Live Updates /

Rama: Na sulmuan sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, nuk do të presim opozitën që të ecim përpara

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni. *Kreu i qeverisë tha se sulmet nuk kanë reshtur për 6 muaj me radhë ndaj tij, kryetarit Fatmir Xhafaj dhe të gjithë stafit të punës. Rama shtoi më tej se Partia Socialiste është e vetmja forcë që do të udhëheq Reformën në Drejtësi. *Kryeministri Edi Rama në praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, deklaroi se “ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade”. Rama deklaroi se Bashkimi Europian është i rreptë në procedurat dhe standardet që ndjek për realizimin e reformave me qëllim hyrjen e një vendi në BE.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni. *Kreu i qeverisë tha se sulmet nuk kanë reshtur për 6 muaj me radhë ndaj tij, kryetarit Fatmir Xhafaj dhe të gjithë stafit të punës. Rama shtoi më tej se Partia Socialiste është e vetmja forcë që do të udhëheq Reformën në Drejtësi. *Kryeministri Edi Rama në praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, deklaroi se “ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade”. Rama deklaroi se Bashkimi Europian është i rreptë në procedurat dhe standardet që ndjek për realizimin e reformave me qëllim hyrjen e një vendi në BE.

4 Postime
1 MUAJ ME PARE

Ambasadori i BE: Politika nuk duhet të prekë pavarësinë e Reformës në Drejtësi

Rama: Na sulmuan sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për

Në takimin ‘Shqipëria 2030 në BE’, organizuar sot nga Kuvendi, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se vendi ynë ka një mundësi historike për t’iu bashkuar BE-së, pasi integrimi i saj është në krye të përparësive të unionit.

‘Integrimi i Ballkanit në BE mbetet në krye të përparësive të BE në të ardhmen e afërt. Udhëheqja e re që ka marrë detyrën më 1 dhjetor e rikonfirmoi mjaft qartë. Ribashkimi i Evropës është bërë pjesë përbërëse e vizonit për një Europë më të sigurt, qëndrueshme dhe të begatë. Shqipëria ka një mundësi historike para, perspektiva e vendit tuaj për tu bërë anëtarë të BE është reale. Procesi bazohet në meritë dhe se demokracia e sundimi i ligjit do të mbeten shtylla e tij. Nëse kandidatët do japin rezultate, BE do jetë aty. Institucionet kanë përgjegjësi të mobilizojnë të gjitha burimet për të ecur para në mënyrë vendimtare’, deklaroi Gonzato.

Pa dyshim që ky proces ka sfidat e veta dhe për këtë Gonzato nënvizoi se reforma në drejtësi duhet të jetë një proces i pakthyeshëm për Tiranën zyrtare.

‘Parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Shqipëria është angazhuar qartë të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemi prokurorisë e gjyqësor për të konsoliduar llogaridhënien në të gjitha nivelet. Është thelbësore që ekuilibrat institucionalë ekzistues dhe ndarja e pushteteve të garantohen plotësisht.’

Duke qenë se vetëm dy muaj më parë Tiranë dhe Brukseli çelën bisedimet për kapitullin themelor, për Gonzaton, institucionet shqiptare duhet të japin pikërisht rezultate për një grup reformash që përbëjnë shtyllën për integrimin në BE.

‘Pas një viti shpenzuar me autoritet shqiptare, duke analizuar kuadrin ligjor, BE ka përcaktuar qartë se kush janë reformat që udhën arritur në këto fusha. Fokusi kryesor i Shqipërisë është t’i zbatojë këto reforma. Ky nuk është proces ku plotësojmë disa kuti, kur BE monitoron progresin në raport nuk sheh vetëm strategjitë, por nëse reformat janë zbatuar dhe masat janë ekzekutuar’, shpjegoi ambasadori i BE.

1 MUAJ ME PARE

“BE nuk dhuron asgjë”, Rama: Indeksi i Bazelit nuk është as gazetë gjermane dhe as emision skandalesh italian

Rama: Na sulmuan sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Bashkimi Europian është i rreptë në procedurat dhe standardet që ndjek për realizimin e reformave me qëllim hyrjen e një vendi në BE.

“BE nuk fal asgjë, nuk dhuron asgjë. Kur vjen puna te standardet dhe kriteret që duhet të plotësojë një shtet nuk ka as gjeopolitikë, as luftë, as kriza, meqë po ndodhin gjërat e tjera, hajt të bëjmë këto të tjerat. Kjo është aq e vërtetë sa edhe Ukraina kur vjen puna te hapat e BE-së duhet të bëjë çdo detyrë një për një dhe nuk bëhet anëtare pa i plotësuar ato detyra sipas standardeve të BE-së.

Dhe unë me zemërgjerësi e citoj, po kjo është arsyeja se ky proces është një bekim për ta ndërtuar Europën këtu, kjo është arsyeja pse është fat që jemi në qendër të Europës dhe jo në Afganistan, sepse siç ka komisioni i posaçëm linjë ekspertësh që sjellin dokumentin e përbashkët për fusha të ndryshme dhe i japin vlerën e plotë që ka vendi të dijes, një burim dije për mënyrën si ndërtohet shteti i të drejtës që nuk e ka askush e nuk gjendet askund tjetër në BE. Kjo na jep mundësinë që jo vetëm ta ëndërrojmë, por edhe ta ndërtojmë shtetin e të drejtës”, tha Rama.

“Sot Shqipëria zë vendin e parë në rajon për prokurimet publike nga pikëpamja e eficencës, transparencës dhe integritetit. Dhe për të arritur këtu, BE-ja që nuk është gazetë gjermane, por institucion me lupë, përdor një instrument, ekspertë që analizojnë vendet, i njëjti instrument që u përdor më parë dhe kur ishim ne në qeveri dhe s’i ka thënë këto që thotë sot.

