Live Updates /

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në Katar për hakmarrje

*Teksa konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e 12-të, gjatë mbrëmjes se djeshme, nuk ka patur sulme të intensifikuara nga ana e Iranit pavarësisht se SHBA goditi asetet bërthamore me avionët B-2. *Irani lëshoi vetëm një raketë, duke dhënë shenja konsumimi sa i takon sulmeve të cilat kishte paralajmëruar më herët. Por gjatë mëngjesit sulmoi me disa dronë Tel Avivin duke lënë një pjesë të kosiderueshme të banorëve pa energji elektrike. *Nga ana tjetër, Izraeli bombardoi sërish asetet bërthamore të Iranit në të njëjtin vend ku kreu bombardime SHBA si dhe sulmoi selinë e Gardës Revolucionare që përcaktohet si bazë e pushtetit të Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei. *Ndërkohë, komandanti i lartë i forcave të armatosura të Iranit, Abdolrahim Mousavi duke e quajtur Trumpin “bixhozxhi”, paralajmëroi SHBA-të për pasoja pas sulmit të tyre në Iran. Dyshohet se tashmë nën shënjestër të forcave iraniane janë bazat amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Teksa konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e 12-të, gjatë mbrëmjes se djeshme, nuk ka patur sulme të intensifikuara nga ana e Iranit pavarësisht se SHBA goditi asetet bërthamore me avionët B-2. *Irani lëshoi vetëm një raketë, duke dhënë shenja konsumimi sa i takon sulmeve të cilat kishte paralajmëruar më herët. Por gjatë mëngjesit sulmoi me disa dronë Tel Avivin duke lënë një pjesë të kosiderueshme të banorëve pa energji elektrike. *Nga ana tjetër, Izraeli bombardoi sërish asetet bërthamore të Iranit në të njëjtin vend ku kreu bombardime SHBA si dhe sulmoi selinë e Gardës Revolucionare që përcaktohet si bazë e pushtetit të Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei. *Ndërkohë, komandanti i lartë i forcave të armatosura të Iranit, Abdolrahim Mousavi duke e quajtur Trumpin “bixhozxhi”, paralajmëroi SHBA-të për pasoja pas sulmit të tyre në Iran. Dyshohet se tashmë nën shënjestër të forcave iraniane janë bazat amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme.

10 Postime
2 ORE ME PARE

Bien sirenat e alarmit edhe në Bahrein, mbyllet hapësira ajrore

 

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në

Pas lëshimit të raketave iraniane në drejtim të Katarit dhe objektivave ushtarake amerikane në rajon, tensioni është përshkallëzuar edhe në Bahrein. Sipas burimeve vendase, sirenat e alarmit janë dëgjuar në disa zona, duke ngritur shqetësimin për një tjetër goditje të mundshme nga Irani.

Nuk dihet ende me siguri nëse alarmi në Bahrein është aktivizuar si pasojë e raketave të njëjta që kishin si objektiv Dohën, apo nëse vendi i vogël në Gjirin Persik është shënjestruar veçmas. Autoritetet janë duke vlerësuar situatën në kohë reale.

Menjëherë pas aktivizimit të alarmit, qeveria e Bahreinit ka marrë vendimin për të mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore, duke cituar rreziqe serioze për sigurinë kombëtare dhe civile, në sfondin e një hakmarrjeje të mundshme nga Irani ndaj objektivave amerikane.

Ndërsa Bahreini nuk ka një bazë ushtarake fikse të SHBA-së, vendi pret misione dhe praninë e përkohshme të forcave amerikane si pjesë e aleancës së sigurisë me shtetet e Gjirit dhe NATO-n. Kjo e bën atë një pikë potenciale tensioni në skenarin e një përshkallëzimi rajonal.

Situata në Lindjen e Mesme mbetet e brishtë, ndërsa vendet aleate të SHBA-së në rajon janë vënë në gatishmëri të lartë për të përballuar çdo zhvillim të mundshëm ushtarak apo hakmarrës nga Teherani. /Versus.al

2 ORE ME PARE

Sulmi iranian në Katar dështon: SHBA shpëton falë ndërhyrjes së mbrojtjes ajrore

 

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në

Ministria e Mbrojtjes së Katarit ka konfirmuar se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë kapur me sukses raketat iraniane të lëshuara drejt bazës ushtarake amerikane Al Udeid në Doha, duke shmangur viktimat dhe dëmet e mëdha.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria njoftoi:

“Falë Zotit, vigjilencës së forcave të armatosura dhe masave paraprake të marra, incidenti nuk rezultoi në vdekje ose lëndime.”

