MAGAZINË /

6000 euro pija më e shtrenjtë, klubi i striptizmit ofron hyrje falas për atletët olimpikë në Paris

Oferta joshëse nuk vlen vetëm për sportistët, siç raportohet nga faqja amerikane, por edhe për trajnerët e tyre, madje edhe gazetarët

Shkruar nga M.H

6000 euro pija më e shtrenjtë, klubi i striptizmit ofron hyrje falas

Një klub striptizmi në Paris fton të gjithë atletët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të vizitojnë vendin e tyre duke ofruar hyrje falas.

Por oferta joshëse nuk vlen vetëm për atletët, siç raportohet nga faqja amerikane TMZ.

Një përfaqësues i stript shop-it komenton:

“Gjatë pranisë së tyre në Lojërat Olimpike në Paris, atletët, trajnerët e tyre dhe madje edhe gazetarët nuk kanë nevojë të paguajnë asgjë për të kaluar pragun tonë. Ata vetëm duhet të tregojnë kartën e tyre të akreditimit”.
Në kushte normale, çmimi i derës në “Sheshin e Fshehtë” është 25 euro për person.

Që klientët zyrtarë të hyjnë falas, duhet të ndiqen disa rregulla, siç shpjegon klubi i striptizimit në faqen e tij të internetit, e cila është e disponueshme në nëntë gjuhë, duke përfshirë arabisht, kinezisht, rusisht dhe spanjisht.

“Për klientët kërkohet veshje e përshtatshme. Çdo kontakt fizik me kërcimtarët është i ndaluar. Përveç kësaj, shkëmbimi i numrave të telefonit, email-eve dhe adresave me kërcimtarët është rreptësisht i ndaluar”.

Sipas faqes amerikane TMZ, konsumi minimal në “Sheshin e Fshehtë “ është 20 euro.

Alkooli si vodka, rumi ose uiski është gjithashtu i disponueshëm në shishe dhe çmimi më i lirë i shisheve është 225 euro, ndërsa pija më e shtrenjtë arrin në vlerën 6000 euro.

Siç sqarojnë drejtuesit e klubit të striptizmit, për argëtimin e klientëve kërcimtarët mbulojnë të gjitha shijet.

Një kërcim “topless” në tavolinën e klientit kushton 35 euro dhe një kërcim privat me balerinën që lëkundet në ritmin e muzikës krejtësisht lakuriq, arrin në 70 euro./ Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: