Live Updates /

“Shpopullimi nuk nisi në qeverisjen time”, Rama për 11 majin: Na duhet shumicë e fortë, fitojmë të paktën 74 mandate

*Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama pati një bashkëbisedim “direkt’ me ndjekësit në rrjete sociale duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të këtyre të fundit. *Sa i takon zgjedhjeve të 11 majit, Rama tha se i duhet një shumicë qeverisëse përtej PS dhe se sipas tij kjo gjë ndikon në vazhdimësinë e përparimit në negociatat për anëtarësim në BE. *Duke iu përgjigjur sërish kritikës së njërit prej emigrantëve, Rama tha se shpopullimi i vendit nuk nisi gjatë qeverisjes së tij, por gjatë viteve të mëhershme. *Lidhur me rezultatin e 11 majit, Rama u shpreh i bindur se PS do të fitojë të paktën 74 mandate.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama pati një bashkëbisedim “direkt’ me ndjekësit në rrjete sociale duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të këtyre të fundit. *Sa i takon zgjedhjeve të 11 majit, Rama tha se i duhet një shumicë qeverisëse përtej PS dhe se sipas tij kjo gjë ndikon në vazhdimësinë e përparimit në negociatat për anëtarësim në BE. *Duke iu përgjigjur sërish kritikës së njërit prej emigrantëve, Rama tha se shpopullimi i vendit nuk nisi gjatë qeverisjes së tij, por gjatë viteve të mëhershme. *Lidhur me rezultatin e 11 majit, Rama u shpreh i bindur se PS do të fitojë të paktën 74 mandate.

3 Postime
1 JAVE ME PARE

“Votoni 1-shin të ikë ky psiqiku”, Rama-tifozit të Juventusit: Edhe ti Brut?! Na turpërove fare

“Shpopullimi nuk nisi në qeverisjen time”, Rama për 11

Teksa lexonte disa prej komenteve kritikuese ndaj qeverisë, Rama hasi edhe në një koment ku një tifoz i Juventusit, skuadrës që mbështet edhe kryeministri, bënte thirrje që të votohet Partia Demokratike.

“Voto nr.1 të ikë ky psiqiku”- shkroi komentuesi me emrin në FB “Juventus Juve”.

Ky koment zhgënjeu kreun e qeverisë i cili shprehu edhe habinë sesi një tifoz i juventusit mund të jetë me PD-në ose “kënetën” siç e cilëson Rama.

“Po dhe ti mor brut? Dhe ti mor bianconero? Bianconero me kënetën, na turpërove fare. Nuk e di domethënë, po edhe ti me kënetën? Si mund të jetë një juventin me kënetën?!”- iu përgjigj kryeministri.

Sa i takon videove të montuara të cilat i publikon në rrjetin social duke identifikuar Berishën me figurën e bufit të kënetës, Rama tha se pavarësisht kritikave që merr nga njerëzit, do vijojë t’i publikojë të njëjtat video.

“E shoh se një pjesë e juaja preken shumë me 30 sekonda apo 2 minuta në ditë që shikoni bufin e kënetës. Po atë bufin do e shikoni çdo ditë, prekuni nuk kam çfarë ju bëj. Nuk doni ta pranoni se është një buf kënete. Nuk doni ta pranoni se jeni në kënetë prandaj reagoni kështu”- tha Rama. Versus.al

1 JAVE ME PARE

“E shpopullove vendin”, Rama i përgjigjet emigrantit: Nuk ikët gjatë qeverisjes time, por më herët

“Shpopullimi nuk nisi në qeverisjen time”, Rama për 11

Pyetjes për shpopullimin e vendit, kryeministri Edi Rama nuk i ka shpëtuar as kësaj here nga një prej emigrantëve në rrjetet sociale. Gjatë komunikimit “direkt” të Ramës, emigranti shqiptar i shkruan se PS kërkon votën e diasporës, ndërkohë që shqiptarët janë larguar për shkak të keqqeverisjes.

Pavarësisht shifrave drastike që tregojnë shpopullim të vendit dhe plakje të popullsisë, Rama iu përgjigj duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ikja masive nuk kishte nisur kur ai erdhi në qeveri, por më herët.

Pjesë nga biseda në rrjetet sociale: 

Komentuesi: Po ne emigrantët jemi në Europë, harrove se e ke shpopulluar Shqipërinë prej se erdhe ne pushtet?

Rama: Kjo idiotësi është si puna e asaj shprehjes, shpif e shpif se diçka do mbetet dhe ju kanë mbetur në gojë kjo të gjithë atyre që ua ka stampuar bufi i kënetës me gjithë kukumjaçkat dhe kuakuakuatë e kënetës që po shpopullohet Shqipëria. Dhe flasin sikur lëvizja e shqiptarëve dhe largimi i tyre drejt Europës filloi kur erdha unë në qeveri ndërkohë që po të shikosh trajektoren e lëvizjes së shqiptarëve është e qartë sesi është zhvilluar, kur ka pasur rritje apo ulje. Nuk e kuptoj fare, në 97-ën, 98-ën, 2012-ën, unë isha në detyrë kur ka pasur ikje shumë më masive? E dyta, ju emigrantët jeni në Evropë, por jo të gjithë shqiptarët e Europës kanë mundësinë e qytetarisë europiane. Versus.al

1 JAVE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Çdo votë që nuk jepet për PS, është e hedhur kot

“Shpopullimi nuk nisi në qeverisjen time”, Rama për 11

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një komunikim “direkt” me ndjekësit në rrjetet sociale duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre të ndryshme.

Teksa sqaroi foton e postuar me një familje emigrantësh jashtë vendit që kishte votuar dhe do të dorëzonte zarfin, kreu i qeverisë tha se u kishte marrë leje. Ndërsa dha udhëzime për mënyrën e votimit, Rama tha se çdo votë që nuk jepet për PS në fletën e votimit është ‘e hedhur kot’.

“Vendoset një shënim kryq ose vizë ose rreth brenda kuadratit ku shkruhet numri 5. Në çdo kuti tjetër vota juaj është juridikisht e vlefshme por politikisht e pavlefshme sepse është e hedhur në kotësinë e përgjithshme jashtë territorit të shumicës. Në këtë moment duhet një shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar me sukses negociatat me BE dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Pastaj një preferencë të vetën sipas qarqeve. Dikush tjetër komenton se çfarë vendi jemi ne ku akoma transportohet vota me postë të huaj. Të jemi të qartë, këtë lloj poste e përdor çdo vend i huaj. Disa flasin sikur nuk kanë parë botë me sy ndërkohë që shkruajnë nga jashtë”- u shpreh kryeministri në rrjetet sociale. Versus.al

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: