Live Updates /

Vrasjet në Velipojë/ Xhaxhai i autorëve akuza të ashpra ndaj Prokurorisë. Zbardhet dëshmia e kamarierit: Sherri nisi me sende të forta

* Policia ka arrestuar Zyber Zagradi dhe Mario Pali, punonjës në hotelin e familjes Frroku, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë në krim. *Xhaxhai i dy vellëzërve Gëzim dhe Edmir Frroku në një deklaratë për media ka fajësuar Prokurorinë pasi kjo e fundit sipas tij ka liruar një nga viktimat, pas një konflikit dy janë më parë. *Janë bërë publike fotot e dy vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku pronar të hotelit ‘Holiday’. Gëzim dhe Edmir Frroku janë autorë të vrasjes së dy kunetërve Arsid Hoxha dhe Ersid Ishmi. * Është zbardhur dëshmia e kamarierit të hotelit ku ndodhi ngjarja. Zyber Zagrad i arrestuar si i dyshuar si bashkëpunëtor në krim është shprehur para togave të zeza se ngjarja nisi me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës *Publikohet fotoja e viktimës, Arsid Hoxha, 22-vjeç që punonte si kamarier në hotelin e dy autorëve të vrasjes

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

* Policia ka arrestuar Zyber Zagradi dhe Mario Pali, punonjës në hotelin e familjes Frroku, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë në krim. *Xhaxhai i dy vellëzërve Gëzim dhe Edmir Frroku në një deklaratë për media ka fajësuar Prokurorinë pasi kjo e fundit sipas tij ka liruar një nga viktimat, pas një konflikit dy janë më parë. *Janë bërë publike fotot e dy vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku pronar të hotelit ‘Holiday’. Gëzim dhe Edmir Frroku janë autorë të vrasjes së dy kunetërve Arsid Hoxha dhe Ersid Ishmi. * Është zbardhur dëshmia e kamarierit të hotelit ku ndodhi ngjarja. Zyber Zagrad i arrestuar si i dyshuar si bashkëpunëtor në krim është shprehur para togave të zeza se ngjarja nisi me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës *Publikohet fotoja e viktimës, Arsid Hoxha, 22-vjeç që punonte si kamarier në hotelin e dy autorëve të vrasjes

8 Postime
6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Mbrëmë u vranë dy të rinj në Velipojë, pamjet e sherrit 1 muaj më parë

Mbrëmjen e djeshme u vranë me armë dy të rinj në Velipojë, pranë hotelit “Holiday’. Ersild Ishmin 33 vjeç dhe kunatin e tij Arsid Hoxha, 22 vjeç, u qëlluan me armë nga vëllezërit Frroku, pronarë të hotelit ku edhe ndodhi krimi.

Por familjarë të vëllezërve Frroku pretendojnë se, më 28 qershor, Ersild Ishmi, bashkë me një kushëririn e tij janë konfliktuar me kuzhinierin dhe 33-vjeçari kishte nxjerrë edhe armën.

Pas këtij konflikti, policia arrestoi Ishmin, por gjykata e liroi, duke e lënë në arrest shtëpie.

Mbrëmjen e djeshme, Ersildi, bashkë me kunatin e tij i cili nuk kishte asnjë lidhje ngjarjen, ishin në Velipojë dhe aty u qëlluan me armë nga dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Dy të rinjtë humbën jetën sapo hynë në sallën e operacionit. Ishmi kishte marrë tre plumba në trup ndërsa Arsid Hoxha dy plumba, një në bark dhe një në gjoks.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy punonjës të hotelit dhe restorantit në pronësi të dy vëllezërve Frroku.

6 MUAJ ME PARE

U vra mbrëmë në Velipojë, del FOTO e viktimës 22-vjeçar

Vrasjet në Velipojë/ Xhaxhai i autorëve akuza të ashpra ndaj
Viktima Arsid Hoxha

Arsid Hoxha, 22-vjeç është viktima e dytë e ngjarjes së rëndë të Velipojës, nga ku mbeti i vrarë edhe kunati i tij, Ersild Ishmi.

Autorët e kësaj ngjarje, pronarët e hotelit ‘Holiday’, vëllezërit Frroku janë shpallur në kërkim nga policia, por ende nuk është rënë në gjurmët e vendndodhjes së tyre.

Është bërë më dije tashmë se sulmi e kishte patur zanafillën që në mes të qershorit.

