Live Updates /

EMRAT +VIDEO/ Trafikonin armë nga Mali i zi, si u kapën dy të rinj në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”! Përgjimet zbuluan skemën

*Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin që çoi në arrestimin e Donati Jakut dhe Florian Gjetës, të dy të dyshuar për trafikim armësh nga Mali i Zi drejt kryeqytetit. *Gjatë kontrollit u sekuestruan gjashtë pistoleta, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut tek një grup kriminal lokal. *Hetuesit e Komisariatit nr. 4 deklaruan se të dy personat kishin qenë të monitoruar më parë në përgjime të zhvilluara gjatë një hetimi tjetër, ndërsa analiza e materialeve hetimore ndihmoi në rindërtimin e rrjetit të trafikut të armëve. *Florian Gjeta, banues në Domje, dyshohet se merrej me këtë aktivitet prej vitesh dhe ka jetuar më parë edhe në Angli, ku mund të ketë ushtruar aktivitet të ngjashëm.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin që çoi në arrestimin e Donati Jakut dhe Florian Gjetës, të dy të dyshuar për trafikim armësh nga Mali i Zi drejt kryeqytetit. *Gjatë kontrollit u sekuestruan gjashtë pistoleta, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut tek një grup kriminal lokal. *Hetuesit e Komisariatit nr. 4 deklaruan se të dy personat kishin qenë të monitoruar më parë në përgjime të zhvilluara gjatë një hetimi tjetër, ndërsa analiza e materialeve hetimore ndihmoi në rindërtimin e rrjetit të trafikut të armëve. *Florian Gjeta, banues në Domje, dyshohet se merrej me këtë aktivitet prej vitesh dhe ka jetuar më parë edhe në Angli, ku mund të ketë ushtruar aktivitet të ngjashëm.

2 Postime
1 ORE ME PARE

Nga Mali i Zi drejt Tiranës, si u kap grup që trafikon armë në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut” (Përgjimet)

EMRAT +VIDEO/ Trafikonin armë nga Mali i zi, si u kapën dy të
Pamje nga aksioni/ Donati Jaku dhe Florian Gjeta

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin që çoi në arrestimin e Donati Jakut dhe Florian Gjetës, të dy të dyshuar për trafikim armësh nga Mali i Zi drejt kryeqytetit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjashtë pistoleta, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut tek një grup kriminal lokal.

Hetuesit e Komisariatit nr. 4 deklaruan se të dy personat kishin qenë të monitoruar më parë në përgjime të zhvilluara gjatë një hetimi tjetër, ndërsa analiza e materialeve hetimore ndihmoi në rindërtimin e rrjetit të trafikut të armëve.

Florian Gjeta, banues në Domje, dyshohet se merret me këtë aktivitet prej vitesh dhe ka jetuar më parë edhe në Angli, ku mund të ketë ushtruar aktivitet të ngjashëm.

Gjithashtu, Gjeta është identifikuar në rrjetet sociale duke shfaqur fotografi ku shfaqej me armë në brez.

Në momentin e arrestimit, Florian Gjeta drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, ndërsa Donati Jaku ishte pasagjer. Policia vijon hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet të dyshuar trafikimi armësh./Versus.al

3 ORE ME PARE

EMRAT +VIDEO/ Trafikonin armë nga Mali i zi, goditet një tjetër grup kriminal në Tiranë! Sekuestrohen 6 pistoleta!

EMRAT +VIDEO/ Trafikonin armë nga Mali i zi, si u kapën dy të
Pamje nga aksioni

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun dhe shitjen e armëve të zjarrit, ndërsa janë sekuestruar 6 pistoleta të llojit SigSauer.

Shtetasit Donati Jaku, 31 vjeç, dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, u arrestuan në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”, ndërsa bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim. Armët dyshohet se janë trafikuar nga Mali i Zi dhe synonin të shiteshin kryesisht në zonën e Freskut.

Gjeta ishte shofer i automjetit tip “Volkswagen”, ndërsa Jaku udhëtonte si pasagjer. Policia ka publikuar pamjet që tregojnë ndjekjen dhe momentin e arrestimit nga efektivët e Komisariatit nr. 4 dhe Forcave Operacionale, duke nxjerrë në pah koordinimin e hetimeve dhe punën operative të tyre.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni i koduar “Rotondo”.

Goditet një tjetër grup kriminal i përfshirë në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit.

Sekuestrohen 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e quajtur “Fresku”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tyre.

Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

Gjatë operacionit, u vunë në pranga shtetasit D. J., 31 vjeç, banues në Shkodër dhe F. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Domje.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi D. J., u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”.

Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.

Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte shtetasi F. Gj., si dhe me 4 celularë.

Në vijim të hetimeve rreth kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i të arrestuarve, shtetasi E. S..

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Versus.al

 

 

 

Poll