Live Updates /

Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari u vra në sy të gruas. Konfliktet në rrethin familjar pista kryesore që policia po heton. Gjendet një motor i djegur tek ‘Kodrat e Sharrës’

*Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmshëm në kryeqytet, ku mbeti i vrarë biznesmeni 56 vjeçar Bujar Nasufi. *Pista kryesore ku policia po heton deri më tani është konflikti brenda rrethit familjar. *Nga kqyrja paraprake e kamerave që policia ka bërë, autori e ka pritur viktimën në afërsi të banesës. *Në kohën kur Bujar Nasufi ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor. *56 vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori qëllon në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. *Policia e Tiranës ka gjetur një motor të djegur në vendin e quajtur ‘Kodrat e Sharrës’ që dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së Bujar Nasufit

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 JAVE ME PARE

Atentati ndaj Bujar Nasufit në Tiranë, gjendet i djegur motori që u përdor nga autori i ngjarjes

Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari  u vra në sy të gruas.

Policia e Tiranës ka gjetur motomjetin që dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së Bujar Nasufit.

Sipas njoftimit të policisë gjatë krehjes së zonës motomjeti i djegur u gjet në vendin e quajtur 'Kodra e Sharrës'. 

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bujar Nasufi, pronar i një dyqani mobiljesh, u ekzekutua mbrëmjen e kaluar teksa po hynte në shtëpinë e tij në zonën e Pallatit me Shigjeta. Aktualisht, hetuesit po shqyrtojnë një pistë që lidhet me konflikte familjare mbi çështje pronësie si një nga arsyet e mundshme që çuan në këtë vrasje./Versus.al

3 JAVE ME PARE

U ekzekutua mbrëmë në kryeqyet, publikohet fotoja e biznesmenit Bujar Nasufi

Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari  u vra në sy të gruas.

Personi në foto është biznesmeni Bujar Nasufi i cili u ekzekutua mbërmjen e së dielës në kryeqytet.

Ai u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.

Pista kryesore ku policia po heton deri tani është konflikti brenda rrethit familjar. Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera sigurie ku autori i vrasjes së 56 vjeçari mban një kapuç për të fshehur identitetin e tij.

3 JAVE ME PARE

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Tiranë, 56 vjeçari u vra në sy të gruas, pista kryesore që policia po heton

Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari  u vra në sy të gruas.
Foto montazh: Bujar Nasufi dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmshëm në kryeqytet ku mbeti i vrarë  56 vjeçari Bujar Nasufi, i paskeduar më parë nga policia.

Pista kryesore ku policia po heton deri tani është konflikti brenda rrethit familjar. Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera sigurie ku autori i vrasjes së 56 vjeçari mban një kapuç për të fshehur identitetin e tij.

Nga kqyrja paraprake e kamerave që policia ka bërë, autori e ka pritur viktimën në afërsi të banesës. Në kohën kur Bujar Nasufi ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.

56 vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori qëllon në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.  

Kanë qënë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qënë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Viktima së bashku me vëllanë janë pronarë të një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati./Versus.al

Poll