Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Shkodër-Lezhe” në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit. *Një kamion me drejtues Hilmi Shkrelaj është përplasur më dy automjete, fillimisht me veturën e drejtuar nga Altin Luli, e më pas me makinën e drejtuar nga shtetasja A. H. *Si pasojë e aksidentit të plagosur rëndë kanë mbetur pasagjerët Mateo Luli, Laura Luli dhe shoferi Hilmi Shkrelaj, të transportuar në spital dhe jashtë rreziku për jetën. *Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi Altin Luli, i cili ka mbetur i bllokuar brenda në makinë.
Aksidenti tr*gjik në Shkodër, zbardhen EMRAT e të plagosurëve dhe vikt*mës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Shkodër-Lezhe” në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit.
Një kamion me drejtues Hilmi Shkrelaj është përplasur më dy automjete, fillimisht me veturën e drejtuar nga Altin Luli, e më pas me makinën e drejtuar nga shtetasja A. H.
Si pasojë e aksidentit të plagosur rëndë kanë mbetur pasagjerët Mateo Luli, Laura Luli dhe shoferi Hilmi Shkrelaj, të transportuar në spital dhe jashtë rreziku për jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi Altin Luli, i cili ka mbetur i bllokuar brenda në makinë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./Versus.al
Aksident tragjik në aksin Shkodër-Bushat, kamioni përplaset me dy makina, vdes një prej shoferëve dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një shoferi mesditën e sotme në aksin Shkodër–Bushat.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:10, kur një kamion u përplas fillimisht me një automjet dhe më pas me një tjetër.
Për pasojë, një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.
Viktima, drejtuesi i një prej makinave, udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijën e tij.
Gruaja dhe fëmija shpëtuan, por ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
E plagosur mbeti edhe drejtuesja e automjetit tjetër, ndërsa të tre u transportuan me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se një prej automjeteve është shkatërruar pothuajse tërësisht, ndërsa për nxjerrjen e të bllokuarve ndërhynë forcat zjarrfikëse.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./Versus.al
View this post on Instagram