Ky zhvillim vjen vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën objektet bërthamore të Iranit në Fordow, Natanz dhe Isfahan, një akt që Teherani e cilësoi “agresion” dhe paralajmëroi për një hakmarrje të pashmangshme.

Sulmi iranian ka pasur në shënjestër bazën ajrore Al Udeid, e cila është më e madhja në Lindjen e Mesme për forcat amerikane, duke strehuar mbi 10,000 trupa dhe rreth 100 avionë luftarakë dhe bombardues.

Sipas burimeve diplomatike në rajon, SHBA dhe aleatët e Gjirit kanë pasur informacion paraprak mbi lëvizjet e Iranit dhe kanë qenë në gatishmëri për t’u përballur me sulmin. Ky fakt ka ndihmuar në shmangien e një katastrofe të mundshme.

Ngjarja thekson rrezikun në rritje të një përshkallëzimi rajonal, teksa tensionet midis Iranit dhe SHBA-së kanë arritur pikën më kritike në vitet e fundit. Analistët ndërkombëtarë paralajmërojnë se çdo incident i ardhshëm mund të çojë në përplasje më të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me këtë sulm apo masat e mëtejshme që mund të ndërmerren. /Versus.al

2 ORE ME PARE

Përshkallëzohet konflikti: Irani hakmerret ndaj SHBA-ve, sulmon bazat ushtarake amerikane në Katar

 

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në

Disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar pasditen e sotme mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, duke ngritur alarmin për një zhvillim të ri të rrezikshëm në përshkallëzimin e konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi është raportuar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.

Ngjarja ndodh vetëm pak orë pasi SHBA ndërmorën një aksion ushtarak kundër objekteve bërthamore iraniane, duke goditur centralet në Fordow, Natanz dhe Isfahan. Këto sulme provokuan një reagim të ashpër nga autoritetet iraniane, të cilat paralajmëruan hakmarrje të ashpër dhe pasoja “të përjetshme”.

Sipas burimeve të para, sulmi i Iranit dyshohet se ka pasur në shënjestër bazat ushtarake amerikane në Katar, konkretisht bazën Al Ubeid, e cila është një nga bazat më të mëdha në rajon dhe strehon mbi 10,000 trupa amerikane si dhe rreth 100 avionë bombardues.

Ky incident përbën një përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit, duke përfshirë tashmë drejtpërdrejt edhe Katarin, një vend aleat i SHBA-ve në Lindjen e Mesme dhe me rëndësi strategjike për operacionet ushtarake amerikane në rajon.

Zyrtarë ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësimin për një përhapje të mundshme të konfliktit në nivel rajonal, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar nga Pentagoni apo qeveria e Katarit lidhur me dëmet apo viktimat e mundshme të këtij sulmi. /Versus.al

7 ORE ME PARE

Lufta në Lindjen e Mesme, DW: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në
Sami i G7

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian këtë të hënë në Bruksel përballen me një të vërtetë të hidhur: BE-ja mund të përpiqet sa të dojë për të qetësuar situatën me Iranin, por vendimet po merren pa BE-në.

Sa i kufizuar është ndikimi i Evropës, tregohet edhe nga fakti se të premten e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadepful dhe homologët e tij francezë dhe britanikë u takuan me ministrin e Jashtëm iranian  Abbas Araghtschi në Gjenevë për të gjetur një zgjidhje rreth programit bërthamor të Iranit.

Por të premten në mbrëmje, presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se Evropanuk mund të ndihmonte. "Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën. Ata duan të flasin me ne", tha Trump.

Të dielën në mbrëmje, Trumpi urdhëroi bombardimin e tre prej objekteve më të rëndësishme bërthamore të Iranit, dhe shumë nga "partnerët" e Amerikës në BE mësuan për sulmin vetëm pasi bombat kishin rënë në Iran.

As G7 nuk ka asgjë për të thënë

Megjithatë, edhe pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike. "Kjo krizë mund të përfundojë vetëm në tryezën e negociatave."

