Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”, në një kompleks banimi në zonën e njohur si “Farmacia 10”, pranë QSUT-së. *Zjarri ka përfshirë fasadën e jashtme të kompleksit, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, ndërsa flakët nuk janë neutralizuar plotësisht deri në këto momente. *Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën në vendngjarje për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në ndërtesat përreth. *Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani raportohet për një person të lënduar.
Zjarri shkrumboi pallatin te 'Arlis', inxhinieri publikon dokumentin: Ngjarja u paralajmërua por s'na dëgjoi njeri!

Inxhinieri gjeodet, Romeo Nazarko, ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, ku tregon se ngjarja e sotme në zonën e “5 Majit” në Tiranë ka qenë e paralajmëruar kohë më parë.
Sipas tij, në vitin 2024 është dërguar një shkresë zyrtare drejt Kuvendit, ku kërkohej informacion mbi një zjarr të mëparshëm në të njëjtën ndërtesë, të ndodhur në vitin 2021.
Në atë kërkesë, thuhej se dyshohej përdorimi i materialeve ndërtimore jashtë standardeve, që mund të kenë ndikuar në përhapjen e flakëve.
Nazarko shprehet se pavarësisht paralajmërimeve dhe kërkesave për sqarime mbi materialet e përdorura në kompleks, nuk është marrë asnjë masë konkrete.
Ai thekson gjithashtu se ngjarja e sotme konfirmon, sipas tij, shqetësimet e ngritura më herët, duke ngritur akuza për mungesë reagimi institucional ndaj problematikave të denoncuara./Versus.al
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shefi i zjarrfikëses: Godina është djegur nga kati i parë te i fundit! Kryepolici Hita: Situata nën kontroll, po hapim çdo shtëpi!

Arben Cara, shefi i Shërbimit Zjarrfikës dhe kryepolici i Shqipërisë, Skënder Hita kanë folur nga vendngjarja në zonën e "5 Majit" në kryeqytet, ku prej më shumë se dy orësh një kullë banimi shumëkatëshe është përfshirë nga flakët.
“Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet që kemi për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Është akoma shumë herët për të thënë që zjarri është fikur, pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave. Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit që të mos përhapet në kullat përreth. Tirana është angazhuar me të gjitha kapacitetet e plota, mbi 50 zjarrfikës nga Bashkia Tiranë, nga Vora dhe nga Kamza. Zjarrfikësit e ushtrisë janë këtu.
Në orën 16:52, nga salla e policisë, ne kemi marrë lajmërimin për një zjarr në këtë kompleks dhe më pas unë kam komunikuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e emergjencave civile, ministrin e Brendshëm dhe kemi bërë të mundur angazhimin e forcave që tashmë po punojnë intensivisht për lokalizimin e vatrave.
Nuk mund të flasim për sa apartamente janë shkrumbuar, pasi do të bëhet një bilanc më vonë, por mund të themi se zjarri ka përfshirë të gjithë pjesën e verilindjes së pallatit, nga kati i parë deri në katin e fundit, është përfshirë i gjithë.”– tha Cara.
Ndërkohë, kryepolici Skënder Hita konfirmoi se fatmirësisht deri tani nuk ka asnjë humbje jete, përveç dy qytetarë me shenja asfikësie dhe efektivë zjarrfikës me djegie të lehta. Ai theksoi se Policia e Shtetit ka indicjet e para për shkakun.
"Tani akoma s'kemi bërë bilancin përfundimtar të pasojave, nëse do ketë të tjera. Do kontrollojmë të gjitha ambientet pas stabilizimit të situatës. Në spital ka efektivë të zjarrfikëses, kemi komunikuar, kanë djegie të lehta.
Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar menjëherë sapo janë njoftuar. Janë vënë në gatishmëri repartet FNSH dhe RENEA për të hapur dyert e bllokuara. Deri tani nuk ka humbje jete, por nuk janë kontrolluar të gjitha apartamentet.
Po marrim kamerat e sigurisë, kemi indicjet tona, po kryejmë të gjitha veprimet hetimore. Në fund, nëse do të ketë përgjegjësi, patjetër do të ketë edhe masa", u shpreh Skënder Hita, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./Versus.al
VIDEO/ Zjarri dramatik në kompleksin 'Arlis' në Tiranë, në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Një zjarr i madh ka rënë në një kompleks 'Arlis' përballë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, duke shkaktuar panik në zonë gjatë pasdites së sotme.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallti, për të ndjekur nga afër situatën dhe ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë fasadën e jashtme të pallatit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në objektet përreth, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta./Versus.al
View this post on Instagram
Zjarri te kompleksi 'Arlis' në Tiranë, shkon në 6 numri i të lënduarve, mes tyre tre zjarrëfikës

