Live Updates /

“Më ngacmoi të fejuarën, më fyeu dhe goditi”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Astir. Arrestohet dhe shoku i viktimës

*Ditën e sotme ka dhënë dëshminë e tij autori i vrasjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në zonën e Astirit ku ka shpjeguar se ai ka ndërhyrë në momentin kur ka parë viktimën teksa ngacmonte të fejuarën e tij. *Policia ka dhënë detaje të reja nga ngjarja nga ku mësohet se është arrestuar edhe shoku i Amarildo Hoxhallarit, pasi rezultoi se po ngiste motomjetin ku ndodhej edhe i plagosuri, atëherë, në gjendje të dehur. *Nga informacionet është bërë me dije se viktima ka patur edhe precedent të mëparshëm penalë.

Shkruar nga M.H

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ditën e sotme ka dhënë dëshminë e tij autori i vrasjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në zonën e Astirit ku ka shpjeguar se ai ka ndërhyrë në momentin kur ka parë viktimën teksa ngacmonte të fejuarën e tij. *Policia ka dhënë detaje të reja nga ngjarja nga ku mësohet se është arrestuar edhe shoku i Amarildo Hoxhallarit, pasi rezultoi se po ngiste motomjetin ku ndodhej edhe i plagosuri, atëherë, në gjendje të dehur. *Nga informacionet është bërë me dije se viktima ka patur edhe precedent të mëparshëm penalë.

3 Postime
6 MUAJ ME PARE

'Po drejtonte mjetin në gjendje të dehur', policia jep detaje mbi vrasjen e mbrëmshme në Tiranë, arrestohet shoku i viktimës

“Më ngacmoi të fejuarën, më fyeu dhe goditi”,
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar shokun e Amarildo Hoxhallari, që mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme nga plagët me thikë, shtetasin A. M, 33 vjeç pasi u konstatua nga policia se po drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se pas plagosjes, Hoxhallari tentoi të largohej nga vendgjarja me shokun e tij me motomjet.

33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin D.K, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal, dhe shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Shtetasi Darmian Keli, ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin A.H, 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital, ndërsa shtetasi A. M., drejtuesi i motomjetit ku ndodhej 34-vjeçari që ka ndërruar jetë, ka rezultuar se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

'Më ngacmoi të fejuarën, më goditi dhe ofendoi', zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së rëndë në Tiranë

“Më ngacmoi të fejuarën, më fyeu dhe goditi”,

Autori i vrasjes së 34-vjeçarit, Darmend Keli, i cili është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme (24 gusht) menjëherë pas krimit të rëndë ka dhënë ditën e stome dëshminë e tij në polici për ngjarjen e rëndë.

Darmian Keli u shpreh se kishte parë të fejuarën teksa ngacmohej nga viktima dhe më pas kishte ndërhyrë.

Ai tha se si fillim i kishte folur nga ballkoni i shtëpisë dhe më pas kishte zbritur poshtë e pas ofendimeve dhe goditjeve nga ana e viktimës, Keli e kishte goditur me thikën që kishte marrë me vete.

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.

Ndërkohë 34-vjeçari, Amarildo Hoxhallari fatkeqësisht ndërroi jetë në spital duke mos iu mbijetuar 4 plagëve të marra me thikë./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Vrasja me thikë në Astir, detaje të reja për personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë

“Më ngacmoi të fejuarën, më fyeu dhe goditi”,
Momenti i arrestimit të 25-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vdekur një 34-vjeçar Amarildo Hoxhallari pas plagëve me thikë të marra nga Darmend Keli, i dashuri i vajzës që viktima dyshohet se po ngacmonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër banesës së autorit, në zonën e Yzberishtit, i cili u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes duke u larguar në rrugicat pranë banesës së tij.

Sipas informacioneve të marra viktima rezulton të ketë patur precedentë të mëparshëm penalë.

Sakaq, personi që humbi jetën Amarildo Hoxhallari fillimisht u transportua në spital, por nuk ia doli të mbijetonte pë shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore të krijuar nga plagët e marra në gjoks e në këmbë.

Shkak për konfliktin me fund tragjik mes dy djemve është bërë një ngacmim që Amarildo Hoxhallari i ka bërë një ditë më parë partneres së 25-vjeçarit.

Autori Darmend Keli, duke parë nga ballkoni i shtëpisë së tij, ka vërejtur se e fejuara e tij po ngacmohej nga Amarildo Hoxhallari. 25-vjeçari më pas ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka zbritur për t’u përballur me Hoxhallarin. Sipas burimeve, dy burrat janë konfliktuar fizikisht dhe më pas Keli e ka goditur 34-vjeçarin katër herë me thikë./ Versus.al

Poll