Ajo përsëri veçoi Iranin, i cili "tani duhet të angazhohet për një zgjidhje diplomatike të besueshme". Ashtu si presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, von der Leyen bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Por ky president amerikan me sa duket nuk interesohet shumë për atë që mendojnë vendet e tjera - përveç ndoshta Izraelit - për krizën me Iranin.

Kjo u diskutua intensivisht edhe në samitin e G7 në Kanada, ku ai e diskutoi atë me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë të BE-së. Grupi G7 ra dakord për një deklaratë të përbashkët.

Ata riafirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe theksuan se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.Po ashtu bënë thirrje për një zgjidhje të krizës me Iranin që të çojë në një deeskalim më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump u kthye në Uashington pas ditës së parë të samitit të G7, duke përmendur konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si arsye, duke nxitur spekulime për një ndërhyrje të shpejtë ushtarake amerikane.

Pavarësisht deklaratës së përbashkët, samiti pa dallime të qarta në qëndrime midis Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili kishte shtyrë për një zgjidhje diplomatike. Të enjten e kaluar, presidenti amerikan njoftoi një vendim brenda dy javësh - por në fund ai veproi shumë më shpejt.

Raporti i Izraelit me BE

Ndërsa pafuqia e Evropës në uljen e tensioneve të konfliktit është e dukshme, ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel po trajtojnë edhe çështjen e statusit të veçantë të Izraelit në tregtinë me BE.

Duke pasur parasysh pasojat e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, ku civilët po vuajnë, pyetja është nëse marrëveshja duhet të zgjatet.

Marrëveshja e Asociimit ka rregulluar marrëdhëniet midis BE-së dhe Izraelit për një çerek shekulli. Ajo parashikon, ndër të tjera, lehtësimin e doganave dhe tregtisë. BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar i Izraelit, me një qarkullim vjetor prej më shumë se 42 miliardë euro.

Neni 2 i Marrëveshjes përcakton që të dyja palët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike. Një hetim është nisur me iniciativën e Holandës nëse Izraeli po e respekton këtë detyrim, duke pasur parasysh se ka bllokuar shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullin e Gazës për njëmbëdhjetë javë të plota.

Gjermania nuk është në favor të rishikimit të Marrëveshjes, por praktikisht dy të tretat e vendeve të BE-së, përfshirë Irlandën, Spanjën, Luksemburgun dhe Belgjikën, kanë shprehur mbështetje për iniciativën holandeze.

Përsëri, pa konsensus

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi gjithashtu javën e kaluar se masat e Izraelit "shkojnë përtej të drejtës së tij për vetëmbrojtje". Bllokada e ushqimit dhe ilaçeve për palestinezët në Gaza nuk ofron siguri për Izraelin.

Pyetja është se çfarë përfundimesh do të nxjerrë BE nga rezultatet e këtij shqyrtimi. Pezullimi i të gjithë marrëveshjes do të kërkonte një vendim unanim nga të gjithë anëtarët, dhe kjo nuk do të ndodhë për shkak të kundërshtimit të pritur të Gjermanisë ose Hungarisë.

Kështu, debati mund të reduktohet përsëri në atë që është bërë e qartë disa herë që kur Hamasi sulmoi Izraelin në tetor 2023 - se BE është larg një qëndrimi të unifikuar mbi veprimet e Izraelit në luftën në Gaza./Marrë nga DW

 

8 ORE ME PARE

VIDEO/ Shërben si bazë për pushtetin, ushtria izraelite bombardon selinë e Gardës Revolucionare në Teheran

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në
Pamje nga vendngjarja

''Sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj Teheranit kanë goditur gjithashtu një ndërtesë qendrore që i përket Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit'', tha zëdhënësja e IDF-së (Forcat e Mbrotjes Izraelite), Gjeneral Brigade Effie Defrin, në një konferencë për shtyp.

Sipas IDF-së, sulmet goditën selinë e Basij në Teheran, e cila, thonë ata, "shërben si një nga bazat e pushtetit të Gardës dhe është përgjegjëse, ndër të tjera, për zbatimin e kodit islamik dhe raportimin e qytetarëve që e shkelin atë".

