Live Updates /

Nisin arrestimet për krime zgjedhore, qytetari shet votën për 500 euro pastaj pendohet! SPAK heton autorin që mblidhte karta ID për PD-në

*Vetëm 3 ditë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kanë nisur edhe arrestimet e para për krime zgjedhore. Policia ka prangosur në Lushnje 38 vjeçarin Marin Leka, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në blerjen e votës. *Arrestimi i tij erdhi pasi qytetari që shiti votën, Muharrem Toska bëri denoncim në polici duke u shfaqur i penduar. Ai zbuloi se Leka i kishte marrë kartën e ID në këmbim të 500 eurove të premtuara nëse votonte Partinë Demokratike. *Dosja hetimore i kaloi SPAK-ut për krime zgjedhore. Prokuroria e Posaçme në janar të këtij viti njoftoi ngritjen e taskforcës për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. *Nuk ka ende një reagim zyrtar nga PD lidhur me njoftimin e policisë për arrestimin e 38 vjeçarit në Lushnjë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 DITE ME PARE

“Sajesë e turpshme e SHISH”, PD e Fierit mohon akuzat për blerje votash: SPAK të zbardhë rastin

Nisin arrestimet për krime zgjedhore, qytetari shet votën për 500

Partia Demokratike e Fierit ka reaguar lidhur me arrestimin e Marin Lekës për blerjen e votave në këmbim të 500 eurove. Sipas PD-së së Fierit bëhet fjalë për sajesë të turpshme nga ana e SHISH.

Duke u distancuar nga krimi elektoral, PD bën thirrje që SPAK të hetojë menjëherë rastin dhe të vendosë para përgjegjësisë këdo që ka shkelur ligjin.

“Sajesat e turpshme si të Sigurimit të Shtetit as na ndikojnë, as na shfokusojnë nga misioni ynë për të bërë më të mirën për Shqipërinë. Ne distancohemi nga çdo krim elektoral dhe jemi në krye të betejës kundër shkeljeve të ligjit në zgjedhje.

Manipulimet e opinionit publik të kryer nga Policia e Shtetit, një bandë në shërbim të Belinda Ballukut, duhet të marrin përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. SPAK duhet të hetojë menjëherë rastin dhe të vendosë para përgjegjësisë cilindo që ka shkelur ligjin.

Ne kemi besim të plotë tek SPAK për zbardhjen e këtij rasti, ku po keqpërdoret Policia e Shtetit për propagandë bajate kundër PD.

Sajesa e trashë, qesharake dhe e turpshme e Policisë së Shtetit është bërë për llogari të PS dhe Belinda Ballukut për të zhurmuar krimin elektoral të detyrimit të administratës për të marrë pjesë në miringjet e PS. 35 fletëthirrje janë dërguar tek strukturat e Partisë Socialiste për krime zgjedhore vetëm ditën e djeshme për këtë krim elektoral. Ne inkurajojmë Prokurorinë e Posaçme që të vijojë punën për goditjen e çdo krimi zgjedhor në qarkun Fier”- thuhet në reagimin e PD. Versus.al

1 DITE ME PARE

Iu premtuan 500 euro për t’ja dhënë votën PD, qytetari që e denoncoi: U pendova

Nisin arrestimet për krime zgjedhore, qytetari shet votën për 500

Muharrem Toska, qytetarit që i ishin premtuar 500 euro në këmbim të votës për PD-në në Lushnjë, ka bërë vetë denoncimin në polici.

Ai tha para oficerëve se ishte ndjerë i penduar pas premtimit për shitjen e votës dhe prandaj e kishte bërë denoncimin në polici.

Marin Leka i kishte premtuar 500 euro dhe i kishte marrë kartën e Identitetit. Menjëherë pas ngjarjes, Toska kishte bërë kallëzim në polici dhe çështja i kaloi SPAK-ut për krime zgjedhore.

Në kontrollin që iu bë Lekës, iu gjet karta e ID të Muharrem Toskës. Versus.al

1 DITE ME PARE

Tentoi të blinte vota për PD-në, arrestohet 38 vjeçari në Lushnjë! Dosja i kalon SPAK për krime zgjedhore (EMRI)

Nisin arrestimet për krime zgjedhore, qytetari shet votën për 500
Momenti i arrestimit të 38 vjeçarit

Fier- Një 38 vjeçar në Lushnjë, i identifikuar si Marin Leka është arrestuar nga policia pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Mësohet se Leka i kishte premtuar 500 mijë lekë të vjetra një personi për t’i blerë votën në favor të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Policia ka sekuestruar kartën e ID të personit të cilit i ishin premtuar shuma parash për votën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje" dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025”- njofton policia.

Dosja hetimore i kalon SPAK-ut në kuadër të task-forcës së ngritur nga Prokuroria e Posaçme për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: