Live Updates /

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha shpërthen ndaj socialistëve! Kush ishin deputetët që nuk morën pjesë?!

*Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në një seancë plenare për miratimin e kalendarit të punimeve deri para periudhës së pushimeve në fund të qershorit. *Pas një pauze mbi 2 mujore, deputetët folën për mediat jashtë Kuvendit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Mes tyre edhe Monika Kryemadhi e cila mohoi të ketë përgjegjësi mbi rezultatin që mori ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta i cili mbeti jashtë Kuvendit. *Pas Spiropalit e mori fjalën menjëherë kreu i PD, Sali Berisha i cili shpërtheu në akuza ndaj socialistëve duke i cilësuar si të njësuar me krimin dhe bandat për të fituar zgjedhjet e 11 majit. *Kryeparlamentarja shtroi për votim kalendarin e punimeve dhe pas miratimit, shpalli të mbyllur seancën. Ajo i tha Berishës se nuk mund të justifikohet në Kuvend për humbjen ‘dëshpëruese’ që pësoi PD më 11 maj.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në një seancë plenare për miratimin e kalendarit të punimeve deri para periudhës së pushimeve në fund të qershorit. *Pas një pauze mbi 2 mujore, deputetët folën për mediat jashtë Kuvendit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Mes tyre edhe Monika Kryemadhi e cila mohoi të ketë përgjegjësi mbi rezultatin që mori ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta i cili mbeti jashtë Kuvendit. *Pas Spiropalit e mori fjalën menjëherë kreu i PD, Sali Berisha i cili shpërtheu në akuza ndaj socialistëve duke i cilësuar si të njësuar me krimin dhe bandat për të fituar zgjedhjet e 11 majit. *Kryeparlamentarja shtroi për votim kalendarin e punimeve dhe pas miratimit, shpalli të mbyllur seancën. Ajo i tha Berishës se nuk mund të justifikohet në Kuvend për humbjen ‘dëshpëruese’ që pësoi PD më 11 maj.

9 Postime
18 ORE ME PARE

Dorëheqje para kohe?! Nuk siguruan mandat, deputetët ‘zhduken’ nga Kuvendi! Figurat që munguan sot në seancë

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha
Lulzim Basha

Kuvendi i Shqipërisë rifilloi punimet këtë të enjte, pas një pushimi dy mujor – ose siç quhet ndryshe në qarqet politike, sezoni i reflektimit elektoral. Seanca zgjati vetëm 15 minuta, por mjaftoi për të miratuar kalendarin e punës, si edhe për të rikujtuar kush mungon.

Një nga mungesat më simbolike, megjithëse aspak befasuese, ishte ajo e Lulzim Bashës, i cili me një lloj elegance nordike vendosi të mos jetë as fizikisht në një Kuvend ku nuk është më deputet.  Basha ka zgjedhur heshtjen pas humbjes, por ngjan më shumë me zhdukjen politike.

As këtë të enjte ai nuk u bë “i gjallë” në sallë, duke dëshmuar se ndonjëherë mungesa është forma më e sinqertë e pranimit të realitetit. Mungesës së tij iu bashkua dhe ajo e Dashnor Sulës, i cili, pasi këmbënguli që Kuvendi duhet të rifillojë punën sipas ligjit, vendosi që vetë ta anashkalojë këtë fillim me shumë finesë.

Në galerinë e figurave të papranishme u shfaqën gjithashtu Ori Nebiaj, Dhurata Çupi, Flutura Açka e disa të tjerë që dikur dominonin kronikat, por që tashmë kanë lënë vendin bosh – një boshllëk që, për hir të së vërtetës, askush nuk është përpjekur ta mbushë me ndonjë emocion të veçantë.

Në përfundim, ndërsa Kuvendi “rifillon”, opozita duket se është ende në kërkim të vetvetes – disa në sallë, të tjerët jashtë saj dhe një pjesë që preferon të mos jetë as në kujtesë. Versus.al

19 ORE ME PARE

"Bodrum i mafies"/ Berisha: Më mirë të kishin ardhur bosët e karteleve në Kuvend

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha
Sali Berisha

Pas mbylljes së seancës së Kuvendit që zgjati vetëm disa minuta, Sali Berisha ka folur edhe njëherë përpara gazetarëve në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit.

Berisha u shpreh me ironi se do të ishte më mirë që në parlamentin e ri të uleshin bosët e drogës që zgjodhën të paktën 28 deputetë në zgjedhjet e fundit, pasi sipas tij, të paktën ata do të ishin të vërtetë.

“Kësaj i thonë kur parlamenti kthehet në një bodrum të mafias. Nuk respekton asnjë rregull apo ligj. Parlamenti po përdoret si një dyqan privat. Kjo ishte një seancë e turpshme, ku pas një farse elektorale, në vend që qytetarët të dëgjonin faktet dhe opozitës për atë që ndodhi më 11 maj, ka ta mbathin për disa minuta.

Ishte më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve, ata janë të vërtetë, këta janë shërbëtorë. Ajo që dua të garantoj është vendosmëria e opozitës për të mbrojtur kauzën për votën e lirë. Në parlamentin e ri nuk do ketë deputetë. Do përcaktojmë aksionin, format e qëndresës janë të pranueshme”, tha Berisha.

19 ORE ME PARE

 “Koha juaj ka perënduar” Spiropali i ndërpret fjalën në Kuvend, Berisha: Cila kohë?

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha
Berisha dhe Spiropali

Kreu i PD-së, Sali Berisha mbajti fjalën në seancë plenare duke akuzuar atë që ai e konsideron farsë elektorale. Fjala e kreut të PD u ndërpre pas përfundimit të kohës nga kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali. Në atë moment, Spiropali e lajmëron se ka mbaruar koha e të folurit dhe më pas e ka ironizuar.

