
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, këtë të shtunë ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama të titulluar “Flasim”, ku foli ndër të tjera edhe për rrugëtimin e tij drejt Italisë me anije.
Albani tregon sesi në mars të vitit 1997 kur ishte vetëm 15 vjeç ishte nisur me një anije të tejmbushur me njerëz, një ditë para se të ndodhte tragjedia e Otrantos.
Në rrëfimin e bërë këngëtari tregon vështirësitë me të cilat ishte hasur gjatë gjithë udhëtimit të tij drejt Italisë.
“Ishte një anije që ishte 3 ditë e mbushur. Një shok i vëllait më tha hajde. I thashë nuk vij pa shokun. Anija ishte 80 veta kapacitet dhe brenda ishin 400 vetë. U prish timoni. I gjithë udhëtimi në det ka qenë anija zig – zag… këtej andej Aty ku hynte me zor 1 kemi hyrë 3.
Unë për pak rashë. Mbaj mënd një djalë që më ka kapur prej xhupit të xhinsit të lehtë. Rrëshkita. Më kapi gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda. Po të kisha rënë nuk do të më kishte parë njeri.
Më pas Guardia di Financa ndaluan me drita. Aty ishte fatale. Sepse ndaluan të na jepnin ushqim dhe të gjithë që ishin brenda në anije dolën jashtë e anija po mbytej. Na hodhen në një anije luftarake ku udhëtuam disa orë të tjera. Gati 20 orë zgjati udhëtimi
Na çuan në një kamp ku kam kujtime sa tragjike e komike. 2 javët e para nuk kam pasur kontakt me familjen. Dikush i kishte thënë: Sa keq e kemi parë Albanin në anije. Pasi anija e Otrantos u mbyt një ditë më pas ne u nisëm një ditë më para”- rrëfeu këngëtari.