Një konflikt mes kamarierit të lokalit dhe kuzhinierit kishte bërë që të ndërhynte viktima, Ersild Ishmin, për të mbrojtur kamarierin.

Ai qëlloi më armë zjarri drejt kuzhinierit, ndërsa njëri prej pronarëve të hotelit ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.

Një ngjarje jo e lënë nën harresë nga 33-vjeçari, i cili mori kunatin e tij, Arsid Hoxha shkuan mbrëmjen e djeshme në ambientet e hotelit të vëllëzervë Frroku.

Aty situata agravoi dhe përfundoi me fundin tragjik të dy të rinjve./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

'Fillimisht u konfliktuan me sende të forta', zbardhet dëshmia e kamarierit për vrasjet në Velipojë

Vrasjet në Velipojë/ Xhaxhai i autorëve akuza të ashpra ndaj
Viktima Ersild Ishmi

Kamarieri i hotel “Holiday’, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia i dyshuar si bashkëpunëtor në krim ka dhënë dëshminë e tij për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku dhe Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës.

Dëshmia e tij ka arritur të zbardhet.

Zyber Zagrad ka rrëfyer se konflikti midis palëve nisi si fillim më sende të forta dhe më pas ka agravuar duke bërë që dy vëllezërit të qëllojnë më armë për vdekje në drejtim të dy kunetërve.

'Fillimisht personat janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit Frroku kanë marrë armën e kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës. Ai ka pohuar se ka pasur konflikt në datën 28 qershor ku ka qenë i përfshirë Ersild Ishmi. Ky i fundit kanosi me armë kuzhinierin e hotelit' ka thënë  Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër.

Zyber Zagrebi është plagosur duke marrë dëmtime të lehta në këmbë gjatë konfliktit dhe është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës rreth dy orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë./ Versus.al 

6 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, publikohet FOTO e njërit prej viktimave

Vrasjet në Velipojë/ Xhaxhai i autorëve akuza të ashpra ndaj
Viktima Ersild Ishmi

Fotoja e viktimës që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Velipojë, Ersild Ishmit është bërë publike ditën e sotme.

33-vjeçari, i cili ishte nën masën e ‘arrest në shtëpi’ u vra së bashku me kunatin e tij Arsid Hoxha.

Këtë masë sigurie viktima e kishte marrë, pasi në qershor të këtij viti kishte kanosur me armë zjarri kuzhinierin e hotelit të vëllezërve Frroku, teksa njëri prej tyre ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.

Mirëpo kjo ngjarje duket se nuk është harruar nga 33-vjeçari, i cili ka marrë kunatin e tij, Arsid Hoxha dhe është nisur drejt hotel ‘Holiday’, duke thyer kështu edhe masën e sigurisë.

Pasi kanë mbërritur në hotel janë konfliktuar me pronarët dhe kanë mbetur viktima duke mos iu mbijetuar dot plagëve të marra me armë zjarri./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

FOTO/ Vranë kunetërit në Velipojë, publikohet fotoja e pronarëve të hotelit

Vrasjet në Velipojë/ Xhaxhai i autorëve akuza të ashpra ndaj
Vëllezërit Frroku, autorët e vrasjes në Velipojë

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku mbetën të vrarë dy kunetërit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, ka si autorë dy vëllezërit Frroku fotot e të cilëve janë bërë publike.

Ata kryen vrasjen e dyfishtë mbrëmë në ambientet e hotelit që ata kanë në pronësi.

Konflikti dyshohet ta ketë zanafillën që në qershor të këtij viti, që nisi me një keqkuptim midis njërit prej kamarierëve të hotelit dhe kuzhinierit.

Më pas situata kishte agravuar, dhe për t’i ardhur në ndihmë kamarierit viktima Ersild Ishmi kishte kanosur me armë zjarri kuzhinierin.

Ai kishte marrë dënimin 'arrest në shtëpi' për krimin e kryer, por mbrëmë e theu masën e sigurisë duke u nisur drejt hotelit së bashku me Arsid Hoxhën, me qëllim zgjidhjen e konfliktit.

Mirëpo fundi i zgjidhjes së konfliktit ishte tragjik.

Dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku u konfliktuan me Arsid Hoxhën dhe Ersild Ishmin, të cilët i qëlluan me armë zjarri për vdekje.

