MAGAZINË /

A e dini se ku bëhet sanduiçi më i mirë në botë? Shikoni si përgatitet

Tombik döner dallohet për përbërësit e tij të thjeshtë, por të shijshëm.

Shkruar nga Versus

A e dini se ku bëhet sanduiçi më i mirë në botë?

Sanduiçi tradicional turk, Tombik döner, ka kryesuar listën e sanduiçëve më të mirë në botë për vitin 2025/26, sipas Taste Atlas.

Me një vlerësim mesatar prej 4.47 nga 5 yje, bazuar në 17,754 vlerësime përdoruesish për 288 sanduiçë të listuar në platformë, Tombik döner u dallua nga të tjerët falë përbërësve të tij të thjeshtë, por të shijshëm.

I njohur edhe si gobit kebab, Tombik döner është një variant i dönerit tradicional, ku copa mishi vendosen brenda pide ekmek, një lloj buke me një sipërfaqe të jashtme krokante dhe një teksturë të butë të brendshme. Në varësi të preferencave, mund të përdoren përbërës të tjerë, si domate, qepë, sallatë jeshile etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll