Çfarë do të gjeni në brendësi
*Këtë të diel në Francë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në të cilat votuesit në të gjithë vendin dhe territore të huaja do të votonin për 501 nga 577 vende në Asamblenë Kombëtare, dhoma e ulët dhe më e rëndësishmja e Parlamentit francez. * Pak para mbylljes së votimeve exit-pollet e gazetës belge ‘La libre’ nxorrën fituese partinë e ekstremit të djathtë Rally National të Marine Le Pen. *Por pas mbylljes së raundit të dytë për momentin rezultati është suprizë pasi po udhëheq e majta e Frontit Popullor. Forca e Macron vjen e dyta, ndërsa Tubimi Kombëtar i Le Pen në të tretin. * Udhëheqësi i La France Insoumise (LFI), një nga pesë partitë në Frontin e Ri Popullor të krahut të majtë, është shprehur para rezultateve paraprake se "një rritje madhështore e mobilizimit qytetar ka zënë vend!" dhe se "populli francez e ka hedhur poshtë skenarin e rastit më të keq". * Udhëheqësi i partisë së Rally Kombëtare të ekstremit të djathtë, Jordan Bardella ka vënë në shënjestër atë që ai e quajti "aleancën e çnderimit" midis Presidentit Emmanuel Macron dhe partisë së ekstremit të majtë. Udhëheqësi i RN pretendoi se Macron dhe kryeministri Gabriel Attal luajtën "lojëra të rrezikshme elektorale" me të majtën ekstreme dhe pretendoi se RN u vu në një "situatë komprometuese".
Nuk përmbahet ekstremi i djathtë, Bardella: Fitoi aleanca e çnderimit të Francës

Udhëheqësi i partisë së Rally Kombëtare të ekstremit të djathtë, Jordan Bardella ka vënë në shënjestër atë që ai e quajti "aleancën e çnderimit" midis Presidentit Emmanuel Macron dhe partisë së ekstremit të majtë.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, Tubimi Kombëtar (RN) parashikohet të humbas më shumë vende sesa pritej ndaj partisë të së majtës socialiste në Francë, Frontit të Ri Popullor dhe partisë së Ansamblit të Macron.
Bardella gjatë një fjalimi pas rezultateve të pjesshme falënderoi popullin francez për të cilët tha se ndihmuan partinë e tij të merrte një numër të paprecedentë votash, përpara se të vinte në shënjestër vendimin e Macron për të thirrur zgjedhje.
Udhëheqësi i RN pretendoi se Macron dhe kryeministri Gabriel Attal luajtën "lojëra të rrezikshme elektorale" me të majtën ekstreme dhe pretendoi se RN u vu në një "situatë komprometuese".
“Ne ishim shumë përpara në raundin e parë dhe me një normë prej 45% në disa zona të Francës,” tha ai.
Një Bardella dukshëm i zhgënjyer akuzoi Macronin se jo vetëm e shtyu "vendin në pasiguri dhe destabilitet", por edhe për refuzimin e "kërkesës për siguri".
Udhëheqësi i aleancës së krahut të majtë: Franca hodhi poshtë skenarin më të keq

Udhëheqësi i La France Insoumise (LFI), një nga pesë partitë në Frontin e Ri Popullor të krahut të majtë, është shprehur para rezultateve paraprake se "një rritje madhështore e mobilizimit qytetar ka zënë vend!" dhe se "populli francez e ka hedhur poshtë skenarin e rastit më të keq".
Jean-Luc Mélenchon, lideri i LFI-së dhe fytyra më e njohur e Frontit të Ri Popullor, doli në skenë menjëherë pas rezultatit të papritur të parashikuar për aleancën e Frontit të Ri Popullor.
"Ky është një lehtësim i madh për shumicën dërrmuese të njerëzve në vendin tonë," u tha ai turmave brohoritëse.
“Këta njerëz u ndjenë tmerrësisht të kërcënuar. Të jeni të sigurt, ata kanë fituar.”
Melenchon nuk i zgjati dorën presidentit Emmanuel Macron-it, përkundrazi u shpreh:
Konfirmohet qartë disfata e Presidentit të Republikës dhe koalicionit të tij. Presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë humbjen e tij./Versus
Suprizë në Francë/ Tronditet Le Pen, e majta e Frontit Popullor ngjitet e para, fillon festa: Të gjithë i urrejnë fashistët

Është mbyllur raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë.
