Çfarë do të gjeni në brendësi
*Në seancën paraprake të mbajtur sot për aferën e sterilizimit të seteve spitalore është vendosur kalimi për gjykim i dosjes me 9 të pandehur, mes të cilëve edh eish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj kompania e të cilit fitoi tenderin e koncesionit 100 milionë eurosh. *Të gjithë të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar përveç Beqajt i cili pretendoi se nuk do të binte pre e presionit që po ushtrohej për të mos parë një më një provat kundër tij. *Ai pati kritika ndaj gjyqtares Flojera Davidhi që kryesoi trupën gjykuese duke e quajtur atë “vegël” të presionit politik që sipas tij po bëhej nga opozita.
Davidhi kaloi për gjykim “Sterilizimin”, Beqaj akuza: Edhe me vdekje të më dënoni, s'më njollosni mua dhe qeverinë Rama
Ilir Beqaj shpërtheu në akuza ndaj gjyqtares Flojera Davidhi e cila vendosi kalimin për gjykim të aferës së “Sterilizimit”, ku ish-ministri akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sipas Beqajt, vendimi për të kaluar për gjykim dosjen është marrë vetëm në sajë të ndikimit politik duke e quajtur Davidhin "vegël" të inkuizicionit që sipas tij po bëhet ndaj tij dhe koncesionit të kryer gjatë mandatit të parë të qeverisë "Rama".
Fjala e plotë e Beqajt:
Ju e shkaterruat procesin, hetimet dhe akuzen ne menyre te parekuperueshme dhe permes heshtjes suaj te paligjshme, na keni vendosur ne pamundesi mbrojtjeje efektive per fakte qe nuk jane ne akuze dhe qe ju nuk i shpjegoni se ku i keni pare dhe me cfare provash i mbeshtesni si fakte.
I gjithe ky proces penal sic e kam deklaruar ne kete salle ne menyre te perseritur ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju e nderuar gjyqtare me vendimin e dates 23 dhjetor 2024 vendoset nje gur te rendesishem ne themelet e politizimit te kesaj ceshtje penale. Meqenese une Ilir Beqaj nuk mund te dilja i pa akuzar ne kete ceshtje penale dhe meqenese ju e konstatuat se as shkelja e barazise ne tender, as shperdorimi i detyres dhe as korrupsioni pasiv nuk qendronin, shpiket akuzen e vjedhjes dhe te grupit te strukturuar kriminal. Te siguroj se une do t’i cmontoj dhe keto dy akuza. Por dua te deklaroj se edhe ju jeni bere pjese e inkuizicionit ndaj meje.
Se dyti te siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim te perjetshem te me akuzosh apo te denosh nuk do mund te zhbesh, kontributin tim 33 vjecar ne jeten publike te vendit dhe as te njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime.
Por edhe nuk do te mund te njollosesh dhe as te kriminalizosh as qeverine 1 te Edi Rames dhe as Partine Socialiste.
Pas 5 vjetesh hetime rezulton se, gjykata ka pranuar se objekti i kontrates ishte nje nevoje publike e shendetesise shqiptare.
Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te shkeljes se barazise ne tender.
Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te korrupsionit pasiv, as te funksionareve te larte, as te funksionareve publike.
Vendimi juaj nuk ishte i papritur per mua edhe pse shume mund te jene cuditur. Ishte ne vazhden e çudirave qe paten edhe 2 vendimet e gjyqtarit te hetimeve paraprake, ne vendimet e Qershorit dhe te Tetorit 2023.
Fakti se prokuroret deklaruan se nuk kane gjetur veper penale te shkeljes se barazise ne tender dhe fakti se edhe ju zonja gjyqtare e pranuat kete deklarim te tyre konfirmojne pavertetesine e pohimeve te vendimit ne fjale te gjyqtarit Bani.
Deklaroj qe ka vendosur te mos i marre ne konsiderate me vetedije se nuk e çoj nepermend se nuk i di, sepse nese do provonim qe nuk i dine keto gjera gjyqtaret e Gjykates se Posacme, ky do te ishte deshtimi me i madh i reformes ne drejtesi. Vertete na duhen gjyqtare te pakorruptuar dhe te pakorruptueshem, por me se pari na duhen gjyqtare te afte.
Cfare vlere ka te jesh i pakorruptuar kur gjithsesi gjyqtari ndikohet nga presioni publik, mediatik, politik?! Dhe çfare vlere ka kur gjyqtari nuk ndikohet nga askush, por i mungon aftesia apo deshira per te kuptuar dhe pranuar te verteten dhe ligjin?