Ka thënë gjëra shumë më të pakënaqshme. Shqipëria është e para, prokurimet publike janë aty ku dhe BE nuk na ka vendosur piketa të ndërmjetme, sepse e konsideron një sistem europian, sado e çuditshme t’u duket atyre që e nisin ditën, e vazhdojnë dhe e përfundojnë me korrupsionin, një në tre fjalë kanë korrupsionin dhe e përdorin këtë fjalë pa u menduar dy herë. Nuk flas vetëm për ata që ngrenë akuza në rrugë, por edhe për ata që na duan të mirën.

A është e drejtë kjo? Një fakt tjetër, pastrimi i parave. Del indeksi i Bazelit, që nuk është gazetë gjermane apo emision skandalesh italiane, e thotë që Shqipëria ka bërë në luftën kundër pastrimit të parave një progres ku në tabelën e klasifikimit janë nja 7 a 8 vende të BE-së që janë nën Shqipërinë. E thonë ata, qoftë për prokurimet publike, qoftë dhe për të dytën, unë e di shumë mirë ku bazohen ata, se ne i referohemi fakteve e jo perceptimeve”, shtoi kryeministri Edi Rama.

1 MUAJ ME PARE

Rama: BE nuk negocion me qeverinë, por me Shqipërinë

Rama: Na sulmuan sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, i cili zhvillohet me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, deklaroi se “ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade”.

“Ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme dhe themelore për procesin e integrimit. Pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të Shqipërisë, dhe këtu përfshi të gjithë, që nga dashamirësit e deri te kritikët, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për anëtarësimin në BE. Përtej asaj që duket, kjo fazë është fazë marramendëse përsa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë dhe jo qeveria thjesht”, tha Rama.

Kryeministri shtoi me ironi: “Ndërkohë që ambicia jonë është anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade, shtuar planin e dakordësuar shumë agresiv së bashku me Komisionin Europian, që Shqipëria t’i përfundojë të gjitha detyrat brenda vitit 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat e ngurrimet, e lëre pastaj me akuzat dhe përpjekjet për ta penguar procesin. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë plan të errët për të bllokuar SPAK-un dhe për të kthyer përmbys Reformën në Drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete në PS dhe thurin komplot”.

“Kur përmend SPAK-un dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje dhe unë nuk e kisha të mundur ta evitoja këtë çështje këtu sepse dua t’ia kujtoj të gjithëve se Partia Socialiste është forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe pa këtë forcë dhe pa bindjen e vullnetin e hekurt të PS-së, jo Amerika, jo Europa, por të gjithë të bëheshin bashkë nuk do ta kishin bërë dot të mundur Reformën në Drejtësi”, shtoi Edi Rama.  

 

1 MUAJ ME PARE

'Xhafa dhe Rama plan të errët për të bllokuar SPAK' / Kryeministri: PS forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi

Rama: Na sulmuan sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni.

Gjatë fjalë së tij kreu i qeverisë tha se sulmet nuk kanë reshtur për 6 muaj me radhë ndaj tij, kryetarit Fatmir Xhafaj dhe të gjithë stafit të punës. Rama shtoi më tej se Partia Socialiste është e vetmja forcë që do të udhëheq Reformën në Drejtësi.

Rama: Fatmiri Xhafa, që është dhe sebepi i këtij takimi të nivelit të lartë tha që ky është një proces ka filluar një vit më parë dhe unë dua ta rimarr këtë konstatim korrekt. Përsa i përket fillimit të procesit për të thënë se puna e bërë dhe dokumenti analitik prej rreth 700 faqesh janë pjesë e gjysmës së këtij viti, ndërkohë që në gjysëm e parë të vitit është konsumuar me frymën e skepticizmit dhe kundërshtimeve, pa diskutim dhe të akuzave por ato janë një element që nuk dua t'i përfshij këtu, por dua të them se ne jemi sot këtu për të diskutar pasi është përmbyllur një fazë shumë thelbësore për këtë proces dhe dyshime kanë qenë vërtetë shunë shqetësuese për mua personalisht. Kanë qenë shqetësuese pasi ne nuk e kemi luksin të humbasim kohë për gjërat që janë të qarta, por nga ana tjetër ka qenë një provë shumë kokëforte e faktit se pjesa dërmuese e njerëzve të sinqertë të rrugës evropiane të Shqipërisë dhe këtu përfshijë nga dashamirësit deri tek kritikët nuk e kanë idene se çfarë është kjo fazë për Bashkimin Europian sepse përtej asaj që duket dhe asaj që lexohet sipërfaqësisht është një fazë marramëndese që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë jo vetëm qeveria. Ambicia jonë është ta anëtarësojmë vendin brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me KE që t’i përfundojë detyrat brenda 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet dhe lërë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin. Natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys Reformën në Drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete dhe po thurin një komplot. Kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje  dhe nuk kisha mundur ta kisha evituar këtë çështje këtu se pse dua tjua kujtoj të gjithëve duke filluar nga miqtë tanë të paçmuar duke vazhduar me të gjithë ata që janë përfshirë si ekspert të shoqërisë civile që ju them mirësevini në klubin tonë por nga ana tjetër mos kini asnjë merak se çfarë nuk të vret të forcon dhe duke vazhduar pastaj me të gjithë të tjerët që Partia Socialiste e Shqipërisë forca që qeveris vendin prej vitit 2013 është forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi. Pa bindjen absolute dhe vullnetin e hekurt të PS, jo Amerika, jo Europa, po të gjithë të tjerët të bëheshin bashkë nuk do e kishin bërë dot të mundur Reformën në Drejtësi. E thënë kjo, pa mbështetjen e tyre, kjo do ishte e pamundur. /Versus.al

Poll