Çfarë do të gjeni në brendësi
*Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin festuan ditën e Pashkës me meshën që u mbajt në të gjitha kishat ortodokse dhe katolike. *Mijëra besimtarë u mblodhën për të festuar këtë ngjarje të shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit, një moment qendror në kalendarin e krishterë. *Kremtimi vazhdoi edhe në Katedralen Ortodokse, ku Kryepeshkopi Joan drejtoi meshën, duke dhënë një mesazh shprese dhe uniteti për të gjithë të pranishmit. *Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët me një foto të një fëmije që mban një qiri në dorë. *Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa vizitoi Kishën në qytetin e Kavajës premtoi dyfishim të fondit për komunitetet fetare. * Lideri demokrat tha se nëse merr besimin e qytetarëve brenda mandatit të parë do ti japë fund zgjidhjes së çështjes së pronave për institucionet fetare.
“Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare”, Berisha: Prioritet i jonë është zgjidhja e çështjes së pronave!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa vizitoi Kishën në qytetin e Kavajës premtoi dyfishim të fondit për komunitetet fetare.
Po ashtu, lideri demokrat tha se nëse merr besimin e qytetarëve brenda mandatit të parë do ti japë fund zgjidhjes së çështjes së pronave për institucionet fetare.
“Ne kemi marrë angazhim që në 4 vitet që vijnë, çështja e pronave të marrë përgjigje përfundimtare, duke angazhuar kështu të gjithë potencialin që ka qeveria në të gjitha aspektet financiare, rikthime fizike, kompensime fizike, por shoqëria duhet të ndahet nga ato padrejtësi të krijuara, shumë të mëdha”, tha Sali Berisha.
Sali Berisha: Unë e kam deklaruar edhe më përpara, ajo që ne do bëjmë, dy gjëra, do përpiqemi dhe do i bëjmë.
Së pari do të dyfishojmë fondin që kemi për komunitetet fetare, fondin buxhetor. Ne e patëm vendosur në atë kohë në buxhet një fond për komunitetet fetare dhe këtë fond e ndanin vetë në komitetin e tyre.
Por ky fond ka mbetur aty ku ishte dhe ne do e dyfishojmë atë, se është e domosdoshme të dyfishohet.
Së dyti, brenda këtij mandati që vjen në rast se qytetarët shqiptarë votojnë, ne do të zgjidhim përfundimisht problemin e pronave me përparësi absolute për institucionet fetare, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Ne kemi marrë angazhim që në 4 vitet që vijnë, çështja e pronave të marrë përgjigje përfundimtare, duke angazhuar kështu të gjithë potencialin që ka qeveria në të gjitha aspektet financiare, rikthime fizike, kompensime fizike, por shoqëria duhet të ndahet nga ato padrejtësi të krijuara, shumë të mëdha.
Vazhdojnë dhe sot, dhe për fat të keq dua ta them, që pronat e komuniteteve fetare janë viktimat e para. Ato i kanë plaçkitur, i kanë grabitur, por ne do të qëndrojmë 100% me vendosmërinë më të madhe.
Ne e kemi çështjen e zgjidhjes së pronave dhe të të përndjekurve politikë, duhet me çdo kusht që shoqëria të ndahet nga ato padrejtësi që janë bërë në të shkuarën.
Mijëra besimtarë ortodoksë e katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin, mesazhi i Kryepeshkopit Joan

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin festuan ditën e Pashkës me meshë që u mbajt në të gjitha kishat ortodokse dhe katolike.
Në Tiranë, ceremonia liturgjike u zhvillua në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Mijëra besimtarë u mblodhën për të festuar këtë ngjarje të shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit, një moment qendror në kalendarin e krishterë.
Kremtimi vazhdoi edhe në Katedralen Ortodokse, ku Kryepeshkopi Joan drejtoi meshën, duke dhënë një mesazh shprese dhe uniteti për të gjithë të pranishmit.
Ky përvjetor i rëndësishëm ishte një mundësi për besimtarët të rinovonin besimin e tyre dhe të festonin së bashku këtë ngjarje të veçantë.
“Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror.
Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan./Versus.al
Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkët, Rama mesazh urimi
Sot, besimtarët katolikë dhe ortodoksë bashkohen për të festuar Pashkët në të njëjtën datë, një ngjarje e veçantë që ndodh në këtë vit jubilar ekumenik.
Pashkët janë të njohura si festa më e rëndësishme e krishterimit, simbolizuese për fitoren mbi vdekjen dhe për rilindjen, shpresën dhe ringjalljen.
Ndërsa zakonisht Pashkët festohen në data të ndryshme për shkak të kalendarëve të ndryshëm (Gregorian dhe Julian), ky vit përfaqëson një rast unik, ku të gjithë të krishterët, pavarësisht besimit të tyre, ndajnë të njëjtën ditë të shenjtë.
Një moment i veçantë ky, që thekson unitetin dhe marrëdhënien mes besimtarëve të dy traditave.
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët me një foto të një fëmije që mban një qiri në dorë.
“Për shumë vjet Pashkët”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas fotos që ka publikuar në rrjete sociale./Versus.al








