Live Updates /

Krimi makabër në Klos! Autori njoftoi motrën për vrasjen e 62 vjeçarit, u kap në Tiranë tek vëllai! Flasin familjarët: Nuk e falim gjakun!

*Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në fshatin Xibër të Klosit ku një 65 vjeçar i identifikuar si Selim Velsula u gjet i pajetë, i vrarë me thikë. *U deshën disa orë që policia të zbulonte autorin, Hazbi Velselën, 32 vjeç, kushëri me viktimën. I riu ka shkuar për t’u fshehur në banesën e vëllait të tij në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ka njoftuar motrën e tij se kishte kryer një krim. *Kjo e fundit, ka telefonuar policinë dhe më pas efektivët pak pas mesnate kanë bërë të mundur arrestimin e autorit i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. *Krimi raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy kushërinjve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në fshatin Xibër të Klosit ku një 65 vjeçar i identifikuar si Selim Velsula u gjet i pajetë, i vrarë me thikë. *U deshën disa orë që policia të zbulonte autorin, Hazbi Velselën, 32 vjeç, kushëri me viktimën. I riu ka shkuar për t’u fshehur në banesën e vëllait të tij në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ka njoftuar motrën e tij se kishte kryer një krim. *Kjo e fundit, ka telefonuar policinë dhe më pas efektivët pak pas mesnate kanë bërë të mundur arrestimin e autorit i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. *Krimi raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy kushërinjve.

4 Postime
23 ORE ME PARE

Krimi makabër në Klos, dëshmia tronditëse e fqinjit të viktimës: E gjetëm të pajetë në rrugë, i mbuluar me gjak!

Krimi makabër në Klos! Autori njoftoi motrën për vrasjen e
Fqini i viktimës Zenel Velsula në vendin e krimit

Zenel Velsula, një nga personat e parë që mbërriti në vendin e krimit, ka rrëfyer se pranë trupit të pajetë të 56-vjeçarit Selim Velsula ndodhej edhe një copë dru, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur për ta goditur viktimën.

Ai shtoi se telefoni i Selimit ishte gjetur rreth 6 metra larg trupit të tij.

Ndërkohë, vëllai i viktimës ndodhej vetëm 500 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja, por nuk kishte dëgjuar asnjë zhurmë dhe as e kishte parë trupin e pajetë.

Zbulimi i tmerrshëm u bë nga një punonjës i ujësjellësit, i cili po kalonte rastësisht në atë zonë dhe vuri re trupin e mbuluar me gjak në rrugë.

Sipas dëshmitarëve, mes viktimës dhe autorit të dyshuar, 32-vjeçarit Hazbi Velsula, nuk ishte raportuar më parë ndonjë konflikt.

“Telefoni është gjetur më lart, viktima ishte këtu i shtrirë. Ishte i vrarë, i gjakosur. Në kokë se kam parë. Kishte një dru ndërmjet këmbëve, këtu ka qenë i shtrirë. Ka qenë duke ruajtur lopën dhe kalin. Telefoni u gjet pak më sipër. Viktima s’ka pasur konflikt, as me autorin. Nuk kanë pasur konflikte për toka, autorin se kam parë në fshat.

Faturuesi i ujit, se po hapja kanalin e ujit unë dhe një tjetër, kishte ardhur këtu, ishte afruar dhe kishe parë trupin. Më mori në telefon më tha ‘ka ndodhur një ngjarje hajde shpejt’, jemi komshinj. Më tha “S’po e njoh a është Selimi apo Elmazi’, se i vëllai ka qenë më poshtë me bagëtitë.

Erdhëm këtu dhe lajmëruam policinë. Kur erdha ishte këtu vëllai i vet e pyeta “A dëgjove zhurmë a diçka?”. Më tha që s’kishte dëgjuar gjë.

I thashë “Si s’ke parë vëllain e varë në rrugë”, tha “Ku është?”. S’kishte parë gjë”, tregoi bashkëfshatari.

1 DITE ME PARE

Kushëriri i masakroi të atin, e bija e 65 vjeçarit: Nuk e fal gjakun e tim eti! Erdhi enkas nga Tirana për ta vrarë!

Krimi makabër në Klos! Autori njoftoi motrën për vrasjen e
Bashkëshortja dhe e bija e viktimës

E bija e 65 vjeçarit, i cili u masakrua nga kushëriri i tij, 32 vjeçar Hazbi Velsula e revoltuar ka deklaruar se nuk e fal kurrë gjakun e babait të saj. Në një intervistë për News24, ajo është shprehur se 32 vjeçari nuk vuan nga depresioni por erdhi enkas nga Tirana për ta vrarë.

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë. Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, është shprehur e bija e viktimës.

Ndërkohë bashkëshortja e viktimës ka treguar dhe momentin kur ajo mori vesh lajmin. 

“Kishte ikur në mëngjes të çonte bagëtitë, u kthye hëngri bukë dhe mori kalin të ikte për dru.
Më erdhi një djalë më tha kanë vrarë Selimin. I thash jo sepse ai është me lopë, kush e vrau aty në mes të livadhit. Nuk ka pasur asnjë konflikt”, është shprehur bashkëshortja e viktimës.

62 vjeçari, Selim Velsula, u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshmë në Xibër të Klosit. Pas kyqrjes së trupit, u konstatua se I moshuari ishte vrarë më thikë.

Sipas policisë viktima në fillim është konfliktuar fizikisht me autorin për shkaqe të dobëta.  Pas kësaj, i riu e ka goditur disa herë me thikë duke e lënë të vdekur në vend./Versus.al

 

 

 

1 DITE ME PARE

Del FOTO e të riut që vrau me thikë kushëririn në Klos! Pas krimit u fsheh në shtëpinë e vëllait

Krimi makabër në Klos! Autori njoftoi motrën për vrasjen e
Autori, Hazbi Velsula

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibër të Klosit ku u gjet i vrarë me thikë 65 vjeçari Selim Velsula.

Fillimisht viktima është konfliktuar fizikisht me autorin, kushëririn e tij Hazbi Velsula 32 vjeç, për shkaqe të dobëta. Pas kësaj, i riu e ka goditur disa herë me thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka marrë një telefonatë nga motra e autorit i cili ishte strehuar në banesën e vëllait në zonën e Alliasit në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 11.06.2025, në fshatin Xibër-Murrizë, ku pranë pronës së tij u gjet pa shenja jete dhe me dëmtime në trup të shkaktuara me mjet prerës, shtetasi S.V., 65 vjeç, banues në këtë fshat, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorit përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u zbardh dinamika e ngjarjes. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin S.V., duke i shkaktuar vdekjen.

Po në vijim të veprimeve, falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin H.V., 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e ftohtë (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Versus.al

1 DITE ME PARE

Vrasja me thikë mbrëmë në Klos, policia arreston sot kushëririn e viktimës, si lajmëroi motrën e tij për krimin (EMRI)

Krimi makabër në Klos! Autori njoftoi motrën për vrasjen e

Mbrëmjen e djeshme një 65 vjeçar i identifikuar si Selim Velsula u gjet i pajetë në Xibër të Klosit. Pas kqyrjes së trupit, u konstatua se i moshuari ishte vrarë me thikë.

Pas disa orësh hetimesh, policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë kushëririn e tij Hazbi Velsula i cili jetonte në zonën e Alliasit.

Autori i dyshuar ka njoftuar motrën e tij për vrasjen që kishte kryer ndërsa kjo e fundit telefonoi policinë.

Ende nuk dihen shkaqet që sollën vrasjen e 65-vjeçarit, por dyshohet se autori vuan nga prbleme të shëndetit mendor. Versus.al

Poll