Spiropali: Koha mbaroi

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar. Versus.al



19 ORE ME PARE

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha shpërthen ndaj socialistëve! Kush ishin deputetët që nuk morën pjesë?!

19 ORE ME PARE

Mes debateve dhe akuzave për lidhjet me krimin, mbyllet seanca plenare! Berisha: Ti je Blendi i Xhabafëve

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha
Kuvendi i Shqipërisë

Nuk zgjati më shumë se 10 minuta seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Berisha ka akuzuar ministrat, qeverinë dhe kryeparlamentaren për farsën elektorale nga ku arritën të marrin votat përmes bandave.

Ai akuzoi Blendi Gonxhen dhe Elisa Spiropalin se kishin marrëdhënie të ngushta me bandën e Xhabafëve. Kryeparlamentarja u shpreh se humbja dëshpëruese dhe turpëruese nuk mund ta lejojë të kthehet në Kuvend dhe të flasë në atë lloj mënyre. Pas kësaj përplasjeje, Spiropali përfundon seancën.

Sali Berisha: Ai tani quhet Blendi I Xhabafëve. Një bandit më I keq ja ku është.

Spiropali: Mos ju drejtoni me gisht anëtarit të Këshillit të Ministrave

Berisha: Ai është njësoj me ty. Se edhe ti erdhe si Spiropali përfundove si…

Spiropali: Ti nuk mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese për të folur sipas rendit tënd. E mbylle për sot siç e ke mbyllur përgjithmonë. Këtu mbyllet seanca plenare seanca tjetër t’ju njoftohet. Versus.al

 

19 ORE ME PARE

"Më e ndershme të jenë në Kuvend Troplini e Altin Hajri", Berisha shpërthen ndaj socialistëve: Botë e krimit!

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha mori fjalën i pari në seancën e sotme ku hodhi akuza ndaj qeverisë për zgjedhjet e 11 majit të cilat i ka cilësuar vazhdimisht si "farsë elektorale". Berisha tha se më e ndershme ishte që në Kuvend të jenë të pranishëm krerët e grupeve kriminale. 

"Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura. Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin.

Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër.
Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën. O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit.

Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit"- deklaroi Berisha. Versus.al

19 ORE ME PARE

“Nuk kam përgjegjësi për rezultatin e Metës”, Kryemadhi: S'kam qenë lidere e fushatës së tij

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për mediat jashtë Kuvendit lidhur me çështjen e angazhimit të saj në politikë.

Kryemadhi tha se nuk ka përgjegjësi lidhur me rezultatin dhe se përgjegjësia duhet të kërkohet tek qeveria e cila sipas saj ka vjedhur vota dhe ka kryer krime elektorale.

“Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe. Se nuk kam qenë lidere e fushatës së tij zgjedhore. Kam qenë një ndër personat që kërkonte votë për Ilir Metën. Përgjegjësinë më të madhe duhet ta kërkojmë tek organizatorët e zgjedhjeve, tek qeveria që vjedh haptas”- tha Kryemadhi.

“Filmi është njëra anë e jetës, është shumë interesante. Politika nuk bëhet vetëm verbalisht”- shtoi më tej. Versus.al

 

19 ORE ME PARE

Spoti i saj elektoral bëri xhiron e rrjetit, Edona Bilali: S’jeni gati për këtë lloj humori ju që jeni jashtë Shkodrës

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha
Edona Bilali

Deputetja e PS, Edona Bilali ka folur për gazetarët pak para nisjes së seancës plenare. Bilali e cila nuk siguroi dot mandatin e saj të deputetes u pyet edhe për spotin e saj elektoral që bëri xhiron e rrjetit.

Bilali u shpreh se personi në fjalë është një aktor humori, ndërsa theksoi se “qartësisht jashtë Shkodrës njerëzit nuk janë gati për këtë lloj humori”.

Në spotin që u fshi më pas nga Bilali shfaqej një pacient, i cili ndodhej në krevatin e spitalit, i luajtur nga aktori i njohur Gac Kodrina, i cili kërkon të dijë nëse do të jetë gjallë deri më 11 maj pasi i ka dhënë fjalën Edona Bilalit që ta votojë. Versus.al

22 ORE ME PARE

"Të bëjmë gjithçka", sot seancë plenare në Kuvend! Bardhi dhe Peleshi mobilizojnë deputetët me mesazhe

Mbyllet për 15 minuta seancë plenare në Kuvend! Berisha

Pas më shumë se 2 muajsh “pauzë” për shkak të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet jetës parlamentare. Seanca plenare është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00 dhe do të shënojë nisjen e një faze pesë javore pune para se legjislatura të mbyllet përfundimisht në korrik në mënyrë që Kuvendi i ri të nisë punën në shtator.

Drejtuesit e grupeve parlamentare të PD dhe PS kanë dërguar mesazhe për deputetët gjatë ditës së djeshme. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje deputetëve të theksohen në denoncimin e parregullsive zgjedhore.

“Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!”, shkruan Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit të PS Niko Peleshi u ka kërkuar deputetëve që të jenë të pranishëm patjetër në mbledhjen e grupit parlamentar që do të zhvillohet në orën 11:30, rreth 30 minuta para nisjes së seancës.

“Përshëndetje kolegë! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e Enjte, datë 29 Maj, ora 12:00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11:30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit”, thuhet në mesazh.

Fillimisht në orën 10:00 do të mblidhet konferenca e kryetarëve për të miratuar kalendarin e punimeve, ndërsa në orën 12:00 nis seanca plenare në Kuvend. Versus.al

Poll