Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama, në prani të ministrave Besfort Lamallari dhe Albana Koçiu prezantoi masat e reja ligjore që kanë hyrë në fuqi sa i takon kontrollit dhe planifikimit të territorit me fokus kundër ndërtimeve pa leje në vend. *Një pikë e rëndësishme që e nënvizoi që në fillim ishte se nuk do të lejohet që qytetarët të futen në pallate të cilat ende nuk kanë një certifikatë përdorimi dhe se nuk do të ketë lidhje të shërbimit me ujë e drita për godina që nuk kanë hipotekë. Rama përmendi sërish “listën e zezë” do të futen të gjithë ndërtuesit dhe firmat që do të ndërtojnë pa leje ose do të tejkalojnë lejen e ndërtimit, ndërsa theksoi edhe përgjegjësinë penale për arkitektët që e lejojnë një gjë të tillë. *Kryeministri bëri me dije se do të ketë një korrigjim në gjithë vendin të mureve rrethuese duke sqaruar se ato të cilat janë ndërtuar pa leje dhe me qëllim fitimin, do të shemben, ndërsa për banesat do të ketë një mirëkuptim për t’i rregulluar. Rama nënvizoi se për çdo gjë aktivitet duhet marrë leje, pavarësisht nëse është pronë private vendi ku po zhvillohet. *Më tej nënvizoi krijimin e një regjistri kombëtar të ndërtimeve ku secili do të ketë mundësi të ketë akses në informacionin mbi lejet e dhëna dhe pronat ku po zhvillohen ndërtime.
“U shkon një ankesë me letër”, Rama ironizon gjyqtarët: Do ua çojmë masat për ndërtimet pa leje se janë të zënë
Teksa foli për vendimet e marra nga gjyqtarët në disa raste të cilat sipas tij kanë qenë në kundërshtim me interesat e komunitetit ,Rama ironizoi duke thënë se masat e planit kundër ndërtimeve pa leje do t’u dërgohen edhe gjyqtarëve të cilët i quajti “shumë të zënë”.
“Do ua cojmë gjithë gjykatësve të gjykatës administrative de janë shumë të zënë dhe kanë shumë ngarkesë dhe nuk kanë kohë t’I lexojnë. Madje do ua cojmë me shkrim dhe është fushë specifike dhe i mirëkuptj në moskuptimin e tyre. do aua cojmë emr mbiemër gjykatësve dhe do u cojmë edhe ekspertëve. Uroj shumë që masat e marra në dhoma të ashtuquajtura të këshillimit ku nuk lajmërohet asnjeri dhe nuk kanë idenë fare se cfarë mase po marrin se vjen një ankesë me letër dhe nuk e shohin farë bëjnë dhe marrin masa që bien ndesh me interesat e komunitetit dhe komuniteti me të drejtë thotë “korrupsion”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al
“Ndërtimi pa leje, sport kombëtar”, Rama: E nxiti Berisha, e quante Bathoren ‘mrekullia e 8’
Ndërkohë që foli për lejuesit e ndërtimeve pa leje, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ngurroi të përmendte paraardhësin e tij, Sali Berishën duke thënë se ai e kishte nxitur ndërtimin pa leje.
Rama mori si rast ironizues Bathoren duke thënë se Berisha asokohe e cilësonte si “mrekullinë e 8” të botës.
“Ka një sërë masash të reja se këtu sporti i ndërtimit pa leje është zhvilluar si sport kombëtar për shumë e shumë vite. Ne e kemi ulur çdo vit kurbën, por nuk e kemi sheshuar. Në këtë sport kombëtar që është nxitur nga lart, ka qenë dikush këtu para meje që e quante Bathoren mrekullinë e tetë të botës sepse ishte i pari qytet i ndërtuar pa leje, ishte gati gati si aplikim që globi të mos thotë se ka 7 mrekulli se ka 8. Pra ishte nxitur ndërtimi pa leje”- tha Rama. Versus.al
“Do korrigjohen avllitë në gjithë vendin”, Rama: Do shemben muret rrethuese të ngritura për fitime
Mes masave të hyra në fuqi për kontrollin e territorit, është edhe kontrolli dhe korrigjimi i mureve rrethuese të godinave të ndryshme. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të duhet që për çdo mur rrethues të merret leje e posaçme dhe të ketë një korrigjim sipas modeleve që do u vendosen në dispozicion nga bashkitë.
Mes të tjerash theksoi se çdo mur rrethues i ngritur për qëllim fitimi, do të shembet.