Të njëjtat burime raportojnë se disa ushtarë të Basij janë vrarë në sulme./Versus.al

 

8 ORE ME PARE

VIDEO/ Sekretari i Mbrojtjes së SHBA ngatërron Teheranin me Tiranën: Avionët B-2 hynë dhe goditën

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në
Pete Hegseth

Pas sulmit që SHBA lëshoi kundrejt aseteve bërthamore të Iranit të shtunën, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Pete Hegseth foli për mediat duke dhënë detaje mbi operacionin.

Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është një ngatërrese e vogël e tij. Në momentin që po fliste për avionin B-2 që goditën asetet bërthamore, duke dashur t’i referohet kryeqytetit Iranian Teheranit, ai përmendi Tiranën. Ngatërresa u korrigjua shpejt prej tij.

"Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë...më falni Teheran”- u shpreh Hegseth. Versus.al

 

11 ORE ME PARE

SHBA nuk përfill Evropën për konfliktin Izrael-Iran, sot ministrat e BE mblidhen për të gjetur zgjidhje

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në
Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE

Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit pas goditjes së SHBA-ve.

Të premten, ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, si dhe homologu i tyre britanik David Lammy, udhëtuan për në Gjenevë me shpresën për të ulur tensionet dhe për të bindur Teheranin në tryezën e negociatave bërthamore.

Pas takimit me ministrin e jashtëm iranian, evropianët dërguan një mesazh të përbashkët se bisedimet duhet të vazhdojnë, duke thënë se ata "mirëpritën përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të kërkuar një zgjidhje të negociuar".

Por më pak se 24 orë më vonë, SHBA-të nisën sulmet ndaj Iranit duke treguar se as nuk e llogarit mendimin e Bashkimit Europian në këtë çështje dhe se vendet e Evropës nuk kanë asnjë peshë në të ardhmen e konfliktit.

Irlanda ka thënë se sulmet përfaqësojnë një "përshkallëzim jashtëzakonisht të rrezikshëm". Në orën e kaluar, ministri i jashtëm spanjoll José Manuel Albares tha se Evropa duhet të jetë "zëri i paqes dhe diplomacisë".

Por tani për tani, Evropa po përpiqet të gjejë zërin e saj dhe nuk po dëgjohet. Versus.al

12 ORE ME PARE

“Kumarxhiu Trump, ti e nise luftën, ne do e përfundojmë”, Irani paralajmëron SHBA-të: Shkelët tokën tonë

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në
Donald Trump dhe Ayatollah Ali Khamenei

Komandanti i lartë i Forcave të Armatosura të Iranit ka lëshuar një paralajmërim të fortë se Shtetet e Bashkuara i kanë hapur derën hakmarrjes, duke thënë "ne nuk do të tërhiqemi kurrë".

Gjeneral Major Abdolrahim Mousavi, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, duke e quajtur Amerikën "kriminale" tha se kishte "hapur dyert për luftëtarët e Islamit në forcat e armatosura për çdo veprim kundër interesave dhe ushtrisë së saj, dhe ne nuk do të tërhiqemi kurrë në këtë drejtim".

Mousavi tha se SHBA-të kishin "hyrë drejtpërdrejt në luftë duke shkelur sovranitetin e Iranit Islamik dhe duke shkelur tokën e shenjtë të vendit tonë".

Mesazhi i tij është i fundit në një sërë deklaratash të forta nga komandantët e lartë ushtarakë të hënën. Megjithatë, ende nuk ka pasur një koment që nga sulmi i SHBA-së nga figura më e fuqishme e Iranit, Udhëheqësi Suprem Ajatollah Khamenei.

"Kumarxhi Trump, ti mund ta fillosh këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë atë".- tha Ibrahim Zolfaqari, zëdhënës i komitetit qendror të forcave të armatosura

Një zëdhënës i komandës qendrore të forcave të armatosura, Ibrahim Zolfaqari, paralajmëroi se do të përgjigjej me "operacione të fuqishme dhe të synuara që do të shkaktojnë pasoja të rënda, të paparashikueshme dhe të dhimbshme", në një video të ndarë nga mediat shtetërore.

Zolfaqari i kritikoi sulmet amerikane dhe paralajmëroi për reagimin e mundshëm të Iranit.

