Live Updates /

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit! Ish-deputetja: Mjerim i drejtësisë! Kreu i PL: Do çmontojmë mashtrimet

*Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe 3 të pandehurve të tjerë në hetimet e zhvilluara për aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA për ish-LSI dhe pasurinë e ish-çiftit. *Gjykimi do të bëhet në themel. Ndërsa të pandehurit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku kërkuan gjykim të shkurtuar, por kjo kërkesë nuk u pranua. *Në dalje, Kryemadhi foli për mediat duke e konsideruar këtë si një proces politik. Ndërsa e krahasoi gjendjen e drejtësisë me “injorancën e banorëve të Big Brother” duke iu referuar pyetjeve elementare që nuk morën përgjigjie prej tyre.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe 3 të pandehurve të tjerë në hetimet e zhvilluara për aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA për ish-LSI dhe pasurinë e ish-çiftit. *Gjykimi do të bëhet në themel. Ndërsa të pandehurit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku kërkuan gjykim të shkurtuar, por kjo kërkesë nuk u pranua. *Në dalje, Kryemadhi foli për mediat duke e konsideruar këtë si një proces politik. Ndërsa e krahasoi gjendjen e drejtësisë me “injorancën e banorëve të Big Brother” duke iu referuar pyetjeve elementare që nuk morën përgjigjie prej tyre.

4 Postime
1 ORE ME PARE

“Njëjtë si ata injorantët në Big Brother”, Kryemadhi pasi GJKKO kaloi për gjykim dosjen: Mjerim i drejtësisë

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit! Ish-deputetja:

Monika Kryemadhi foli për mediat pasi Gjykata e Posaçme me gjyqtare Irena Gjokën kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të saj dhe të ish-presidentit Ilir Meta. Ajo tha se nuk kishte asnjë lloj pritshmërie tek drejtësia, ndërsa nuk ngurroi të ironizonte duke e krahasuar me banorët e Big Brother VIP të cilët nuk ditën t’u përgjigjeshin pyetjeve elementare që u bënë disa ditë më parë.

“Unë nuk kam asnjë lloj pritshmërie tek drejtësia e Edi Ramës, dhe e trafikut të drogës apo e kryepolicave. Po të kthehej cështja për gjykim nuk do takoheshim më bashkë, do shiheshim një herë në muaj. Tani që cështja që do shkojë në gjykim në themel do kënaqemi përditë në seanca gjyqësore. Pra atë injorancën që patë tek lojtarët e Big Brotherit, do shikoni mjerimin ligjor të institucioneve të drejtësisë për të cilat SHBA dhe BE harxhuan 140 milionë euro për të sjellë një inkuizicion politik”- u shpreh Kryemadhi.

Mes të tjerash, ish-deputetja nënvizoi se pavarësisht se akuzohet për korrupsion pasiv të kryer me biznesmenin Ardian Shatku, ky i fundit nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Ndërsa la të kuptohej se dosja do të shkonte deri në Gjykatën e Strasburgut, teksa ngriti akuza për institucionet e reja të drejtësisë duke nënvizuar faktin se ndërkombëtarët kishin paguar miliona euro për funksionimin e tyre.  

“Akuzohem se kemi bërë korrupsion me Adrian Shatkun, por ai nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Analizën financiare e ka bërë një eksperte financiare që quhet Liljana Mamadhaj që 2 javë pasi dorëzoi analizën financiare për familjen time u kandidua për bordin e Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim i jep shans shuëm të madh Metës në Strasburg për të treguar gjithë ato miliona dollarë që taksapaguesit amerikanë e evropianë kanë paguar për një sistem drejtësie në të cilin kryepolicët e prokurorisë që thonë afërmendsh… gjykata merr vendimin që thotë prokuroria”- tha më tej Kryemadhi.

Sipas saj, vendimi i sotëm është marrë nën presion nga gjyqtarja. Versus.al

2 ORE ME PARE

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit, ish-çifti akuzohet për 3 vepra penale

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit! Ish-deputetja:

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim në themel dosjen në ngarkim t ëish-presidentit, Ilir Meta, ish-gruas së tij Monika Kryemadhit, nënës së saj Fatime Kryemadhit dhe dy ish-bashkëpunëtorëve Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Si Meta ashtu edhe Kryemadhi akuzohen për të njëjtat vepra penale: pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv. Dosja përfshin çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.

Nga të gjithë të pandehurit, i vetmi nën masën “arrest me burg” është Ilir Meta i cili u arrestua në hyrje të Tiranës më 21 tetor të vitit 2024. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash. Versus.al

3 ORE ME PARE

Vuri bast syzet 300 euroshe për lirimin e Metës, Cakrani: Do e shikoni, vetëm bejlerët e bëjnë këtë vend

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit! Ish-deputetja:

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta foli para gazetarëve në prag të nisjes së seancës ku do të vuloset nëse dosja e klientit të tij do të kalojë për gjykim ose jo. Ai u shpreh optimist për seancën, ndërsa rikujtoi edhe bastin e vënë me gazetarët për lirimin e Metës brenda këtij muaji.

“Të jeni të bindur sot gjykata do t’i kthehet ligjshmërisë. Basti vijon, absolutisht nuk e harroj. Do ta shikoni këtu do jemi, se ju të Reportit jeni skeptikë gjithë kohën. Duhet të besoni tek bejlerët. Vetëm bejlerët e bëjnë këtë vend"- tha Cakrani mes të tjerash.  Versus.al



3 ORE ME PARE

“Doli Gimbo, gjynah”, GJKKO vendos sot për dosjen e saj, Kryemadhi batuta me gazetarët për Big Brother dhe filmin

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit! Ish-deputetja:

Gjykata e Posaçme do të vendosë sot nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë.

Kryemadhi u shfaq sot në dyert e GJKKO me një kafe në dorë dhe nuk i kurseu batutat e zakonshme me gazetarët lidhur me zhvillimet në Big Brother VIP ku tanimë është opinioniste dhe për filmin e realizuar së fundmi.

"Doli Gimbo, gjynah, djalë i bukur. Ju pëlqeu filmi, ja të shohim tani se çfarë vendimi do japi gjyqtarja. Ju falenderoj për këtë kalvar intervistash, por do shihemi njëherë në muaj"- u shpreh mes të tjerash Kryemadhi. 



Ndaj Kryemadhit dhe Metës rëndojnë nga 3 akuza për vepra penale si korrupsioni pasiv, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Hetimi ndaj tyre është bazuar në dosjet për aferën e Cez-Dia dhe lobimin në SHBA për ish-LSI-në. Versus.al

Poll