“Muret rrethuese janë problematikë më vete në këtë republikë, akti që kemi kaluar përcakton se muret rrethuese do duhet t’u nënshtrohen rregullave. Nuk mund të jetë Shqipëria europiane një vend ku muret rrethuese janë tërësisht pa asnjë lloj sensi të zhvillimit të përbashkët urban të një lagjeje apo një zone. Padiskutim që siç merret leja për ndërtimin, ashtu edhe për murin rrethues. Muret rrethuese pa leje do duhet të adoptohen dhe korrigjohen sipas modeleve që do i vënë në dispozicion bashkitë. Kudo ku janë ndërtuar për qëllime fitimi, se ka mure rrethuese ku do ketë mirëkuptim. Çdo mur rrethues i bërë nëpër resorte, nëpër pallate e godina për qëllim fitimi, do prishet, do shembet. Për çdo mur, duhet marrë leje sepse muret i keni parë vetë me siguri edhe kur keni shkuar me pushime që ato muret kanë tendencë të gllabërojnë treçerekun e trotuarit dhe më pas janë ato trotuaret minimaliste që duhet të ecësh në rrugë”- tha kryeministri. Versus.al
“Asnjëri nuk ka të drejtë të bëjë asgjë pa leje”, Rama: S’mundet që dikush të vërë gardhin e të rrisë bagëti
Në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, Rama theksoi se pavarësisht se një person mund të ketë një pronë private, kjo nuk i jep atij të drejtën të bëjë çfarë dëshiron në territorin e pronës së tij.
Teksa nënvizoi domosdoshmërinë e ndërhyrjes së bashkive për siguriën dhe pastërtinë edhe të pronave private mes pallateve, Rama mori shembull duke thënë se një person nuk mundet të vendosë gardhin dhe papritmas të nisë të rrisë bagëti pa patur leje.
“Asnjë pronar privat nuk ka të drejtë të bëjë asgjë pa leje. Nuk mund të vërë traun dhe të bëjë parkim pa patur leje dhe nuk mund të bëjë asnjë lloj aktiviteti tjetër. Ajo pronë nuk shtetëzohet. Flas këtu për raste kur brenda hapësirave të pallateve janë kthyer prona. Ato prona që figurojnë hipotekë nuk tjetërsohen, por përsa kohë nuk ka leje ndërtimi, i takon baashkisë që në ato prona të garantojë pastërti dhe siguri dhe natyrisht të mbjellë pemë e lulishte e çfarëdoqoftë në këto prona komunitare, por pa qëllim fitimi. Në momentin kur ka një mundësi të ndërtojë për mundësi fitimi, ajo mundësi i takon privatit. Është e paimagjinueshme që ndërkohë që për pak vite bëhemi pjesë e BE të kemi diskutime për principe themelore të funksionimit të një vendi evropian. Nuk mundet që në emër të pronës të vendosësh një gardh rreth e rrotull dritares së katit të parë dhe të rrisësh bagëti”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al
Rama plan masash për ndërtimet në vend: Arkitektët do ndiqen penalisht në rast abuzimesh, s'ka ujë e drita për objekte pa hipotekë
Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë me mediat lidhur me ndërtimet pa leje dhe masat që do të ndërmerren për kontrollin e territorit. Ai e nisi me projektet arkitekturore duke thënë se arkitektët do jenë përgjegjës për çdo devijim apo tejkalim të lejes së ndërtimit.
“Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore përmes përfshirjes detyruese të arkitektit përgjegjës. Kjo do të thotë për shkak se arkitektët janë në trysni të madhe nga ndërtuesit për të bërë devijime dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime të vaazhdueshme në procesin e ndërtimit duke e kthyer arkitektit në subjekt të ligjit. Duke e ngarkuar me përgjegjësi për çdo devijim nga projekti, bëhet e pamundur që presioni të funksionojë mbi arkitekti. Sepse është ai që paguan pasojat”- tha Rama.
Ndërsa theksoi se do të ketë mekanizma më të shtuar të kontrollit nga ana e bashkive dhe ritheksoi se nuk do të ketë lidhje dritash dhe uji për objektet që nuk kanë marrë ende hipotekë.
“Formalizimi i mënyrës së ndërtimit duke vendosur informacione të detajuara para nisjes së procesit të ndërtimit në mënyrë që të jetë i dokumentueshëm dhe i gjurmueshëm. Zbatimi i fazave të kontrollit me kontroll në kohë të projekteve të miratuara. Edhe ky është aspekt që ka çaluar shumë. Më tej është forcimi i mekanizmave të kontrollit duke zbatuar 4 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore. Pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës së përdorimit të autoritetit përgjegjës.
Po ashtu uji dhe dritat do të lidhen vetëm pas certifikatës së lejes së përdorimit. Arsyeja përse njerëzit mbeten pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja është konstatuar të jetë jashtëzakonisht e dobët gjë që kthen drejtëpërdrejtë në viktimë atë që është jo vetëm i pafajshëm, por edhe i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të patur në shtëpi. Nuk do lejohet më që në godina, pallate pa certifikatë përdorimi të lidhen ujë dhe dritat. Nuk do lejohen më që njerëzit të futen në apartamente pa u përfunduar siç duhet dhe pa u pajisur me hipotekë”- shtoi Rama. Versus.al







