Live Updates /

Lezhë/ Një 25 vjeçar gjendet i vrarë me një plumb, Policia: Nuk e dimë nëse është vrasje apo vetëvrasje (VIDEO+EMRI)

*Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte 6 shkurt banorët e zonës Balldre, në Lezhë. *Një 25 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një makine. *I riu i identifikuar si Romario Brunga u gjet nga familjarët e tij, ndërsa në dorë mbante një armë zjarri tip pistoletë. *Nga veprimet hetimore rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga pistoleta që mbante në dorë. *Ende nuk ka konfirmim zyrtar, por paraprakisht nisur edhe nga rrethanat ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vetëvrasje. *Policia po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo jo

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Ky është 25 vjeçari që u gjet i vrarë në makinë, policia jep detaje

Lezhë/ Një 25 vjeçar gjendet i vrarë me një plumb,

Romario Brunga, 25 vjeç është i riu që është gjendur pa shenja jete brenda një automjeti në Balldre të Lezhës. Sipas raportimeve të derimëtanishme në automjetin e viktimës është gjendur edhe një armë zjarri.

Versus.al ka siguruar edhe foton e Romaria Brungës.

Nga informacionet paraprake i riu ka marrë vetëm 1 plumb, i cili për të ka rezultuar fatal. Kanë qenë familjarët  që e kanë gjetur trupin e pajetë të riut.

Autoritetet, përfshirë policinë, hetuesit por edhe ambulancën kanë vendosur tashmë perimetrin e sigurisë, duke mos lejuar automjetet e tjera të kalojnë për shkak të prishjes së provave në vendngjarje.

Ende nuk dihet rrethanat edhe motivi i humbjes së jetës të Brungës por Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Megjithatë ende nuk është përjashtuar mundësia e vetëvrasjes.

Lezhë/Informacion Paraprak

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore./Versus.al/

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ E rëndë në Lezhë, një 25 vjeçar gjendet i vrarë në makinë

Lezhë/ Një 25 vjeçar gjendet i vrarë me një plumb,

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë pasdite në "Balldre" në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, një i ri, i identifikuar me emrin Romaria Brunga, 25 vjeç është gjendur pa shenja jete në makinë.

Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Poll