Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ekzekutim me armë zjarri tronditi fshatin Talë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm. 57 vjeçari Pjetër Kaza, u gjet i vrarë brenda makinës së tij sapo kishte mbërritur në oborin e shtëpisë. *Policia mbërriti në vendngjarje dhe u vu në kërkim të autorit që ende nuk dihet. Ndërsa pistat e hetimit, të çojnë në një hakmarrje të vjetër e cila vetëm një vit më parë dyshohet se i mori jetën dhe Agustin Kazës i cili u vra në Belgjikë. *Historiku i përplasjeve nisi në vitin 1994 me vrasjen e Ndue Kazës, ngjarje për të cilën ishin të dyshuar dy vëllezërit Dodë e Agustin Gjini. Këta të fundit u ekzekutuan me armë zjarri në 1997-ën nga Martin Kaza i cili u dënua në mungesë me 22 vite burg.
Vijoi sagën e hakmarrjes në 1997-ën, kush është Martin Kaza i dënuari me 22 vite burg për vr*sjen e vëllezërve Gjini

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u ekzekutua me armë zjarri Pjetër Kaza në fshatin Talë të Lezhës. Pista e hetimeve është përqendruar në sagën e hakmarrjes mes familjeve Kaza e Gjini. Aktualisht në familjen Kaza, mbahet në burg Martin Kaza, i cili vuan dënimin për vrasjen e dy vëllezërve Dod dhe Agustin Gjini në 1997-ën.
Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllanë në qendër të Rrëshenit, më 1994.
Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në 29 dhjetor të vitit 2017.
Ai u arrestua teksa fshihej në Londër të Anglisë dhe ende po e vuan dënimin në burg, por kjo nuk e ndali sagën e gjakmarrjes.
Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale.
Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Asokohe mediat raportonin se ngjarja ndodhi mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg në mungesë.
Kaza ishte dënuar për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal. Versus.al
U vra sot para banesës, del FOTO e 57 vjeçarit në Lezhë! Një vit më parë i ekzekutuan vëllain në Belgjikë

Personi që shihni në foto është Pjetër Kaza, 57 vjeçari i cili u gjet i vrarë brenda makinës para oborrit të banesës së tij në fshatin Talë të Lezhës.
Një vit më parë, viktimës i kishin vrarë vëllain Agustin Kaza në Belgjikë. Ndërsa hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes për shkak të një krimi që kishte kryer vëllai tjetër i viktimës, Martin Kaza.
Krimi duket se ka patur referencë një sërë vrasjes të njëpasnjëshme të ndodhura mes fisit Kaza dhe Gjini.
Historiku i vrasjeve
Në vitin 1994 vritet me armë zjarri Ndue Kaza në Lezhë.
Në vitin 1997 Martin Kaza ekzekuton me armë zjarri dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini pasi dyshonte se i kishin vrarë vëllain Ndue Kazën. Martin Kaza u dënua me 22 vite burg në mungesë, ndërsa në 2017-ën u ekstradua nga Britania e Madhe ku fshihej prej 20 vitesh.
Në 2024-ën, në Belgjikë ekzekutohet Agustin Kaza teksa pinte kafe në tarracën e një lokali. Ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në gjoks nga një person i maskuar, i cili ende nuk është kapur nga autoritetet belge. Versus.al
Vrasje me armë zjarri në Lezhë, 57 vjeçari ekzekutohet para oborrit të shtëpisë (EMRI)
Lezhë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Talë ku një 57 vjeçar i identifikuar si Pjetër Kaza është ekzekutuar me armë zjarri.
Viktima sapo kishte mbërritur në oborrin e banesës së tij dhe është qëlluar teksa ishte ende brenda makinës. Një prej pistave të hetimit është ajo e hakmarrjes pasi 1 vit më parë, Pjetër Kazës i kanë vrarë vëllain në Belgjikë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa kanë nisur veprimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit të rëndë. Versus.al







