Çfarë do të gjeni në brendësi
*Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj) janë dy autorët e sulmit me mbi 100 plumba që terrorizuan mbrëmjen e djeshme banorët e fshatit Gruemirë në Malësi të Madhe. *Mësohet se ka qenë një tentativë vjedhje ajo që ka shkaktuar përplasjet pasi tre prej djemte të familjes Kurtaj dhe dy autorëve të shpallur në kërkim *Njëri prej autorëve të shpallur në kërkim Rivaldo Zmijanej Planaj është nip i Bardhok Planajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri në vitin 2021 në Shkodër *Bardhok Planaj u ekzekutua më 4 prill të vitit 2021 teksa po udhëtonte me makinë.
Sulmi në Malësi të Madhe! Njëri prej autorëve të shpallur në kërkim, nipi i 'Kumbarit' i ekzekutar 4 vite më parë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj) dy autorët e sulmit me mbi 100 plumba që terrorizuan mbrëmjen e djeshme banorët e fshatit Gruemirë në Malësi të Madhe.
Njëri prej autorëve të shapllur në kërkim Rivaldo Zmijanej Planaj është nip i Bardhok Planajt, i ekzekutuar në Shkodër, mbrëmjen e Pashkës, katër vite më parë.
Bardhok Planaj, ishte emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në qytetin e tij ai thirrej me nofkën “Kumbari” për shkak të lidhjeve të shumta që arrinin edhe në radhët e politikës shqiptare.
Planaj u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij duke lëvizur në afërsi të fshatit Dobraç.
Pak metra më tej autorët dogjën makinën e përdorur në krim duke lënë brenda saj edhe 2 armë.
Bardhok Pllanaj ishte i përfshirë disa herë në dosjet e policisë ku figuronte si person me precedentë në fushën e trafikut të drogës.
Në 2014-ën ai u dënua në mungesë për “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Për këto akuza ai u arrestua në 2018-ën dhe madje iu sekuestrua edhe një pallat 10-katësh i dyshuar se ishte ndërtuar me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi.
Ngjarja më e bujshme ku përfshihej emri i tij është ajo e 2014-ës që lidhet me një rast të trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit dhe që trazoi edhe politikën shqiptare.
Më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin në det nga një mjet lundrues çanta të zeza në përmasa të mëdha.
Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.
Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve u identifikua asokohe si shtetas italian.
Sipas raporteve të policisë të asaj kohe i përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës ishte pikërisht Planaj./Versus.al
EMRAT/ Shkuan për të vjedhur, por u pikasën nga 3 vëllezërit, policia për të shtënat me shotgun në Malësi të Madhe: 2 persona në kërkim

Shkodër- Policia ka dalë me një reagim zyrtar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe ku ndaj banesës së familjes Kurtaj u qëllua me armë zjarri.
Mësohet se ka qenë një tentativë vjedhje ajo që ka shkaktuar përplasjet pasi tre prej djemte të familjes i kanë pikasur në rrugë. Në momentin që kanë debatuar me ta, dy autorët e maskuar kanë hapur zjarr në ajër dhe janë larguar me motor.
Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dy të rinjtë, Erion Vocrri 22 vjeç dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj), 27 vjeç të cilët debatuan me tre vëllezërit Edison, Besart dhe Mirsad Kurtaj.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët, gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri.
Vijon puna intensive për kapjen e tyre
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.
U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;
Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Versus.al