Për momentin ka një rezultat suprizë pasi po udhëheq e majta e Frontit Popullor. Forca e Macron vjen e dyta, ndërsa Tubimi Kombëtar i Le Pen në të tretin
Qindra njerëz shpërthyen në brohoritje në rrugët e Parisit ndërsa u njoftua se Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë (NFP) parashikohej të mundte partinë e ekstremit të djathtë Rally National (RN), shkruan CNN.
Rezultati ishte një surprizë pasi RN mori drejtimin pas raundit të parë të zgjedhjeve.
Qindra njerëz brohorisnin ‘të gjithë i urrejnë fashistët’ teksa mbanin tabela në duar dhe përqafoheshin me njëri tjetrin.
Atmosfera në kampin e Le Pen në Bois de Vincennes në Paris u trondit një orë para mbylljes së qendrave të votimit.
Katër ditë pasi Macron thirri zgjedhjet, një grup partish u bashkuan për të formuar Frontin e Ri Popullor – një koalicion që synonte të ringjallte Frontin Popullor origjinal që bllokoi fashistët nga fitimi i pushtetit në 1936.
Aleanca e madhe dhe potencialisht e ndashme përbëhet nga kandidati tre herë presidencial Jean-Luc Mélenchon, lider i partisë France Unbowed; socialistët; komunistët; ekologët; dhe Place Publique, të kryesuar nga anëtari i njohur i Parlamentit Evropian (PE) Raphaël Glucksmann.
Dalin rezultatet paraprake jo zyrtare për zgjedhjet në Francë

Sot në Francë u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Dhe sipas exit poll-eve të gazetës belge “La Libre”, e para dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve vjen partia e Marine Le Penit, Rally National, e cila vlerësohet të arrijë të mbledhë 200 mandate.
Aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor është në vendin e dytë, me 170 vende, e ndjekur nga aleanca e Ansamblit Macron, e cila duket se ka 140 vende.
Në vendin e katërt janë republikanët e Eric Ciottit me 60 vende.
Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme franceze u raporta se në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte relativisht më e larta që nga viti 1981.
Qendrat e fundit të votimit në qytetet kryesore do të mbyllen në orën 20:00 dhe rezultatet e para zyrtare priten të dalin të dielën vonë.
Emannuel Macron do të takohet me kryeministrin Gabriel Attal dhe liderët e partive të tij të koalicionit qendror, thanë burime pranë presidentit francez , duke konfirmuar raportet e mëparshme të mediave.
Takimi do të zhvillohet një orë e gjysmë para shpalljes së rezultateve të raundit të dytë.
Rreth 30,000 policë do të vendosen në të gjithë Francën për të siguruar që të mos ketë tensione pas përfundimit të votimit.
Dyqanet në qytetet e mëdha janë përgatitur për më të keqen pasi kanë vendosur barrikada në dyer dhe në dritare për të parandaluar dëmtimin nga rebelët.
Edhe pse partia e Marine Le Pen pritet të fitojë shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare, sondazhet e fundit kanë treguar se mund të mos ketë shumicën e plotë./Versus
Franca voton / Beteja finale sot mes Le Pen dhe Macron
Franca mban këtë të diel raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, në të cilat votuesit në të gjithë vendin dhe territoret e huaja do të votojnë për 501 nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare, dhoma e ulët dhe më e rëndësishmja e Parlamentit francez.
76 vendet e mbetura u fituan tashmë në raundin e parë të votimit, raportoi AP.
Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marie Le Pen dhe aleatët e saj kryesojnë pas raundit të parë të zgjedhjeve me rreth 34 përqind të votave. Koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor fitoi 29 përqind të votave dhe koalicioni centrist së bashku, i cili përfshin Partia Rilindja e presidentit francez Emmanuel Macron, zuri vendin e tretë.
Në javën ndërmjet dy raundeve të zgjedhjeve parlamentare, qindra kandidatë të qendrës dhe të majtës u tërhoqën nga gara për të rritur shanset e rivalëve të tyre të moderuar dhe për të parandaluar fitoren e kandidatëve të Frontit.
