Prej më shumë se 1 muajsh, Meriton Mjekiqi ka qenë i arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me vëllain e tij Rinorin. Ata ranë në prangat e policisë pasi u përfshiën në një sherr ku dhunuan barbarisht dhe plagosën shtëtasin Egzon Grajqevci.
Sot, më 19 gusht 2025, Meritoni ka njoftuar se Gjykata e Prishtinës ka dhënë vendim duke e liruar nga masa e arrestit.
Përmes një postimi në Instagram Story, ai njoftoi opinionin publik, miqtë dhe familjarët për vendimin e gjykatës.
“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit në të cilën isha mbajtur. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, - ka shkruar ai.







