I arrestuar dy ditë më parë, Aldi Zonja cilësohet si një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të një laboratori droge, në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.

Zonja kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike dhe më pas ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë.

 

Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën Latine, 37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dhe kështu ngritën skemën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike. Ai është djali i gazetarit Artur Zonja dhe këngëtares së njohur Afërdita Zonja.

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e

37-vjeçari, i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme shfaq në rrjetet sociale një jetë luksoze.

Në një nga fotot e postuara ai shihet në një jakuzi në një resort në breg të detit, ndërsa në një tjetër shihet me një tjetër trafikant të arrestuar, pjesë e grupit, Artion Çaushllari. Nuk mungojnë fotot as nga skitë, makinat e shtrenjta, orat apo drekat e darkat.

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e

Të përfshirë në këtë grup janë edhe Klajd Birce, Ismail Abdurramani, Baki Huqi dhe Endi Sejdini. Ky i fundit është personi që kishte në pronësi ndërtesën ku u ngrit laboratori.

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e

Hetimi i SPAK zgjati për disa muaj, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e

5 MUAJ ME PARE

1 vit hetime/ Pse SPAK nuk ndërhyri më herët ne trafikun e kokainës nga Brazili

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e

Pas një hetimi një vjeçar i SPAK, është zbuluar një laborator droge, ku trafikohej dhe përpunohej një ngarkesë e madhe kokaine e sjellë nga Brazili.

Si rezultat, 10 persona janë arrestuar nga ky aksion, mes tyre edhe tre shtetas latinë, të cilët ekstraktonin kokainën nga lëkura e bagëtive.

Nga ky hetim i gjatë, rezulton se në fakt SPAK ishte në dijeni prej pak kohësh për këtë grup trafikantësh, por po i mbante nën vazhdim disa nga pjesëtarët, për t’i goditur në momentin final.

Ata kishin ngritur një kompani me lëkurën e bagëtive, me sasinë e parë që ka hyrë në Shqipëri në muajin shtator, ndërsa e dyta në nëntor.

SPAK kishte dijeni për ngarkesave që po trafikoheshin, por ndërhyrja u bë në këtë periudhë, kur tre latinët po nisnin me procesin e ndarjes së kokainës nga lëkurët e bagëtive, si ekspertë teknikë.

 

5 MUAJ ME PARE

I përshirë në trafik kokaine, djali i këngëtares së famshme shqiptare, një nga 'kokat' e grupit shqiptar

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e

Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e policisë Spanjollë dhe SPAK, ku u zbulua një laborator kokaine në fshatin Qerekë.

Nga hetimet ka rezultuar se Aldi Zonja është një ndër ‘kokat’ kryesore të financimit dhe organizmit të kësaj skeme. Zonja kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike dhe më pas ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë.

Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën Latine, 37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dhe kështu ngritën skemën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike.

Ai është djali i gazetarit Artur Zonja dhe këngëtares së njohur Afërdita Zonja.

Pas nje hetimi disa mujor dy dite me pare u zbulua një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në fshatin Qerekë, Fushë Krujë, kurse nga kontrollet në Tiranë dhe Durrës janë identifikuar ambiente ndihmëse, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuar dhe ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike.

Mësohet se pronari i banesës, që ishte shndërruar në laborator quhet Edni Sejdini dhe është mes 3 personave të arrestuar gjatë këtij aksioni. Të përfshirë në këtë grup janë edhe Geis Sejfullai, Klajd Birçe dhe Artion Çaushllari, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

 

5 MUAJ ME PARE

Droga nga Amerika Latine/ SPAK ishte në dijeni të lëvizjes së grupit, kush ishte koka, zbardhen detaje të reja

Droga nga Amerika Latine/ SPAK i ndoqi për 1 vit lëvizjet e

Një hetim i nisur nga SPAK në vitin 2023 çoi në goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Në pranga nga ky operacion ranë 7 shtetas shqiptar dhe tre të huaj. Si një grup kriminal ata vepronin në bazë të një hiearkie. Nga burimet hetimore thuhet se rolet kryesore luheshin nga Geis Fejsullai ku dhe në banesën e tij në Tiranë u zbulua edhe një prej pikave të përpunimit të kokainës që më pas shitej në treg. 

Kjo hierarki vijonte më pas me Klajdi Birçen, Artion Çaushllari i cili ka qenë i angazhuar më herë me detyra shtetërore, si Sekretar i Këshillit Bashkiak pranë minibashkisë nr.2 në kryeqytet dhe Endi Sejdini.

Pjesa tjetër e grupit si Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmanaj e Baki Huqi, kishin role dytësore ndërsa dy shtetasit venezuelian Joze Ramon Zacarias Vasquez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe shtetasi kolumbian Hiwlen Ledezma Narvaez ishin sjellë në Shqipëri si ekspertë të përpunimit të drogës.

SPAK ka qenë në dijeni për dy raste të ngarkesa dhe itenararin që kanë ndjekur të cilat vinin të fshehur në lëkurat e gjedheve një mënyrë e përdorur nga ky grup për ta kamufluar dhe për t’i shpëtuar kontrolleve me qen antidrogë për shkak të erës së rëndë të lëkurës së bagëtive. 

Po cili ishte intenerari i ngarkesës me kokainë?

Ngarkesat njëra prej të cilave ka mbërritur në shtator dhe tjetra në nëntor të këtij viti niseshin nga Amerika Latina dhe kanë bërë transit në portet italiane për të mbërritur në brigjet shqiptare. Hetuesit shqiptar që merreshin me ngjarjen kanë konfirmuar se kanë qenë në dijeni të këtyre lëvizjeve por janë koordinuar me partnerët e huaj që të mos ndaloheshin për të gjurmuar, destinacionin dhe personat që merreshin me këtë aktivitet.

Ky grup kriminal gjithashtu kishte zgjedhur zona të sigurta ku shmangej edhe kontrolli si ajo e Qerekës pranë Riansit.

Në laboratorin e përpunimit të kokainës në Qerekë, autoritetet gjetën 850 lëkurë të kriposur bagëtish, 48 ton, ku SPAK thotë se fshihet kokainë e importuar nga Amerika Latine.

Prokuroria e Posaçme po punon me agjenci partnere të zbatimit të ligjit, për subjekte të tjera që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet, dhe kryesisht me shtetas shqiptar që kanë luajtur rol domethënës për të siguruar kokainën në Amerikën Latine apo kanë koordinuar veprimet atje.10 personat e arrestuar dalin për masë në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, të hënën e 18 nëntorit në orën 09:30./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: