Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës 21:30, në ambientet e lokalit “Regina Garden” në Vlorë. *Ardian Isufi, ish-shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, së bashku me Leart Bimon, sulmuan fizikisht kamarierin në prani të klientëve të hotelit. *Ngjarja u shkaktua nga një shishe uji që kamarieri kishte shërbyer në tavolinë, më shumë se porosia e kërkuar. *I riu,Aron Balaj sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se si ndodhi konflikti, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën. *Konflikti ka marrë përmasa më të mëdha kur në mbrojtje të kamerierit ka ndërhyrë pronari i lokalit, shtetasi Vasil Bedinaj, 53 vjeç, një emër i njohur në Vlorë si pronar i “Regina Group”. *Ai ka goditur oficerin e policisë, duke e lënë të plagosur dhe të shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës.
I rrahu kamarierin për një shishe ujë, pronari i hotelit bën për spital ish-shefin e rrugores Vlorë

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës 21:30, në ambientet e lokalit “Regina Garden” në lagjen “Pavarësia 2” të Vlorës, ku një mosmarrëveshje për një shishe uji më tepër se porosia e kërkuar ka përfunduar në përplasje fizike mes disa personave, përfshirë një oficer policie, një qytetar me precedent penal, pronarin e hotelit dhe një gazetar lokal.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se konflikti nisi pasi oficeri Ardian Isufi, me detyrë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Dibër, ndodhej jashtë shërbimit në shoqërinë e Leart Agim Bimos, 57 vjeç, banues në Vlorë.
Të dy janë përfshirë në një debat verbal me kamarierin 18-vjeçar Arion Ilir Balaj, për shkak të një porosie të keqkuptuar.
Referuar pamjeve filmike dhe dëshmive të mbledhura, Leart Bimo ka goditur disa herë kamarierin me grushta.
Konflikti ka marrë përmasa më të mëdha kur në mbrojtje të kamerierit ka ndërhyrë pronari i lokalit, shtetasi Vasil Bedinaj, 53 vjeç, një emër i njohur në Vlorë si pronar i “Regina Group”.
Ai ka goditur oficerin e policisë, duke e lënë të plagosur dhe të shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Si pasojë e dhunës, kanë mbetur të dëmtuar fizikisht Ardian Isufi, i cili është shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, dhe Leart Bimo.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë u proceduan shtetasit:
1. Vasil Bedinaj, për veprën penale "Plagosja e Lehtë me dashje".
2. Enerik Mehmeti, (gazetar), për veprën penale "Plagosja e Lehtë me Dashje".
3. Leart Bimo, për veprën penale "dëmtime të tjera me dashje"./Versus.al
“Më solle një ujë tepër o rrotëk***”, u dh*nua nga ish-shefi i rrugores Vlorë, rrëfehet i riu: Sapo kam mbushur 18 vjeç...

Kamarieri i dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës ka dhënë dëshminë e tij pë mediat.
I riu, sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën.
Deklarata e të riut:
Quhem Aron Balaj dhe jam 18 vjeç. Punoj te “Regina Garden”. Rreth gjysmë ore pasi fillova turnin, erdhën dy zotërinj dhe u ulën në një tavolinë. Porosinë ua mori dikush tjetër, ndërsa unë u caktova ta çoja porosinë te tavolina e tyre.
Porosia përfshinte: një shishe ujë të madh, një bidon të vogël uji dhe një makiato. Ia çova porosinë në tavolinë, por njëri prej tyre më tha:
"O vëlla, vetëm një ujë më sill se ai tjetri është rrot* që sjell kështu ujë."**
Pastaj shtoi:
"O vëlla, ta heq unë këtë ujë," dhe filloi të shante rëndë, me fjalë të ndyra 3-4 herë.
Unë i mora ujët nga tavolina dhe i thashë:
"O vëlla, po ta heq unë ujët, s’ka nevojë të shash. Ai tjetri nuk e ka bërë me qëllim, nuk është që të fut ty në telashe."
Pasi ia mora ujët, ndodhi diçka e papritur:
Dy burrat (rreth 40 vjeç e sipër) erdhën nga pas meje te banaku. Njëri më kapi me dorë dhe më tha:
"Pse flet me por*?"**
I thashë:
"Të lutem, mos më kap me dorë."
Pastaj erdhi edhe tjetri dhe më goditi tri herë me shuplakë dhe dy herë me grusht, aty në mes të lokalit. Arsyeja ishte sepse ua kisha çuar një bidon uji më tepër, kaq ishte e gjitha. Vetëm për këtë, u godita fizikisht, edhe pse sapo i kisha mbushur 18 vjeç./Versus.al
View this post on Instagram
VIDEO/ Skandal në Vlorë: Ish-efektivi i policisë dhe një person me të kaluar kriminale rrahin bru*alisht kamarierin!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Vlorë, ku një kamarier është dhunuar nga një efektiv policie jashtë detyrës dhe një person me të kaluar kriminale. Ardian Isufi, ish-shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, së bashku me Leart Bimon, kanë sulmuar fizikisht kamarierin në prani të klientëve të hotelit.
Ngjarja u shkaktua nga një shishe uji që kamarieri kishte shërbyer në tavolinë, më shumë se porosia e kërkuar. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur dy autorët afrohen dhe më pas Leart Bimo e dhunon fizikisht kamarierin. Si pasojë e incidentit, klientët janë larguar menjëherë, duke lënë lokal bosh.
Pamje të rënda:
Kamarieri: Jam 18 vjeç. Dy zotërinj u ulën në tavolinë dhe e mori porosinë një kamarier tjetër, mua më thanë ta çoja. Porosia ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël, një makiato, i çoj ujin.. dhe më thot pastaj vetëm një ujë më sill se është ai tjetri rrot k…., shau dhe me fjalë të tjera. I thash ta heq unë ujin se dhe ai tjetri pa dashje e ka bër, ia mora ujin. Më pas erdhën të dy burrat nga 40 vjeç e sipër në banak, më kapin me dorë, vjen ai tjeri më gjuan tre herë. Sa i mbusha 18 vjeç...edhe syzet mi hodhi. Më qëlloi edhe në qafë./Versus.al