Ju zonja gjyqtare, me vendimin tuaj vendoset t’u bashkoheni deputeteve Albana Vokshi dhe Petrit Vasili. Pas vitesh e vitesh, qe fjalet “hajdut” dhe “vjedhje” jane perdorur rendom nga politika per sulme te ndersjellta, mesa duket edhe ju vendoset t’i provoni duke u bere pjese e debatit politik.
U provua se gjate hetimeve, organi i akuzes nuk ka bere asnje perpjekje, per te gjetur prova qe jane ne favorin tim, edhe pse kete e kerkon neni 8/a, pika 2 i K. Pr. Penale. Flitet disa here ne dosjen hetimore per numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013. Studimi i fizibilitetit permend se jane rreth 50,000 nderhyrje kirurgjikale. Ndersa, sipas organit te akuzes jane 63,000. Ne 5 vite organi i akuzes nuk mori mundimin te hetoje vete se sa ka qene realisht ky numer. Nuk ia kerkoi vete asnjehere zyrtarisht Ministrise se Shendetesise, edhe pse ne dosjen hetimore jane pergjigjet zyrtare te QSUT-se dhe te Spitalit Universitar te Traumes.
Organi i akuzes nuk ka lene cep ne internet pa rremuar per prova kunder meje. Lidhur me numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013 nuk mori mundimin as te lexoje ne internet raportet vjetor te QSUT, apo faqe zyrtare ne web te INSTAT. Po ta kishte bere, do te kishte zbuluar qe numri 63,000 eshte i pasakte. Shifrat e percjella nga drejtuesit e spitaleve, me firme dhe me vule, jane ndjeshem te ndryshme nga ato qe ka marre ne konsiderate organi i akuzes, kur ka llogaritur totalin 63,000 te nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013. As ju nuk kerkuat qe organi i akuzes te provoje vertetesine e shifres 63,000.
Mbrojtja ime e ka marre nje pergjigje zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Numri eshte ndjeshem i ndryshem nga 63,000. Dokumentin e pergjigjes do ta bejme publik ne gjykimin e themelit. Aty para publikut do te tregojme se sa te paplota dhe qellimkeqija kane qene hetimet e organit te akuzes. Do te tregojme se sa i paplote ka qene gjykimi ne kete seance paraprake. Aty do te tregojme se sa i anshem ka qene kreu i SPAK, Dumani, me udhezimin specifik qe u ka dhene prokuroreve te ceshtjes per kete qellim ne prill apo maj 2023. Do te provojme se sa qellimkeq ndaj personit tim ka qene edhe vendimi i gjyqtarit Bani i 23 qershor 2023. Do te provojme se sa inekzistent eshte Artur Metani, kreu i ILD-se, sic edhe do t’i tregojme publikisht diplomateve te huaj, per te verteten e koncesionit te sherbimeve te integruara te menaxhimit te instrumentarit kirurgjikal ne spitalet publike te Shqiperise.
Nderkohe ftuat prokurorine te beje dhe hetime qe duket se jane absurde. Se pari, ne vendimin e ndermjetem (nr 4), as nuk e cituat fare nenin perkates 332/ç te Kodit te Procedures Penale, qe ju jep te drejten te urdheroni plotesimin e hetimeve paraprake. Se dyti, me 23 Dhjetor 2024, ju kerkuat qe brenda 2 muajsh, dmth deri ne 23 Shkurt 2025, prokuroret te hetojne per shperdorim detyre, punonjesit e Ministrise se Financave dhe Gazmend Vehbi. Por dihet boterisht qe pas 12 Janar 2025, vepra penale e shperdorimit te detyres per keta persona eshte parashkruar.
Kerkuat hetime shtese per 4 anetare te KPP-se per “shperdorim detyre”. Vepra penale qe mund te bejne anetaret e KPP-se eshte shkelja e barazise ne tender. Organi i akuzes deklaroi se nuk ka shkelje barazie ne tender ne kete ceshtje penale. Ju e pranuat kete gje. Atehere, pse beni kerkesa absurde.
