Live Updates /

VIDEO/ Në kërkim për vrasje dhe pastrim parash, mbërrijnë në Rinas vëllai i Nuredin Dumanit dhe ‘ushtari’ i Çopajt

*Vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani së bashku me Armis Stafën kanë mbërritur në Rinas. *Dumani së bashku me Stafën u arrestuan në Dubai si të shumërkuar nga GJKKO për kryerjen të krimeve të rënda. *Nuredin Dumani akuzohet si i përfshirë në masakrën e Bradasheshit në dhjetor të 2018-ës ku u vranë Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri si edhe turku Erdal Durunay. *Ndërsa Stafa dyshohet se pastronte paratë e grupit kriminal Çopja nëpërmjet veprimtarisë së tregtimit të makinave.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani së bashku me Armis Stafën kanë mbërritur në Rinas. *Dumani së bashku me Stafën u arrestuan në Dubai si të shumërkuar nga GJKKO për kryerjen të krimeve të rënda. *Nuredin Dumani akuzohet si i përfshirë në masakrën e Bradasheshit në dhjetor të 2018-ës ku u vranë Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri si edhe turku Erdal Durunay. *Ndërsa Stafa dyshohet se pastronte paratë e grupit kriminal Çopja nëpërmjet veprimtarisë së tregtimit të makinave.

2 Postime
1 DITE ME PARE

VIDEO/ U kapën në Dubai, Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit dhe Armis Stafa mbërrijnë në Rinas

VIDEO/ Në kërkim për vrasje dhe pastrim parash,
Pamje nga mbërritja e tyre në aeroportin e Rinasit

Vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani së bashku me Armis Stafën kanë mbërritur në Rinas. 

Dumani së bashku me Stafën u arrestuan në Dubai si të shumërkuar nga GJKKO për kryerjen të krimeve të rënda. 

Nuredin Dumani akuzohet si i përfshirë në masakrën e Bradasheshit në dhjetor të 2018-ës ku u vranë Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri si edhe turku Erdal Durunay.

Ndërsa Stafa dyshohet se pastronte paratë e grupit kriminal Çopja nëpërmjet veprimtarisë së tregtimit të makinave. 

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, 2 shtetas të shumëkërkuar, pjesëtarë të një organizate kriminale që akuzohet nga GjKKO, për kryerje të krimeve të rënda.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi solid të realizuar nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-D. D., 40 vjeç, pasi GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me arme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Ky shtetas akuzohet se:

٠në vitin 2018, në fshatin Bradashesh, ka patur rolin e ekzekutorit në vrasjen e shtetasve E. A., A. D. dhe E. D.;

٠në vitin 2019, bashkë me shtetasin A. N., ka djegur një nga automjetet e përdorura gjatë vjedhjes me armë, të shumës së parave, në Rinas.

Gjithashtu, 40-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Durrësit, në vitin 2016, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj burgim;

-A. S., 36 vjeç, pasi GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Ky shtetas akuzohet se ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç., vëllezër, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

2 shtetasit u kapën nga policia e Dubait, si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit./Versus.al

 

1 DITE ME PARE

Në kërkim për vrasje dhe pastrim parash, vëllai i Nuredin Dumanit dhe ‘ushtari’ i Çopjave ekstradohen sot nga Dubai

VIDEO/ Në kërkim për vrasje dhe pastrim parash,
Fotomontazh: Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani dhe vëllai i tij, Dashnor Dumani

Dashnor Dumani, vëllai i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, do të ekstradohet sot nga Dubai ku ishte arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Së bashku me Dumanin, ekstradohet sot nga Dubai edhe Armis Stafa i cili dyshohet si anëtar i grupit kriminal të vëllezërve Çopja në Elbasan

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”- thuhet në njoftim.

Dashnor Dumani akuzohet si i përfshirë në masakrën e Bradasheshit në dhjetor të 2018-ës ku u vranë Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri si edhe turku Erdal Durunay.

Ndërsa Stafa dyshohet se pastronte paratë e grupit kriminal Çopja nëpërmjet veprimtarisë së tregtimit të makinave. Versus.al

Poll