BOTA /

VIDEO/ Pas xhamit antiplumb, Trump: Nëse Kamala fiton, Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë patjetër

Pas xhamit antiplumb, Donald Trump  nisi një sulm të ashpër ndaj rivales Kamala Harris në fjalimin e tij të parë të fushatës në natyrë që nga atentati ndaj tij muajin e kaluar.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Pas xhamit antiplumb, Trump: Nëse Kamala fiton, Lufta e Tretë

Pas xhamit antiplumb, Donald Trump  nisi një sulm të ashpër ndaj rivales Kamala Harris në fjalimin e tij të parë të fushatës në natyrë që nga atentati ndaj tij muajin e kaluar.

Manjati republikan, një kandidat për t'u rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë,  zgjodhi të mbajë një fjalim në shtetin kyç të Karolinës së Veriut, pretendoi edhe një herë se zëvendëspresidentja demokrate i përket "të majtës radikale", duke parashikuar se miliona vende pune do të shkatërrohet në rast të fitores së saj.

"Kursimeve tuaja të jetës do t'ju dali  tymi,"  u shpreh manjati i pasurive të paluajtshme, duke vazhduar më tej:

“Në të gjithë botën, kundërshtarët tanë e dinin se nuk mund ta merrnin Amerikën si të mirëqenë kur unë isha kreu i forcave të armatosura.

'Por nëse shoqja Kamala fiton në nëntor, është praktikisht e sigurt se Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë," shtoi ai.

Pasi Kamala Harris zëvendësoi Presidentin Joe Biden për t'u bërë kandidatja demokrate për president në zgjedhjet e 5 nëntorit, fushata e tyre duket se ka marrë një vrull të ri.

Kjo ishte paraqitja e parë publike e Donald Trump në fushatën elektorale që kur ai mbijetoi mrekullisht, duke pësuar vetëm një dëmtim të lehtë në vesh, nga të shtënat me armë zjarri gjatë një fjalimi në Butler, Pensilvani, në mes të korrikut.

Shërbimet sekrete i rekomanduan Trump pas atentatit ndaj tij që  të shmangte fjalimet në publik.

Që atëherë, ai ka mbajtur rreth 10 fjalime me dyer të mbyllura.

Miliarderi po bën paraqitje të njëpasnjëshme në shtetet kryesore këtë javë në një përpjekje për të frenuar momentin e zonjës Harris e cila mori dhe zyrtarisht dhe mbështetjen e Partisë së saj në konventën e demokratëve në Çikago, e cila përfundon sot./Versus.al

 

Poll