Rreth 250 milionë bletë "morën arratinë" nga një kamion i përmbysur në shtetin e Uashingtonit, SHBA, të premten, duke nxitur paralajmërime nga autoritetet për publikun që të shmangnin tufën e bletëve.
Mjeti, i cili mbante mbi 31 ton koshere bletësh, u përmbys pranë kufirit kanadez.
Imazhet e publikuara nga policia tregojnë një numër të madh bletësh që rrethojnë kamionin e përmbysur.
Autoritetet thanë se vendi i aksidentit do të mbetet i mbyllur "derisa të përfundojë operacioni i shpëtimit".
"Qëllimi është të shpëtojmë sa më shumë bletë të jetë e mundur", tha zyra e sherifit të qarkut menjëherë pas incidentit.
Plani është që bletët të mund të rigjejnë kosheret dhe bletën mbretëreshë, gjë që do të zgjasë 1-2 ditë.







