Live Updates /

VIDEO/ Moti i keq në vend, era e fortë “shkul” çatinë e spitalit të Pukës, qindra familje pa energji në Shkodër e Fushë Arrëz

*Disa qarqe në veri të vendit janë përfshirë nga moti I keq me rrebeshe shiu dhe erë të fortë gjatë natës, gjë që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për qindra familje. *Por përveç këtij problem, era e fortë ka dëmtuar edhe çatinë e spitalit të Pukës duke nxjerrë jashtë funksionit dy pavione për shkak se uji i shiut arriti të futej brenda ambienteve të spitalit. Për pasojë pacientët u evakuuan. *Ndërkohë era e fortë ka dëmtuar edhe disa pallate në Shkodër ku një banesë rrezikohet nga shkëputja e masivit shkëmbor. Disa bashki të qarkut janë në errësirë të plotë që prej mbrëmjes së djeshme pa energji elektrike. *Si pasojë e erës së fortë, në disa akse rrugore si ‘Rruga e Arbrit’ apo në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ka pasur prani gurësh, por pa penguar qarkullimin. ARRSH ka njoftuar se ekipet janë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve nga inertet dhe gurët e rënë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
3 MUAJ ME PARE

Dëborë, rrebeshe shiu dhe erë e fortë, ARRSH jep detaje për qarkullimin e rrugëve pas motit të keq

VIDEO/ Moti i keq në vend, era e fortë “shkul”

Reshjet e dëborës kanë zbardhur disa zona të veriut të vendit, ndërsa moti i keq i shoqëruar me erë të fortë gjatë natës, ka shkaktuar rënie gurësh e inertesh në disa rrugë.

Por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gurët dhe inertet janë pastruar dhe në të gjitha rrugët qarkullimi vijon normalisht.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore duke sjellë rënie gurësh e inerteshtë cilat janë pastruar menjëherë

Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë”- thuhet në njoftimin e ARRSH. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Moti i keq dëmton çatinë e spitalit të Pukës! Dy pavione jashtë funksionit, evakuohen pacientët

VIDEO/ Moti i keq në vend, era e fortë “shkul”
Foto nga spitali i Pukës

Disa qarqe të vendit u përfshië mbrëmjen e djeshme nga moti i keq me rrebeshe shiu, erë të fortë dhe shkarkesa elektrike.

Mësohet se që prej mbrëmjes së djeshme, Puka ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa si pasojë e erës së fortë, është shkëputur çatia metalike e spitalit rajonal. Për pasojë, dy pavione kanë dalë jashtë funksionit.

Moti i keq ka shkaktuar problematika me energjinë elektrike edhe në disa njësi administrative të Shkodrës dhe të Bulqizës ku qindra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjithashtu në Rrugën e Arbrit dhe në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz ka rëshqitje të dherave dhe gurëve në rrugë. Pavarësisht kësaj, në Rrugën e Arbrit nuk është bllokuar qarkullimi. Ndërkohë shkëputje të energjisë elektrike ka edhe në Vaun e Dejës. Versus.al

Poll