Çfarë do të gjeni në brendësi
*Gjykata e Posaçme hodhi sot shortin për caktimin e gjyqtares që do të gjykojë çështjen ‘Partizani’ për të cilën janë marrë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë. Gjatë hedhjes së shortit, u përjashtu emri i gjyqtares Irena Gjoka për të cilën Berisha ka pasur vazhdimisht akuza se merr vendime të urdhëruara politikisht. *Flojera Davidhi do të vendosë brenda 10 ditëve kur do të mbahet seanca paraprake ku do të merret vendimi për pushimin apo nisjen e gjykimit ndaj 5 të pandehurve të dosjes “Partizani”. *Davidhi nuk është një emër i panjohur kur bëhet fjalë për Berishën pasi në vitin 2022 kërkoi marrjen në shyqrtim të padisë së bërë nga avokati Idajet Beqiri për pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës duke i lidhur këta dy të fundit me grabitjen e floririt të Krrabës. *Sali Berisha bëhet kështu ish-kryeministri i parë shqiptar që çohet për gjykim si i pandehur nën akuzën e korrupsionit pasiv për privatizimin e ish-kompleksit sportive “Partizani”. Ai mbahet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit të vitit 2023.
Do gjykojë ‘Partizanin’, kush është gjyqtarja e GJKKO? Në 2022-in kërkoi nisjen e hetimeve për pasurinë e Metës dhe Berishës

Flojera Davidhi është gjyqtarja që do të drejtojë procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës dhe 4 të pandehurve të tjerë për aferën “Partizani”. Ish-gjyqtarja e Korçës u emërua pjesë e GJKKO-së në tetor të vitit 2022 me vendim të Këshillit Gjyqësor pasi kaloi me sukses Vettingun duke mos pasur probleme në pastërtinë e figurës apo të pasurisë.
Flojera Davidhi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në tetor 2019, Davidhi u komandua për një periudhë 2-vjeçare si këshilltare ligjore pranë Njësisë Mbështetëse të komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në majin e vitit 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Korçës Flojera Davidhi.
Emri i gjyqtares po ashtu përmendet në një tjetër raste, atë të padisë së dorëzuar në SPAK në 2022-in nga avokati Idajet Beqiri i cili kërkonte hetimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës duke i akuzuar këta të fundit si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt të Krrabës. Fillimisht SPAK nuk e padinë e Beqirit por pasi ky i fundit e ankimoi në GJKKO, ishte gjyqtarja Davidhi ajo e cila kërkoi që SPAK të pranonte padinë me arsyetimin se nuk mund të dilet në konkluzione pa u kryer hetime. Versus.al
EMRI/ Cakohet gjyqtarja për aferën ‘Partizani’, vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të gjykohen
Tiranë- Flojera Davidhi do të jetë gjyqtarja e caktuar për seancën paraprake që do të zhvillohet për aferën “Partizani” në të cilën është marrë i pandehur ish-kryeministri Sali Berisha dhe 4 persona të tjerë.
Davidhi u caktua nga shorti i hedhur ditën e sotme dhe do të drejtojë seancën paraprake ku do të vendoset nëse çështja do të vazhdojë për gjykim apo do të pushohet. Duhet që brenda 10 ditëve, gjyqtarja të caktojë datën e seancës paraprake për të pandehurit.
Caktimi i gjyqtares u bë një ditë pasi SPAK dorëzoi zyrtarisht në GJKKO dosjen me 333 fashikuj ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohen për korrupsion pasiv ndërsa të pandehur janë edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Në total të pandehur për aferën, janë marrë 5 persona nën akuza të ndryshme, konkretisht:
Ish-kryeministri Sali Berisha në arrest shtëpie prej muajit dhjetor, akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dhe një prej trashëgimtarëve të pronave në ish-kompleksin sportiv të Partizanit, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash
Fatmir Bektashi, ndërtuesi i kullave në kompleks, akuzohet për korrupsion aktiv të zyrtarëve të lartë, në këtë rast të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për pastrim parash
Andia Pustina, juristja që ka kryer veprimet proceduriale në kalimin e pronësisë, akuzohet për pastrim parash
Xhimi Begeja, kushëri dhe ortak i Jamarbër Malltezit, akuzohet për pastrim parash. Versus.al
Berisha i pandehur për aferën “Partizani”! Sot caktohet gjyqtari në GJKKO, përjashtohet nga shorti Irena Gjoka
Sot në Gjykatën e Posaçme hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit/es që do të caktojë nëse dosja e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” do të kalojë apo jo për gjykim ndërkohë që mes të pandehurve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit festoi dje 80 vjetorin, për herë të parë nën arrest shtëpie ku ndodhet që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar. Sot në orën 09:00, Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të cilët akuzohen të dy për korrupsion pasiv, së bashku me 2 biznesmenë dhe financieren, do të mësojnë gjyqtarin e dosjes së tyre.
Detaj interesant është fakti se nga ky short që hidhet, është përjashtuar gjyqtarja Irena Gjoka ndaj së cilës Berisha ka lëshuar vazhdimisht akuza se është në konflikt interesi dhe se vendimet që merr ajo, janë të urdhëruara politikisht.
Ditë më parë SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve, ndërsa vetëm dje e dorëzoi dosjen në GJKKO. Kjo është hera e parë që një ish-kryeministër dërgohet për gjykim nën akuzën e korrupsionit. Në gjykatë u dorëzuan dosje me 333 fashikuj, ku sipas SPAK provohet ndërhyrja e Sali Berishës në kohën kur ka qenë kryeministër me qëllim favorizimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në ndërtimet e 17 kullave në ish-kompleksin Partizani. Versus.al








