Live Updates /

PS fitoi zgjedhjet e pjesshme, Rama: Pjesëmarrja e ulët për shkak të motit të keq! Heshtje në PD, Salianji: Nuk u përballëm, duhet ndryshim

*Partia Socialiste fitoi thellë në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën dje në 5 bashki të vendit. Megjithatë u vu re që pati një pjesëmarrje shumë të ulët në votime, rreth 18% e votuesve me të drejtë vote në total në këto 5 bashki. *Lidhur me rezultatin dhe pjesëmarrjen e ulët në votime, reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Sipas tij shkak për numrin e ulët në votime ishte moti i me shi gjatë ditës së djeshme dhe opozita e cila është në gjendje shumë të dobët. *Ndërkohë në selinë e Partisë Demokratike ka patur heshtje lidhur me zgjedhjet. Pavarësisht mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha nuk bëri asnjë koment mbi zgjedhjet lokale ku PD nuk nxorri kandidatë, por mbështeti të pavarurit. *I vetmi reagim nga radhët e demokratëve ka ardhur nga ish-deputeti Ervin Salianji i cili ka deklaruar se situata aktuale është në favor të kryeministrit Edi Rama dhe se PD duhet të ndryshojë për të arritur një rezultat më të mirë në reagimin popullor kundër qeverisë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Partia Socialiste fitoi thellë në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën dje në 5 bashki të vendit. Megjithatë u vu re që pati një pjesëmarrje shumë të ulët në votime, rreth 18% e votuesve me të drejtë vote në total në këto 5 bashki. *Lidhur me rezultatin dhe pjesëmarrjen e ulët në votime, reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Sipas tij shkak për numrin e ulët në votime ishte moti i me shi gjatë ditës së djeshme dhe opozita e cila është në gjendje shumë të dobët. *Ndërkohë në selinë e Partisë Demokratike ka patur heshtje lidhur me zgjedhjet. Pavarësisht mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha nuk bëri asnjë koment mbi zgjedhjet lokale ku PD nuk nxorri kandidatë, por mbështeti të pavarurit. *I vetmi reagim nga radhët e demokratëve ka ardhur nga ish-deputeti Ervin Salianji i cili ka deklaruar se situata aktuale është në favor të kryeministrit Edi Rama dhe se PD duhet të ndryshojë për të arritur një rezultat më të mirë në reagimin popullor kundër qeverisë.

2 Postime
2 ORE ME PARE

"Zgjodhëm qetësinë në vend të përballjes, Salianji kritika PD pas zgjedhjeve të pjesshme: Situata i leverdis Ramës

PS fitoi zgjedhjet e pjesshme, Rama: Pjesëmarrja e ulët për shkak

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale pas fitores së thellë të PS në zgjedhjet e pjesshme vendore pavarësisht pjesëmarrjes tepër të ulët në 5 bashkitë.

Sipas Salianjit me këtë pjesëmarrje të ulët, qytetarët treguan se nuk kanë besim se me votën e tyre mund të ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë. Por sipas tij edhe kjo lloj situate i leverdis qeverisë së Ramës duke pretenduar se në këtë mënyrë e ka më të lehtë të kryejë vepra korruptive.

Salianji e vë theksin edhe tek opozita duke thënë se në vend të përballjes duke nxjerrë kandidatë politikë në zgjedhje, zgjodhi qetësinë në vend të angazhimit. Ish-deputeti thotë se demokratët duhet të angazhohen për të rikthyer besimin e qytetarëve tek PD.

Postimi i plotë:

E djeshmja ishte nje ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me voten e tyre  mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë . Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka perqendruar të gjithe pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë  rëndësi për ta.

Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin se ne këtë vend ka garë, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet.

Gjithsesi kjo është gjendje që i intereson qeverisë të korruptuar të Edi Ramës. Sa më pak qytetarë votojnë, sa me pak ata besojne te institucionet, aq më të lehte e ka ajo te vjedh parate e tyre.

Detyra jone si opozite është ta ndryshojmë këtë apati eshe opozitare që dëmton të ardhmen e Shqiperisë dhe është premisë për kohëzgjatjen e automracisë. Fakti që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira nuk duhet te bëjë apatike Partinë Demokratike, përkundrazi duhet të na bëjë të angazhohemi edhe më shumë. Është detyra e Partisë Demokratike , të riktheje besimin te qytetarët

Me dhimbje duhet ta pranojmë që prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar, për të bërë betejë, për të lexuar drejt shpresat dhe zhgënjimet e qytetarëve.

Qytetarët, demokratët e opozitarët që luftuan në këto zgjedhje meritojnë përgëzime për angazhimin dhe kurajën e tyre. Por personalisht ndjehem i ligështuar që, pavarësisht kapaciteteve, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, paqen në vend të luftës, qetësinë në vend të angazhimit.

Mijëra demokratë sot na gjykojnë me të drejtë.

Miliona shqiptarë na gjykojnë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara strategjike, që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati që luan me jetët e njerëzve si t’i teket.

Shqiptarët ndjejnë përditë dhunën, represionin, arrogancën, korrupsionin masiv, prepotencën, gjobat, shembjet dhe burgosjet.

Ka ardhur koha të ndryshojmë! Mundësisht sot, jo nesër!

Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera në Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetarëve në votim është një mesazh i qartë:

Partia Demokratike duhet të ndryshojë, ne duhet ta lexojmë, ta themi e më pas të ndryshojmë realitetin! Çdo orë e vonuar është karburant për autokratin. Versus.al

5 ORE ME PARE

Fitorja e thellë në 5 bashki dhe pjesëmarrja e ulët, Rama: Shkak moti me shi dhe dobësia ekstreme e opozitës

PS fitoi zgjedhjet e pjesshme, Rama: Pjesëmarrja e ulët për shkak

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për fitoren e kandidatëve socialistë në 5 bashkitë ku u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme. Duke uruar kandidatët fitues, Rama veçoi Beratin ku Ervin Ceca fitoi me mbi 83% të votave.

Lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje, Rama e ka gjetur shkakun tek moti me shi gjatë ditës së djeshme dhe dobësia e opozitës.

“5 bashki, 5 fitore  dhe 5 arsye më shumë  për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave  dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”- shkruan Rama.

Këto zgjedhje ishin të pazakonta për vetë periudhën në të cilën u zhvilluan dhe fushatën zgjedhore e cila ishte thuajse "inekzistente" dhe pa entuziazëm. Opozita nga anatjetër la fushë të lirë për kandidatët e pavarur duke mos zgjedhur të kandidonte me figura politike përballë socialistëve. Versus.al

Poll