
Komenti i fundit i Ronaldo Sharkës ka kthyer dhe njëherë në qendër të vëmëndjes një tjetër përplasje virtuale mes gazetarit dhe Luiz Ejllit.
Këtë të diel, në “Big Brother Fan Club”, gazetari e cilësoi Luizin si “gjysh”, ndërsa Gjesin, konkurrentin në këtë edicion si “nipi”.
‘Luisi me Gjestin si të krahasosh nipin me gjyshin. Luizii ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar 40 vjecc, që rri te lokalet e lagjes, që komenton e bullizon çdo njeri që del përpara, Gjesti është djalë i gjeneratës Z, përfaqëson rininë’ ishte deklarata e gazetarit, deklaratë e cila solli menjëherë reagimin e këngëtarit Ejlli.
Ky i fundit publikoi një video të Ronaldos ku pasi kishte lyer flokët thoshte se donte t’i ngjante këngëtarit. Këtë video, Luizi e shoqëri dhe me një flutur.
Por kjo nuk u la me aq nga gazetari Sharka. Ai postoi një foto të Luizit në Big Brother Vip, mbi të cilën shkruan se këngëtarit i ka ikur fama, dhe këtë famë ia ka marrë pikërisht Gjesti dhe Parashqevi Simaku, emri i të cilës ka qenë kryefjala e mediave përgjatë kohëve të fundit.
“Më mirë batërflaj se sa të fitosh duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme. o 40-vjeçar i papjekur. Mos e ki inatin me mua, unë e kujtoj që kur të ikën fama për poshtë e s'ti dëgjon më njeri ato këngë paçavure që bën nuk re rehat dhe më sheh mua nga divani në Fan Club, por famën s'ta mora unë, ta mori Parashqevia me Gjestin. Siç u harrove nga Ethet e të premtes mbrëma dhe Eurovisioni, u harrove dhe tani, shumë shpejt madje”, ka shkruan Ronaldo./Versus.al








