Live Updates /

“Jep dorëheqjen, nuk ka dialog”, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të qeverisë

Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, në ditën e 25-të në Tiranë në një tubim që vijon prej disa javësh. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, duke artikuluar thirrje për ndryshim politik dhe largimin e klasës aktuale drejtuese. Me pankarta dhe slogane si “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e Re” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, pjesëmarrësit kanë vijuar protestën e tyre kundër qeverisë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, në ditën e 25-të në Tiranë në një tubim që vijon prej disa javësh. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, duke artikuluar thirrje për ndryshim politik dhe largimin e klasës aktuale drejtuese. Me pankarta dhe slogane si “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e Re” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, pjesëmarrësit kanë vijuar protestën e tyre kundër qeverisë.

3 Postime
1 ORE ME PARE

Protesta e 25-të antiqeveritare, qytetarët nuk i ndal as shiu. Lexohen kërkesat drejtuar Ramës

“Jep dorëheqjen, nuk ka dialog”, mijëra qytetarë

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, protesta e 25-të kundër qeverisë po zhvillohet me gjithë kushtet e motit.

Pavarësisht motit të keq, qytetarët e mbledhur nuk janë shpërndarë dhe kanë vijuar qëndrimin në shesh, duke vazhduar tubimin e tyre.

Me çadra në duar dhe shumë prej tyre edhe pa mbrojtje nga shiu, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në vend, duke thirrur parulla kundër qeverisë si “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”.

Flamuj shqiptarë dhe pankarta me kërkesa për ndryshim politik janë valëvitur gjatë gjithë kohës, ndërsa folësit nga podiumi kanë vijuar fjalimet e tyre me thirrje për qëndresë.

Kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh:

Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama.

Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor.

Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore, ku përfshihen:

Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor;

Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike;

Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate.

Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht:

Ligji për Zonat e Mbrojtura;

Ligji për Trashëgiminë Kulturore;

E ashtuquajtura “Paketa e Maleve”;

Ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë.

Hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë

1 ORE ME PARE

Protesta e 25-të, aktivistja Sidorela Vatnikaj: Qytetarët po kërkojnë një “Shqipëri të re” dhe kontratë të re sociale

“Jep dorëheqjen, nuk ka dialog”, mijëra qytetarë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e 25-të të zhvilluar në Tiranë, ku deklaroi se qytetarët prej javësh po kërkojnë ndryshim politik dhe një marrëdhënie të re mes shoqërisë dhe shtetit.

Ajo iu përgjigj edhe kritikave për fjalimet e mbajtura në podium, duke thënë se temat e ngritura lidhen me çështje që, sipas saj, nuk marrin vëmendjen e duhur në hapësirën publike.

“Për të gjithë ata që thonë se fjalimet në këtë podium qenkan pa nivel, a i keni dëgjuar ndonjëherë këto fjalime për korrupsionin, shëndetësinë, autokracinë, mediat, oligarkinë?”, u shpreh Vatnikaj.

Sipas saj, shoqëria shqiptare ka ndërtuar tashmë një “artikulim të ri politik” dhe një “kontratë të re sociale”, ndërsa theksoi se qytetarët nuk janë më të frikësuar dhe nuk mund të shantazhohen.

“Shoqëria shqiptare ka dalë në rrugë, nuk është më e frikësuar dhe nuk mund të shantazhohet më me bukën e gojës”, deklaroi ajo, duke shtuar se kërkesa për ndryshim është e qartë dhe e pandalshme.

Protesta e 25-të në Tiranë vijon si pjesë e një serie tubimesh të pandërprera gjatë javëve të fundit, ku protestuesit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale në vend.Versus.al

2 ORE ME PARE

Dita e 25-të e protestës kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

“Jep dorëheqjen, nuk ka dialog”, mijëra qytetarë

Ka nisur këtë mbrëmje protesta e 25 kundër qeverisë. Për shkak të reshjeve të shiut që përfshinë për pak kohë kryeqytetin, protesta nisi përtej orës 19:00.

Protestuesit, me pankarta në duar dhe thirrjet në kor “Rama n’burg, Berisha n’burg”, kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.Versus.al

Poll