Sipas rezultateve të sondazheve të opinionit publik, kjo taktikë mund të zvogëlojë shanset e ekstremit të djathtë për të fituar një shumicë absolute.
Megjithatë, partia e Marine Le Pen ka më shumë mbështetje se kurrë më parë dhe vendimi i takon votuesve.
Parashikimet e sondazheve sugjerojnë se Fronti Kombëtar ka të ngjarë të ketë më shumë vende në Asamblenë Kombëtare të ardhshme për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, por ka të ngjarë të mos ketë një shumicë absolute prej 289 vendesh.
Nëse ekstremi i djathtë merr një shumicë absolute, Macron do të emëronte Jordan Bardela, presidentin e Frontit Kombëtar, si kryeministrin e ri të Francës, gjë që do të çonte në “bashkëjetesën” e një presidenti nga një rrymë politike dhe një kryeministër nga një tjetër.
Franca moderne pati tre bashkëjetesa, e fundit me presidentin konservator Zhak Shirak dhe kryeministrin socialist Lionel Jospin nga viti 1997 deri në 2002.
Në rastin e “bashkëjetesës”, kryeministri përgjigjet para Parlamentit, drejton qeverinë dhe nxjerr ligje.
Presidenti është i dobësuar gjatë “bashkëjetesës”, por ka ende kompetenca të caktuara në fushën e politikës së jashtme, çështjeve europiane dhe mbrojtjes dhe është përgjegjës për negocimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Presidenti është gjithashtu komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së vendit dhe mban kodet bërthamore.
Kjo ka të ngjarë të ndalojë premtimet e Macron për reforma të tilla si riformësimi i përfitimeve të papunësisë ose legalizimi i eutanazisë për të sëmurët terminalë.
“Bashkëjetesa” mund të vështirësojë edhe mbajtjen e buxhetit.
Në rast se rezultati i zgjedhjeve është një shumicë relative në parlament (230 mandate parlamentare), fituesi do të duhet të lidhë aleanca që do të mundësojnë miratimin e ligjeve, pra funksionimin e parlamentit.
Nëse partia nuk fiton shumicën, por fiton një numër të madh vendesh, Macron mund të emërojë Bardella-n si kryeministër, megjithëse Fronti Kombëtar mund ta refuzojë këtë nga frika se qeveria e tyre mund të zëvendësohet me një votëbesim.
Ekziston një mundësi tjetër që Macron të zgjedhë një kryeministër nga partitë e qendrës dhe të majtës e të përpiqet të bëjë koalicion me partitë e moderuara.
Nëse asnjë parti nuk ka mbështetje të qartë për të udhëhequr qeverinë, Macron mund të emërojë një qeveri ekspertësh.
Një qeveri e tillë ka të ngjarë të merret me çështjet e përditshme të mbajtjes së Francës të funksionojë pa probleme.
Secila prej këtyre opsioneve kërkon mbështetje parlamentare.
Nëse negociatat politike zvarriten gjatë pushimeve verore dhe Lojërave Olimpike, të cilat zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris, Macron mund të mbajë qeverinë e përkohshme deri në njoftimin e mëtejshëm.
Macron ka një mandat presidencial deri në vitin 2027 dhe ka thënë se nuk do të tërhiqet para përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë bashkëjetesave të mëparshme, mbrojtja dhe politika e jashtme konsideroheshin si domeni informal i presidentit, i cili zakonisht arrinte kompromise me kryeministrin që Franca të fliste me një zë jashtë vendit.
Megjithatë, sot pozicionet e koalicionit të ekstremit të djathtë dhe të majtë në këto zona ndryshojnë ndjeshëm nga qasja e Macron dhe ka të ngjarë të jenë subjekt i tensioneve gjatë një bashkëjetese të mundshme.
Bardella tha se si kryeministër do të ishte kundër dërgimit të trupave franceze në Ukrainë, një mundësi që Macron nuk e përjashtoi.
Ai tha gjithashtu se do të refuzonte dërgesat franceze të raketave me rreze të gjatë.
Rreth 30,000 policë do të vendosen në të gjithë Francën, sot 7 korrik, gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare për të siguruar që të mos ketë trazira dhe garantimin e mbarëvajtjes së procesit.