Ndersa lidhur me kerkesen per te hetuar Artur Lama dhe Alfred Çareri, ju treguat se vendimi juaj eshte marre nen presionin e politikes, dhe se ju dashur, pa dashur jeni bere nje vegel e mekanizmit te inkuizicionit ndaj Ilir Beqaj. Ata dy persona duhet te hetohen sepse emrat e tyre, PD nuk arriti t’i fuste ne listen e deshmitareve te komisionit hetimor. Versus.al
GJKKO kalon për gjykim aferën e ‘Sterilizimit’, proces normal për Beqjajn, gjykim i shkurtuar për bashkëpunëtorët e tij
Gjykata e Posaçme në seancën paraprake të mbajtur ditën e sotme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e aferës së koncesonit të “Sterilizimit”.
Pjesa më e madhe e të pandehurve do të ketë një proces gjykimi të shkurtuar ndërsa për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj u vendos proces gjykimi normal pasi ky i fundit nuk pranoi gjykim të shkurtuar.
Konkretisht përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar të pandehurit:
1-Ish-zv ministri, Klodian Rjepaj, i akuzuar për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre” dhe grup kriminal (arrest me burg)
2- Biznesmeni Ilir Rrapaj, i akuzuar për “Mashtrim” dhe grup kriminal (arrest me burg)
3-Marsela Serjani, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
4-Saimir Kadiu, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
5-Petref Mersini, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
6- Arben Gjata, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
7-Genc Burazeri, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
8- Naile Ajazi, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
Beqaj kërkon të provojë se është i pafajshëm, ndërsa në seancën e kaluar, ish-ministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij iu shtua akuza e bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pavarësisht se është arrestuar në korrik të vitit të kaluar për abuzim me fondet e BE, Beqaj akuzohet edhe në dosjen e Sterilizimit për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Versus.al
Sterilizimi/ “Akuza tendencioze”, Beqajt nuk pranon gjykimin e shkurtuar: S’bie pre e presionit
Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca paraprake për aferën e koncesionit të Sterilizimit për të cilën janë marrë të pandehur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe disa personave të tjerë të akuzuar.
Seanca nisi me rrëzimin e kërkesës së Ilir Beqajt për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga trupa kryesuese. Beqaj pretendoi se Davidhi nuk kishte arsyetuar argumentet për shtimin e akuzës “grup kriminal” ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Ndryshe nga të pandehurit e tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar, Beqaj kërkoi gjykim të zakonshëm me pretendimin se nuk bie pre e presionit për të mos analizuar të gjitha provat një e nga një.
“Akuza është tendencioze, nuk bie pre e presionit të gjykimit të shkurtuar për të mos hapur provat 1 më 1”- mësohet të jetë shprehur Beqaj në seancë.
Trupa gjykuese është tërhequr për vendim lidhur me të pandehurit Saimir Kadiu, Arben Gjata, Petro Mersini, Naile Ajazi dhe Genc Byrazeri të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar. Po ashtu gjykim të shkurtuar kërkuan edhe biznesmeni Ilir Rrapaj dhe zëvendësi i Beqajt, Klodian Rrjepaj.
Në seancën e kaluar, pasi gjykatësja u komunikoi edhe shtimin e akuzës për grup kriminal, biznesmeni Ilir Rrapaj pësoi gjendje të fikëti.
Me akuzën e re dhe nga hetimet që kanë zbuluar shkelje për koncesionin 10-vjeçar me vlerë 100 milionë euro, Ilir Beqaj, zëvendësi i tij dhe biznesmeni i sterilizimit që akuzohet për vjedhje të rëndë si grup kriminal, rrezikojnë të vuajnë më shumë vite burg, në rast se shpallen fajtor.
Duke qenë se këta dy të fundit pranuan gjykimin e shkurtuar, tashmë do t’u thjeshtohen procedurat e gjyqit dhe do të përfitojnë uljen e një të tretës të dënimit. Ndryshe nga Beqaj i cili kërkoi gjykim normal dhe rrezikon dënim më të lartë.
Ish-ministri u arrestua në 4 korrik të vitit 2024 nën akuzën e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte agjencinë “SASPAC” e cila ka të bëjë me menaxhimin e fondeve të huaja.
Në komisionin hetimor që u ngrit për të hetuar aferën e Sterilizimit, Beqaj dhe të pandehurit e tjerë u paraqitën për të dhënë llogari para deputetëve. Por dëshmia e Beqajt nuk u arrit të sigurohej për ditë me radhë pasi nuk iu pranua kërkesa e prezantimit me anë të fotove dhe ky i fundit nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve.
SPAK thotë se janë përdorur kosto të rreme të shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4%. Për këtë aferë janë marrë të pandehur 9 persona. Versus.al