Ka shkuar në 6 numri i të lënduarve nga zjarri që përfshiu kompleksin 'Arlis' në Tiranë. Mes të lënduarve janë tre qytetarë dhe tre efektivë zjarrfikës.
Situata në vendngjarje vijon të paraqitet kritike, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë vështirësuar ndërhyrjen e forcave të emergjencës.
Disa banorë janë evakuuar me shkallë nga zjarrfikësit, ndërsa në disa raste janë raportuar edhe rënie inertesh nga katet e sipërme gjatë operacioneve të shpëtimit.
Për të vënë situatën nën kontroll, në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar edhe helikopterë të Ministrisë së Brendshme, të cilët po ndërhyjnë nga ajri duke hedhur ujë për të frenuar përhapjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur nga fasada e një pallati të ri në zonë dhe brenda pak minutash ka marrë përmasa të mëdha, duke shkaktuar shtëllunga të dendura tymi që janë parë edhe nga distanca të largëta.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe hetimin e ngjarjes./Versus.al
VIDEO/ Helikopteri ndërhyn nga ajrit për të shuar zjarrin te kompleksi i banimit 'Arlis'

Situata në zonën “Farmacia 10”, pranë QSUT-së në Tiranë, paraqitet e rënduar pasi një pallat është përfshirë nga flakë të fuqishme pasditen e së martës.
Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, në operacion janë angazhuar edhe forcat zjarrfikëse me mbështetjen e një helikopteri, i cili po kontribuon në përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll.
Pavarësisht ndërhyrjes, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke dëmtuar rëndë një pjesë të fasadës së godinës, ndërsa situata vijon të mbetet ende problematike./Versus.al
View this post on Instagram
Apartamente me çmime stratosferike në treg, ndërkohë kompleksi “Arlis” i Armando Lilos digjet si karton
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme fasadën e jashtme të një kompleksi Arlis në Tiranë, i Armando Lilos.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe godinat e tjera pranë kompleksit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe tre grupe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, është bërë edhe evakuimi i banorëve të pallatit si masë sigurie, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Për fat të mirë deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale në fasadën e ndërtesës.
Ndërkohë që nga pamjet duket sikur kompleksi digjet sikur të ishte letër çmimet tek ky kompleks variojnë prej rreth 270 000 euro (shitje), ndërsa qiratë variojnë deri në 600 euro muaj./Versus.al
VIDEO/ E moshuara del nga flakët,nëna largohet me foshnjen në duar, pamje dramatike nga zjarri në kompleksin 'Arlis'

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e së martës kryeqytetin, ku një pallat pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” është përfshirë nga flakë të fuqishme, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, situata ka qenë dramatike, ndërsa një nënë është parë duke dalë me foshnjën në krahë për t’i shpëtuar zjarrit që po përhapej me shpejtësi në ndërtesë. Tym i dendur ka mbuluar katet e sipërme të pallatit, duke vështirësuar evakuimin e banorëve.
Në një tjetër moment, një grua e moshuar është ndihmuar nga qytetarë të tjerë për të dalë nga ambientet e përfshira nga flakët dhe tymi, ndërsa në zonë ka mbizotëruar paniku.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur evakuimin e plotë të banorëve për të shmangur rrezikun për jetën e tyre.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë./Versus.al
View this post on Instagram
VIDEO/ Përkeqësohet situata pranë “Nënë Tereza”, flakët rrezikojnë edhe pallatet e tjera, evakuohen banorët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme fasadën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke krijuar një situatë të rrezikshme për zonën përreth.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe godinat e tjera pranë kompleksit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe tre grupe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, është bërë edhe evakuimi i banorëve të pallatit si masë sigurie, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale në fasadën e ndërtesës. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim./Versus.al
VIDEO/ Pamje tronditëse në Tiranë, zjarri i madh përfshin një kompleks banimi pranë QSUT-së

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një kompleks pallatesh pranë farmacisë nr.10 në Tiranë, në zonën pranë QSUT-së.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë fasadën e një prej ndërtesave të kompleksit, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në objektet përreth.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta ./Versus.al
View this post on Instagram