"Jo vetëm që (sulmi) ishte i kotë, por ai gjithashtu do të zgjerojë fushën e objektivave legjitime dhe të larmishme për (ushtrinë e Iranit) dhe do të hedhë themelet për zgjerimin e luftës në të gjithë rajonin", tha ai në videon, të ndarë nga agjencitë shtetërore të lajmeve Fars dhe Mehr të hënën. Pastaj, duke kaluar në anglisht, ai tha: "Kumarxhi Trump, ti mund ta fillosh këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë atë." Versus.al

13 ORE ME PARE

Khamenei izolohet dhe ndërpret gjithë komunikimet pas sulmit nga SHBA, paqartësi sesi Irani do përgjigjet

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, thuhet se po strehohet në një bunker të sigurt nëntokësor me të gjitha komunikimet elektronike të pezulluara për t'u mbrojtur nga përpjekjet e mundshme për vrasje. Masat e shtuara të sigurisë e kanë bërë komunikimin e drejtpërdrejtë me të të kufizuar dhe të vështirë, duke e lënë të pasigurt përgjigjen përfundimtare të Iranit ndaj sulmeve ajrore të fundit amerikane në vendet e tij bërthamore derisa Khamenei të adresojë publikisht situatën.

Analistët thonë se rrëzimi i Khameneit dhe udhëheqësve të tjerë klerikë rrezikon të krijojë një boshllëk që mund të mbushet nga elementë të vijës së ashpër në forcën ideologjike të Gardës Revolucionare (IRGC) ose ushtrinë iraniane.

Khamnei emëron pasardhësin e mundshëm
I përballur me kërcënime të shtuara për vrasje nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, thuhet se ka ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të siguruar vazhdimësinë e lidershipit gjatë konfliktit të vazhdueshëm.

Sipas The New York Times, Khamenei ka emëruar tre klerikë të lartë si pasardhës të mundshëm nëse ai vritet. Veçanërisht, zyrtarët konfirmuan se djali i tij, Mojtaba Khamenei, nuk është midis kandidatëve të zgjedhur - duke kundërshtuar pretendimet e mëparshme se ai po përgatitej për rolin.

Raporti shton se Khamenei ka filluar gjithashtu të zgjedhë zëvendësime për komandantët ushtarakë që u vranë së fundmi në sulmet ajrore izraelite, duke sinjalizuar si largpamësi strategjike ashtu edhe urgjencë mes tensioneve në rritje. I vetëdijshëm për mundësinë e të qenit në shënjestër, Khamenei thuhet se ka shprehur gatishmërinë për të përqafuar martirizimin, nëse një fat i tillë do ta gjente. Versus.al

14 ORE ME PARE

Irani ‘ul dozën’ e sulmeve, lëshon vetëm një raketë, izraelitët bombardojnë infrastrukturën ushtarake

Izraeli bombardon Gardën Revolucionare, Irani sulmon bazat e SHBA në

Forcat Ajrore të Izraelit thonë se po synojnë infrastrukturën ushtarake këtë mëngjes në Kermanshah në Iranin perëndimor. Natën e kaluar, 20 avionë luftarakë izraelitë ishin në veprim, duke goditur objektet e magazinimit dhe lëshimit të raketave, si dhe sistemet e radarëve dhe satelitëve.

Izraeli është zotuar të vazhdojë të sulmojë Iranin për të kufizuar më tej aftësinë e tij të raketave balistike dhe bastisjet e natës së kaluar raportohen të jenë një nga sulmet më intensive të këtij konflikti.

Duket se Irani ka qëlluar vetëm një raketë drejt Izraelit gjatë natës pati një alarm bastisjeje ajrore rreth orës 03:00 lokale.

Zyrtarët izraelitë thonë se u rrëzua nga një sistem amerikan i mbrojtjes ajrore, një tjetër simbol i mbështetjes së SHBA-së dhe ndoshta një shenjë se sa të tendosura janë mbrojtjet izraelite. Një dron i vetëm iranian u rrëzua gjithashtu këtë mëngjes pranë Eilat në bregdetin jugor të Izraelit.

Përgjigja e kufizuar deri më tani e Iranit mund të tregojë sesa aftwsi ka republika islamike pas dhjetw ditwsh sulmesh izraelite.  Ose më shumë të ngjarë, udhëheqja iraniane po shënon kohën ndërsa shqyrton lëvizjen e saj të ardhshme dhe si të japë hakmarrjen që ka premtuar në përgjigje të bombardimeve të SHBA-së. Versus.al

Poll