Policia është ende në kërkim të autorëve ndonëse ka arrestuar fillimisht si të dyshuar për bashkëpunim në krim edhe dy punonjësit e hotelit.

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, 19 gusht 2024

Viktima: Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç (kunetër)
I plagosur: Zyber Zagrad, 26 vjeç kamarier në hotelin "Holiday", banues në Dibër
Në kërkim: Edmir Frroku, Gëzim Frroku. Dy vëllezër, pronarë të hotel Holiday në Velipojë
Arrestohet Zyber Zagrad, kamarieri dhe Marjo Pali, banues në Shkodër, punëtor i hotelit/ Versus.al

 

 

6 MUAJ ME PARE

Vrasja në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Prokurorët janë duke marrë në qafë këtë vend!

Vrasjet në Velipojë/ Xhaxhai i autorëve akuza të ashpra ndaj
Xhaxhai i dy vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku

Xhaxhai i dy vellëzërve Gëzim dhe Edmir Frroku të cilët vranë dy persona ditën e djeshme në plazhin e Velipojës në një deklaratë për media ka fajësuar Prokurorinë pasi kjo e fundit sipas tij ka liruar një nga viktimat, pas një konflikit dy janë më parë.


Zef Frroku, xhaxhai i autorëve: Para dy javësh, kanë ardhur dhe janë konfliktuar përpara hotelit të vëllait tim. Ka nxjerrë armën ai zotëria që e kemi parë në TV e ka marrë shteti dhe e ka dërguar në burg, e ka liruar për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur se për kë nuk e dimë, rrezik për ne ose për ata. Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar, nuk ka bërë mirë as shtetit, as familjes së tij dhe as neve.

A do të dorëzohen dy vëllezërit?

Zef Frroku: Nuk e di se kur ndodhen, nuk kemi komunikim me ta. Këtij shteti është vështirë me iu dorëzuar kujt, se janë duke e bërë “rrush e kumbulla” këtë vend. Janë duke marrë në qafë njerëzit e ndershëm dhe duke favorizuar kriminelët. Kërkojmë drejtësi, Prokurorët e kanë lëshuar ditën e tretë, nuk merret vesh.

Sipas drejtorit të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

“Shkak është debati mes dy viktimave Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, sipas drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj./Versus.al

 

6 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Vrasja e të rinjve me armë zjarri në Velipojë, arrestohen dy punonjësit e hotelit

Vrasjet në Velipojë/ Xhaxhai i autorëve akuza të ashpra ndaj

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, njëkohësisht kunetër, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha, për të cilën policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona.

Ata janë identifikuar si Zyber Zagradi dhe Mario Pali, punonjës në hotelin e familjes Frroku, dyshohen si bashkëpunëtorë në krim.

Zagradi u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë.

Të dy personat janë përfshirë në përplasje fizike si fillim, e më vonë situata agravoi me të shtëna me armë zjarri.

Autorët e krimit, vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku janë ende në kërkim nga policia.

Sipas drejtorit të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, sipas drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

Dy autorët sapo kanë vënë re viktimën, janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë Ersild Ishmin 33 vjeç dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç duke u shkaktuar plagë të rënda.

Ata janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rendë, dhe pavarësisht ndihmës se mjekeve, kanë ndërruar jete.

Policia ka ngritur pika  kontrollit për arrestimin e dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku. / Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Zanafilla e konfliktit në qershor, dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Velipojë

Vrasjet në Velipojë/ Xhaxhai i autorëve akuza të ashpra ndaj

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme ku dy persona ndërruan jetë në plazhin e Velipojës dhe një tjetër mbeti  i plagosur.

Dy të rinjtë Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës u qëlluan disa herë me armë zjarri ndërsa plumbat kanë prekur edhe Zyber Zagradin, punëtor në një nga hotelet e zonës duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë dy autorët e dyshuar janë Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hoteli aty pranë.

Sipas drejtorit të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

“Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, sipas drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

Dy autorët sapo kanë vënë re viktimën, janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë Ersild Ishmin 33 vjeç dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç duke u shkaktuar plagë të rënda.

Plumbat kanë prekur edhe  Zyber Zagradin, i cili shërben si kamarier në një tjetër hotel. Ata janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rendë, dhe pavarësisht ndihmës se mjekeve, kanë ndërruar jete.

Policia ka ngritur pika  kontrollit për arrestimin e dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku./Versus.al

 

Poll